Traian Basescu

Ish-presidenti rumun tregon se çka kërkoi Amerika prej tij, në lidhje me Kosovën

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu ka thënë se e vetmja kërkesë që Ambasada Amerikane në Rumani ia kishte bërë atij për 10 vite si president, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në një debat televiziv në Rumani, ish-presidenti i Rumanisë nga viti 2004 deri më 2014, ka debatuar me deputetin e Parlamentit të Rumanisë, Sebastian Ghita, rreth shërrbimeve sekrete në Rumani.

Ai ka rrëfyer se gjatë kohës sa ai ishte president i shtetit, Ambasada Amerikane nuk ishte përzier në punët e shtetit rumun, derisa ka rrëfyer se e vetmja kërkesë që SHBA kishte, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Secili shtet ka një sistem që nuk ndryshon, politikanët nuk mund ta ndryshojnë sistemin. Unë isha president për 10 vjet dhe Ambasadori amerikan kurrë nuk erdhi të më pyes për çështje të caktuara. E vetmja kërkesë ishte njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Basescu, shkruajnë mediet rumune.

Më tej, ish-presidenti rumun ka treguar se cila ishte arsyeja që presidenca e tij nuk e njohu kurrë pavarësinë e Kosovës.

“I thash se për sa kohë që ne kemi probleme me Moldavinë, nuk mund ta pranojmë Kosovën”, ka thënë Traian Basescu.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com

Vietnam /  ILUSTRIM

Vietnami rreshtohet me Serbinë, nuk ka njohje për Kosovën

Zëvendësministri i Jashtëm i Vietnamit, Ha Kim Ngoc Nam ka konfirmuar sot qëndrimin parimor të vendit të tij në mos njohjen e pavarësinë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ky qëndrim erdhi pas takimit të zëvendësministri të jashtëm të Vietnamit me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili edhe e ka konfirmuar qëndrimin e Vietnamit, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

Ata gjatë takimit u zotuan për përmirësim të bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik mes vendeve.

 

 

Enver Hoxhaj ne Madagaskar

Hoxhaj i ka dorëzuar Madagaskarit edhe kërkesën zyrtare për njohje

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministren e Jashtme të Madagaskarit, Beatrice Atalla, në kuadër të Samitit të Frankofonisë që po mbahet në Madagaskar.

Hoxhaj e ka falënderuar homologen për ftesën si vend nikoqir i Samitit të Frankofonisë, ndërsa ka biseduar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Me këtë rast Hoxhaj i ka dorëzuar ministres Atalla edhe kërkesën zyrtare për njohje.

Pas takimit, Hoxhaj deklaroi se pret mbështetjen e Madagaskarit për Kosovën dhe se është i interesuar për bashkëpunim ndërshtetëror si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

“Në ditën e parë të Samitit të Frankofonisë kam takuar 12 shtete të ndryshme, shumica e tyre vende jo njohëse dhe qëllimi kryesor ka qenë që ta bëj kërkesën zyrtare për njohje të Kosovës, si dhe t’u ofroj argumente të fuqishme se pse këto vende duhet ta njohin Republikën e Kosovës. Këto vende shtrihen në Afrikë, në Azi dhe në pjesë të tjera të botës dhe shpresoj shumë që në një të ardhme të afërt do të kemi lajme të mira sa i takon njohjes së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa ministrja Atalla e ka falënderuar Hoxhajn për vizitën si dhe dorëzimin e kërkesës për njohje nga ana e Kosovës.

“Si ministre e Punëve të Jashtme e Madagaskarit, dhe si presidente e konferencës ministrore frankofone, së pari dëshiroj të falënderoj ministrin dhe delegacionin e Kosovës për ardhjen e tyre në Madagaskar, dhe para se gjithash për dorëzimin e kërkesës në mënyrë që pavarësia e Kosovës të njihet nga Madagaskari” ka thënë Atalla.

Në agjendën intensive të Samitit, Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me homologët dhe udhëheqësit e delegacioneve nga Burkina Faso, Benini, Luksemburgu, Gaboni dhe Comoros.

