seferi

Nuri Seferi nuk e priste humbjen, jep një premtim

Periskopi.com Sporti

Nuri Seferi përmes një postimi në Facebook ka folur rreth meçit të tij të fundit kundër Firat Arslan, të cilin e humbi me vendim unanim të gjyqtarëve.

Seferi është shprehur se nuk e kishte pritur atë vendim të gjyqtarëve, pasi sipas tij kjo ishte një nga meçet më të mira të tij në këto vitet e fundit, transmeton Koha.net.

“Miq të dashur, ndeshja ime kundër Firat Arslan përfundoi, por jo në mënyrën që dëshironim të gjithë. Pa marr parasysh se zhvillova ndoshta ndeshjen më të mirë të viteteve të fundit, gjyqtarët nuk menduan njëjt sikur unë dhe dhanë një vendim që nuk e prisja në fund të ndeshjes”, ka thënë Seferi.

Ai më tutje ka falënderuar fansat për përkrahjen duke thënë se ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi është në një formë të mirë fizike.

“Dëshiroj t’iu falënderoj të gjithë juve që më mbështetët gjatë gjithë ndeshjes dhe vazhdoni të më jepni zemër me shumë komente pozitive. Ende nuk ka përfunduar asgjë, dhe unë për fat shumë të mirë ndjehem mirë fizikisht dhe mendoj që kam edhe shumëçka që t’i jap kombit tim dhe fansave të mi. I lartësuar qoftë gjithmonë kombi im i lashtë, djersa dhe mundi im i qofshin falë atdheut”, ka përfunduar Nuriu.