eress-1

Era Istrefi fituese e European Border Breaker Awards

Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim europian muzikor për artistët e rinj. Lajmi u bë surprizë në Top Albania Radio, ku këngëtares iu njoftua live.

Periskopi.com Limonada

E lindur në Prishtinë këngëtarja debtuoi në 2013 me këngën e saj “Mani per money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyrë në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony,

Më herët fitues të EBBA u lançuan edhe Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin airplay, shitjesh, performancat live në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

nora-istrefi-650x358_1474293313-7118481

Nora Istrefi zvogëlon gjoksin? (Foto)

Shumë sy nga publiku, në çdo dalje të saj në skenë, janë ndalur pikërisht tek gjoksi i saj i bëshëm dhe tek të pasmet, që edhe i ekspozonte pa hezitim.

Periskopi.com Limonada

Para dhjetë vitesh, Nora cilësohej me epitete si “sex bomba”, “shpërthyese”, “joshëse”, “e nxehtë”, etj.

Në të vërtet, edhe sot duket për mrekulli, ndonëse me shumë më pak kilogram në trupin e saj.

Ajo që bien në sy së fundi është gjoksi më i vogël i këngëtares. A thua e ka zvogëluar siç ka bërë kolegia e saj, Çiljeta?/Kosovarja/

nora2

Çka iu ka ndodhur buzëve të Nora Istrefit? (Foto)

Nora Istrefi duket se nuk po gjen rehat me flokët e saj. Pas hitit “Sa t’kom dasht”, këngëtarja seksi u bë bionde, por nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u kthye në identitet duke u bërë bru

Periskopi.com Limonada

Por në rrjetet sociale janë duke qarkulluar disa foto të reja të këngëtares nga Prishtina, ku ajo shfaqet përsëri bionde. Nuk e dimë nëse Nora është transformuar për shkak të ndonjë klipi të ri apo se kjo është ngjyra e saj e preferuar, por që i shkojnë shumë flokët platin kjo është pak, por e sigurt.

nora1

Zbulohet arsyeja e ndryshimit drastik të Nora Istrefit brenda javës

Nora Istrefi po shfaqet krejtësisht ndryshe javën e fundit në Instagram. Më parë ajo postonte rrallë në rrjetet sociale, gjithmonë fotografi nga prapaskenat e koncerteve.

Periskopi.com Limonada

Ajo i kushton përherë shumë rëndësi stilit në videoklipet dhe daljet publike por tani, ka vendosur që të mos e kufizojë shijen e saj për veshjen vetëm në shfaqjet si këngëtare.

Me mbështetjen e stilistit Valdrin Sahiti, Sellmës dhe syrin e fotografit Artan Korenica, Nora Istrefi vendosi të kthehet në një blogere. Përveçse këngëtare, ajo është tani blogerja më e re e modës në Shqipëri.

Me një look më trasgresiv, make up-in perfekt dhe kombinimet e duhura, Nora është gati të frymëzojë me stilin e saj.

EraIstrefi-1200x630

Era Istrefi blen veturë luksoze (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi po shijon sukseset e saj.

Periskopi.com Limonada

Sigurisht edhe të ardhurat që ajo merrë tani kapin shifra më të mëdha. Kujtojmë se Era ka nënshkruar kontratë gjigante me Sony Music.

Në një foto që ka postuar në Snapchat, Era tregon se i ka bërë vetes një dhuratë shumë të bukur. Fjala është për një veturë luksoze të markës Range Rover.

Sigurisht pas gjithë kësaj pune e angazhimi, këngëtarja e ka merituar këtë veturë të cilës i është gëzuar tej mase. /Telegrafi/

era-istr