Paradite Hoxhaj ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të Frankofonisë, si dhe ministrat e jashtëm të Belgjikës, Xhibutit dhe Burundit./ Periskopi

Enver Hoxhaj m5 unnamed-2 m2 m4

Serbia

‘Bllokada ekonomike do e detyronte Serbinë që ta njoh Kosovën’ (Video)

Një bllokadë ekonomike mund ta gjunjëzojë Serbin, bile edhe do të mund ta qonte në njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kosova edhe pse është anëtare e barabartë me vendet e tjera në marrëveshjet e nënshkruara tregtare si CEFTA dhe MSA, ajo ende nuk di të shfrytëzoj të drejtat e saj.

Edhe pse këtë vit ka filluar së implementuari Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk është parë  ndonjë rritje e  eksportit .Duke qenë se importi vazhdon të rritet.

Edhe pse Kosova është anëtare e CEFTA-s ashtu si edhe Serbia , kjo e fundit sa herë që i është dhënë rasti ka mohuar të drejtat e shtetit të Kosovës për lëvizje të lirë të mallrave, bile shpesh edhe duke mohuar shtetësinë e saj.

Sipas Musa Limanit, ekspert i çështjeve ekonomike,   Kosova përmes një bllokade ekonomike mund ta gjunjëzoj Serbinë, bile një gjë e tillë do të mund ta detyronte atë edhe ta njoh shtetësinë e Kosovës.

Ipeshkvia e Kosoves

Ipeshkvia pret njohjen nga Vatikani dhe vizitën e Papës në Prishtinë

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren, Don Shan Zefi ka folur për gazetarë spanjollë, të cilëve u ka thënë se beson fuqishëm në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Periskopi.com Lajme

Shan Zefi ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë për vizitën e Papa Frençesko vitin e ardhshëm, kur do të kanonizohet katedralja “Nënë Tereza”, në përvjetorin e parë të shenjtërimit të Nënës Terezë, transmeton Koha.net.

“Ne presim njohje të shpejtë nga ana e Vatikanit”, ka thënë Zefi, teksa ka shtuar se janë në pritje të konfirmimit zyrtar të vizitës së Papës.

Njëjtë edhe ministri Enver Hoxhaj për gazetarët spanjollë ka thënë se Kosova është e interesuar që të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe të shkëmbejë ambasadorët me Selinë e Shenjtë.

“Po i shpërfaq pritjet tona, se sa e rëndësishme do të ishte për identitetin tonë vizita e Papës në Kosovë”, ka thënë kryediplomati kosovar, teksa ka shtuar se “për ne është Selia e Shenjtë është më shumë e rëndësishme se sa për vendet tjera të Ballkanit, pasi ka ndihmuar kosovarët përgjatë historisë, në shekuj në ndryshëm”, shtoi ai.

Me tej gazetarëve u është thënë se qytetarët e Kosovës janë të impresionuar me Papën e ri dhe karizmin e tij, duke ritheksuar rëndësinë e vizitës së tij në Kosovë, që mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Edita Tahiri

Tahiri ia kujton Serbisë se pa njohjen e Kosovës s’ka fqinjësi të mirë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Serbia e din mirë se pa njohur pavarësinë e Kosovës nuk mund ta përmbushë kushtin për fqinjësi të mirë.

Periskopi.com Lajme

“Bashkimi Evropian bën vlerësimin e gjendjes, për problemet që ka krijuar Serbia. Po ashtu është edhe më e gjerë kërkesa në kapitullin 35 që t’i normalizojë marrëdhëniet me fqinjësore me Kosovë. E ky kapitull përfundon me njohjen reciproke të të dyja shteteve. Raporti që kemi bërë ne ka qenë objektiv dhe BE i ka bërë analizat e veta”.

Tahiri ka deklaruar kështu derisa në një lidhje telefonike në Info Magazine në Klan Kosova ka folur për deklaratën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se është e palejueshme që raporti  i Edita Tahirit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është futur në kornizën e bisedimeve për kapitullin 35.

Sipas Tahirit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në krizë.

“Ka disa tensione pas arrestimit të zyrtarit të Policisë, Nehat Thaçi. Dialogu teknik vazhdon. Këtë javë do të kemi takime, ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen”.