city a

Futbollisti milioner, nëna i jeton në varfëri (Foto)

Futbollisit spanjoll, Nolito, edhe pse fiton 112 mijë euro në javë, e ka lënë të jetojë rrugëve nënë e tij.

Periskopi.com Sporti

Anësori i Manchester City nuk ka raporte të mira me nënë e tij, Rocio Agudo Duran, pas mos pajtimëve të tyre.

29-vjeçari thuhet se i ka kërkuar nënës së tij që të kërkojë lëmoshë për të mbijetuar, raporton The Mirror.

Rocio ka thënë se po përpiqet ta rindërtojë jetën e saj me fëmijët binjakë gjashtëvjeçarë, Candela dhe Jesus, pasi me vite të tëra kishte qenë e varur nga heroina, kishte qëndruar në burg dhe ishte marrë me prostitucion.

“Nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje. Dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh”, e ka cituar ajo t’i ketë thënë djali i saj.

Nolito, emri i vlertët i të cilit është Manuel Agudo Duran, është rritur nga gjyshërit e tij. Ai ia kishte paguar qiranë nënës së tij për një kohë, ndërsa qëkur nuk po ia paguan, Rocio po jeton në një objekt të braktisur në Sanlucar de Barrameda, në jug të Spanjës.

“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Ligës Premier nuk jeton si unë. Hyra në shtëpinë ku jam tash në tetorin e kaluar, pasi Nolito ndaloi të ma paguante qiranë…”.

“Por, jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”, ka thënë ajo.

Nolito është transferuar këtë verë në fubtollin anglez tek gjigandi Manchester City nga Celta Vigo. /Periskopi.com

eeee

nolito-manchester-city-everton-premier-league-151016_1i0fx996k5n4q1m3ue212i6voc

Dikur paguhej 30 euro, kurse tash futbollisti fiton mbi 13 milionë funte

Sulmuesi i Manchester Cityt, Nolito, dikur paguhej vetëm 30 euro në javë, kur ishte fëmijë.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, tashmë ai ka një pagë tejet të lartë te ‘qytetarët’.

Spanjolli paguhet hiç më pak se 13.8 milionë funte në sezon te ‘pasanikët’ e Premier Ligës.

Në të kaluarën, Nolito ka qenë pjesë e skuadrës së Barcelonës dhe Celta Vigos, mirëpo atje ka pasur pagë shumë më të ulët dhe të pakrahasueshme me atë të sotmen. /Periskopi.com

nolito-manchester-city-everton-premier-league-151016_1i0fx996k5n4q1m3ue212i6voc

Nolito i frikësohet Barcelonës

Ish lojtari i Barcelonës, Nolito, ka folur para ndeshjës me Barcelonën.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi spanjoll tashmë anëtar i Manchester City ka folur për takimin kundër ish skuadrës së tij dhe se do të mundohet të shënoj gol.

Nolito tha “Manchester City do të respektojë por nuk do të frikësohet nga Barcelona të mërkuren mbrëma”.

Barcelona pret Manchester City në ndeshjën për fazën e grupeve të Champions League.

30 vjeçari është transferuar këtë sezon në Etihad Stadium nga Celta Vigo. /Periskopi.com