Djali i Joe Biden ia merr gruan vëllait që vdiq 2 vjet më parë

Vejusha e Beau Biden, djalit të ish­ zv. presidentit amerikan Joe Biden, flitet së është në një lidhje të re dashurie, dy vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.

Periskopi.com Showbiz

Por ajo që ka habitur më shumë është fakti se partneri i ri thuhet se është kunati i saj, vëllai i bashkëshortit, i cili ndërroi jetë në vitin 2015 nga tumori.

Hunter Biden, vëllai i Beau, u divorcua nga bashkëshortja vetëm pak muaj pas vdekjes së tij, por ndarja nuk u bë asnjëherë publike deri më tani. Ai tashmë është lidhur me gruan e të vëllait, 43 ­vjeçaren Hallie Biden.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se Joe dhe Jill janë shprehur tepër të kënaqur dhe mbështetës për lidhjen e tyre.

“Ne të gjithë jemi me fat që Hunter dhe Hallie më në fund gjetën njëri­tjetrin dhe bashkuan jetët e tyre pas gjithë asaj dhimbjeje. Ata kanë mbështetjen time të plotë dhe të Jill, dhe jemi vërtetë të lumtur për ta”, u shpreh Joe Biden./ Lajmi.net

A e dini pse vellot e nuseve janë të bardha

Tradita se çfarë dhe si duhet të vishet nusja në ditën e saj të martesës ndryshon vazhdimisht, mirëpo ngjyra asnjëherë

Periskopi.com Lajme

Zakonisht velloja është e bardhë mirëpo le ta kemi një vështrim pse duhet të jetë kjo ngjyrë e jo ngjyra e gjelbër, e kuqe apo çfarë do ngjyre tjetër?!

Themi “zakonisht vellot janë të bardha” sepse nuk duhet të harruar se te kulturat e popujve të ndryshëm e bardha shpesh simbolizon vdekje, shkruan rtv21.tv.

Nejse, kthehemi te historia e vellos së bardhë. Gjatë një ceremonie martese, nusja e veshur më të bardhë simbolizon pastërtinë e shpirtit dhe jo vetëm kaq.

Rituali për një fustan të bardhë në dasmë ka ardhur nga pallatet e princave dhe u përhap ngadalë në fillim të shekullit XIX. Në fillim të vitit 1920 fustani i bardhë ka përfaqësuar klasën borxheze-kishtare, nusja me fustan të bardhë simbolizonte virgjërinë dhe pajtimin e prindërve për martesën e saj.

Mirëpo, ekzistojnë edhe disa mite rreth ngjyrave të fustaneve gjatë ceremonisë martesore, mendohet se fustani i bardhë tregon se nusja ka bërë zgjedhjen e duhur,  i ziu tregon se dëshiron të kthehet prapa, për paradoks te disa kultura ekziston miti se fustani i kuq tregon se nusja e dëshiron veten të vdekur.

Megjithatë, miti mbetet mit, vazhdimisht po ndryshojnë trendet e modës kështu që nusja mund ta ketë vellon edhe me ngjyrë tjetër e jo vetëm të bardhë. /21Media

Nusja pëson keq teksa bënte fotografi

Periskopi.com Video