murray1

Murray mposhti Djokovicin

Andi Murray ka përfunduar sezonin e tij fantastik duke mundur Novak Djokovic në finalen e Barclays ATP World Tour dhe për herë të parë ka për ta përfunduar vitin në krye të renditjes së përgjithshme.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja midis dy peshave të rënda në “O2 Arena” përfundoi pas 103 minutave teksa Murray mundi kundërshtarin e tij me 6-3 dhe 6-4. Skocezi kishte humbur 13 nga 15 ndeshjet e tija me serbin që prej finales së 2013 në “Ëimbledon”, duke përfshirë finalen e French Open në qershor, shkruan Telesporti.al

Por që nga ai moment Murray është përmirësuar ndjeshëm duke i marrë vendin e parë Djokovic, i cili ka pranuar se i mungonte fokusi dhe motivimi. Të dy lojtarët dukeshin si lojtarë të tjerë në mbrëmjen e së dielës teksa skocezi siguroi një tjetër arritje të madhe.

Murray tashmë ka kompletuar një tripletë titujsh në Londër këtë vit – Queens Club, Ëimbledon dhe tani këtu. Një arritje e madhe, që sugjeron se tenisti britanik do të kurorëzohet me titullin “Sir” shumë shpejtë.