Dhurata Hoxha dhe Per Strand Sjaastand

Norvegjia e gatshme të mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, sot, ka takuar, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand. Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Periskopi.com Lajme

Kosova dhe Norvegjia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie mund të thellohen edhe në Drejtësi, në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Norvegjinë duke e ngritur atë në nivel të marrëveshjeve dypalëshe për drejtësinë, që do të ishte në interes të qytetarëve dhe dy shteteve tona”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha duke vënë në pah përkushtimin për sundimin dhe zbatimin e ligjit.

Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrah angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke ofruar mbështetje në këto procese veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Per Strand Sjaastad

Ambasadori i ri norvegjez: Dialogu Kosovë-Serbi kontribut drejt stabilitet rajonal

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Norvegjisë për Kosovë, Per Strand Sjaastad ,të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në postin e ri, duke shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për të thelluar edhe më shumë këtë bashkëpunim në të ardhmen në të gjitha sferat e rëndësishme për të dyja vendet, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Tahiri tha se Norvegjia është mbështetëse e madhe e Kosovës jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të aspiratës së Kosovës për integrime euroatlantike. Jemi të bindur në vazhdimin e përkrahjes së vendit tuaj në forcimin e shtetit të Kosovës.

Në vazhdim ministrja Tahiri foli për rrjedhat e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke theksuar se Kosova vazhdon angazhimin e saj në këtë dialog si një proces që po i ndihmon Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, fuqizon paqen në rajon si dhe po shtrijmë çdo ditë e më shumë sovranitetin shtetëror edhe në pjesën veriore të vendit duke shuar  strukturat paralele dhe integruar komunitetin serb të asaj pjese.

Ajo vuri në dukje se kjo fazë e dialogut është e shoqëruar me tensione të krijuara nga Serbia e cila ka provokuar rëndë me rastin e arrestimit të zyrtarit të lartë të policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, si dhe duke sabotuar marrëveshjen për kodin telefonik.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Sjaastad shprehu kënaqësinë që është në krye të Ambasadës Norvegjeze dhe që do të ketë mundësi të angazhohet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, ndërkaq siguroi se përkrahja e Qeverisë norvegjeze do të jetë e vazhdueshme në forcimin e shtetit të Kosovës, përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe në  rrugën e integrimit të Kosovës në BE. Ai foli edhe për rolin e Kosovës në dialogun e Brukselit duke vlerësuar në këtë rast edhe punën e madhe që po bënë Qeveria e Kosovës dhe ministrja Tahiri si kryenegociatore e këtij procesi gjithë këto vite.

Ambasadori Sjaastad po ashtu ka thënë se Norvegjia është partnere e rëndësishme e Kosovës, Norvegjia ka pasur një prani të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor që nga vitet e ’90-ta.

“Si Ambasador i Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri, unë do të punojë shumë për të ruajtur dhe për të forcuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona edhe më tej. Ne jemi të angazhuar për të mbështetur stabilitetin rajonal, normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe zhvillimin ekonomik, dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta në integrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike”, deklaroi ambasadori Sjaastad.

Njëkohësisht ai shtoi se shteti i tij përkrah dialogun e Brukselit si një kontribut drejt fqinjësisë së mirë dhe stabilitet rajonal dhe vlerësoi se zbatimi i marrëveshjeve të këtij procesi  kanë rëndësi qenësore.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin si dhe për të qenë në kontakt të përhershëm për gjitha proceset që po kalon Republika e Kosovës./ Periskopi

Ferexhe

Norvegjia planifikon ndalimin e ferexhes nëpër shkolla

Qeveria e krahut të djathtë të Norvegjisë ka njoftuar se ka në plan të ndalojë veshjen islamike, ferexhen, nëpër shkolla dhe në universitet.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Arsimit, Torbjorn Roe Isaksen, tha se qeveria është duke planifikuar të ‘që me rregulla kombëtare të ndalojë veshjen ferexhe nëpër objekte shkollore’, transmeton koalb.com.

Por çështja ka hapur debat mes partive politike, një vit para se vendi të shkojë në zgjedhjet parlamentare. Disa parti politike, si dhe partia kryesore opozitare e kanë mbështetur propozimin për ndalimin e ferexhes nëpër shkolla.

veton-valon berisha

Vëllezërit Berisha nuk luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Dy vëllezërit shqiptar nga Kosova të cilët luajnë për Norvegjinë, Valon e Veton Berisha nuk do të paraqiten për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Lajmi është konfirmuar nga përzgjedhësi i Norvegjisë, Mathias Hogmo, i cili sqaron se dyshja në fjalë do të vazhdojë të luajë për këtë kombëtare.

““Ata kanë vendosur. Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë”, ka deklaruar Hogmo.

Ditë më parë, Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala kanë konfirmuar se do të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës. /Periskopi.com