Mustafa dhe norvegjezi

Mustafa: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Periskopi.com Lajme

Mustafa e njoftoi ambasadorin Sjaastad për të arriturat në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e avancim të proceseve tjera.

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë për popullin dhe shtetin e Kosovës, në shumë drejtime.

Mustafa, gjithashtu, theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Norvegjinë, si një partner i rëndësishëm i Kosovës.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./ Periskopi