14625514_10154716531167340_1498017130_n

68 për qind e grave të Kosovës kanë përjetuar dhunë në familje

Gratë e Kosovës kanë marshuar sot në rrugët e Prishtinës për të shprehur kundërshtimet për dhunën ndaj grave. Ky marsh është zhvilluar në Ditën e Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Periskopi.com Lajme

Marshi me moton “Nuk ka arsyetim” është përmbyllur me vendosjen e broshurave me citime me dhunën ndaj grave nëpër rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit.
Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave tha se 68 për qind të grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje dhe mbi 64 për qind e tyre kanë përjetuar ngacmim seksual.

“Gratë janë në 68 për qind të rasteve kanë përjetuar dhunë në familje të gjitha gratë në Kosovë ndërsa të njëjtat shifra janë edhe për ngacmimin seksual, janë mbi 64 për qind të grave dhe vajzave që kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre në të gjitha sferat e jetës, coftë në punë, në rrugë, në shkollë, universitete e kështu më radhë”, citon kp të ketë thënë tha Berisha.
Ajo më tej shtoi se kanë organizuar këtë marsh protestues për të bërë thirrje që të luftohet dhuna në baza gjinore.

Iliriana Bajnca, aktiviste, tha se arsyeja që ka vendosur që të dalë sot dhe të marshojë kundër dhunës është për të tërhequr vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe të tërhiqet vëmendja e institucioneve që të ndërmarrin hapa kundër kësaj dukurie.

“Sot kemi dalë me tërheqë pak vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, se prej hulumtimit të Rrjetit të Grupeve të Grave ka dalë që më shumë se 60 për qind të grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë brenda familjes gjatë jetës së tyre dhe dëshirojmë të tërheqim vëmendje dhe dëshirojmë të kërkojmë prej institucioneve me ndërmarrë hapa më të fortë, më të fuqishme kundër kësaj dukurie”, tha ajo.

Në këtë marsh pjesëmarrësve iu shpërndanë letra në të cilat kishte citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku këto ishin marrë nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime u vendosen në rrethojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në formë instilacioni, ku sipas RrGGK-së ky instilacion për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

14625514_10154716531167340_1498017130_n

RrGGK nesër organizon marshin “Nuk ka arsyetim” kundër dhunës në baza gjinore

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes një komunikate bën të ditur se nesër në Prishtinë do të mbaj një marsh me moton “Nuk ka arsyetim” kundër dhunës në baza gjinore.

Periskopi.com Lajme

Më 25 nëntor 2016, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41% e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në famlije, ndërsa 68% kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 % e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin “Nuk Ka Arsyetim!”. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do të ju shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë. Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, gra dhe burra, të marshojmë kundër çdo forme të dhunës ndaj grave dhe t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë në Kosovë që së bashku mund ta ndalim dhunën ndaj grave!