A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

Periskopi.com Lajme

Lidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo – sikurse supozohet shpesh – në Afrikë. Këtë ide prezantoi  në revistën “PLoS One” një ekip studiesish nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP) në Tybingen (Tübingen). Po ashtu ky hap evolucioni mund të ketë ndodhur disa qindra mijëra vjet më parë se sa mendohej deri tani.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme shqyrtoi dy të vetmet mbetje nga hominidi “Graecopithecus freybergi”, i cili prej shkencëtarëve quhet me humor “El greko”. Ndër hominidët bëjnë pjesë njeriu dhe të afërmit e tij të zhdukur si dhe majmunët. Fjala është për dy fosile, një nofullë e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i gjetur në Bullgari.

Rrënja e dhëmbëve si tregues

Sipas studiuesve Graecopithecus është një specie paranjerëzore deri tani e panjohur. Tregues për këtë janë rrënjët e dhëmbëve. Specie të tilla paranjerëzore deri tani njiheshin vetëm nga Afrika dhe Saharaja jugore.

Nga analizat e fosileve studjuesit mendojnë se nofulla e poshtme është rreth 7,175 milionë vjeçare kurse dhëmbi 7,24 vjeçar. Pra këto fosile janë edhe më të vjetra se Sahelanthropusi, specia me e vjetër e gjetur në Afrikë që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeçare.

Afrika Lindore apo Evropa?

Nisur prej këtyre fosileve shkencëtarët mendojnë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorikë dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej deri sot dhe me sa duket jo në Afrikë për në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme mendon se njerëzit prehistorikë duhet të kenë lindur jo në Afrikë, por në Iran, Irak apo Liban. Si shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni duhet të kenë qenë ndryshimet e forta klimatike.

Bashkë me fosilet e Graecopithecusit studiuesit gjetën edhe fosile të paraardhësve të gjirafave, gazelave, rinocerontëve apo antilopave të sotme. Po ashtu u gjetën edhe gjurmë rëre dhe sedimente që duhet të jenë përhapur nga shkretëtirat deri në brigjet veriore të Detit Mesdhe.

Shumë, shumë të panjohura

Studiuesit thonë se ata nuk mund ta dinë ende me saktësi se ç’pamje mund të ketë pasur paranjeriu Graecopithecus dhe nëse ai ecte në pozicion me trup të drejtë. Në bazë të madhësisë së nofullës supozohet se El Graeco peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër. /DW

9 vendet më të ftohta në botë, aty ku njeriu mbijeton në -69.8 gradë celcius

Njeriu është i aftë të jetojë dhe të përshtatet në klima të ndryshme deri në ato më ekstremet dhe ky fakt dëshmohet me mbijetesën e tyre, që disa mijëra vjet, madje dhe në kushtet më ekstreme klimatike që kanë mbizotëruar dhe mbizotërojnë në Tokë.

Periskopi.com Lajme

Në vijim ju paraqesim nëntë vendet më të ftohta të populluara në planetin tonë.

  1. Roros, Norvegji

Qyteti i minatorëve Roros, në Norvegji, njihet për klimë polare dhe dimra të ftoftë, ku temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius. Gjatë sezonit dimëror, në fshatrat e kësaj zone, siç është Karasjok, temperatura konstante shkon rreth -40 °C.

  1. Dras, Indi

India njihet si vend shumë i nxehtë me klimë tropikale, mirëpo rajoni Kargil, me saktësisht qyteti Dras, është një vend tejet i ftohtë. Për shkak të lartësisë mbidetare dhe pozitës gjeografike, gjatë dimrit temperatura më e ‘butë’ në Dras është -22 gradë Celsius, ndërsa rekordi i shënuar -50 °C.

  1. Lapland, Finlandë

Lapland është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Në Kittila, Lapland, në vitin 1999 ishte regjistruar teperatura prej -51.5 gradë Celsius.Në këtë zonë rekreative jetojnë mbi 6.000 banorë.

  1. Vuoggatjalme, Suedi

Pjesa dërmuese e Suedisë ka një temperaturë mesatare, në pjesët veriore të saj variojnë temperaturat ekstremisht të ftofta. Temperatura më e ultë që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë Celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.

  1. Riverside, Wyoming, SHBA

Riverside është një prej vendeve më të ftohta të banuara në pjesën kontinentale të SHBA-ve, ku në vitin 1933 ishte regjistruar temperatura -54.4 gradë Celsius. Kjo zonë është pak e banuar, në fakt aty jetojnë 52 banorë të patrembur.

  1. Alaska, SHBA

Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA dhe në botë, ku në vitin 1971 temperatura kishte zbritur në -62 gradë Celsius. Në këtë vend jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.

  1. Snag, Yukon, Kanada

Kanadaja shtrihet deri në Arktik dhe nuk është për tu befasuar se ky vend ka ndër klimat më të ashpra në botë. Sipas të dhënave meteorologjike, vendi më i ftoftë i banuar në Kanada është Snag, në Yukon, ku në vitin 1947 temperatura kishte zbritur në -63 gradë Celsius.

  1. Grenlanda

Grenlanda ka klimë arktike, ndërsa temperaturat aty nuk kalojnë +10 gradë Celsius madje as në ditët më të ngrohta të verës. Në vitin 1954, në këtë vend-ishull, është regjistruar temperatura ekstreme -66.1 gradë Celsius.

  1. Verkhoyansk, Rusi

Verkhoyansk, në Rusi, që gjendet afër rrethit arktik, është një prej vendeve më të ftofta në botë bashkë me Oymyakon, po ashtu në Rusi. Në vitin 1892, këtu ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë Celsius. Në këtë rajon në shekullin 20-të dërgoheshin të jetonin të përndjekurit politik. (BalkanWeb)

Njeriu që shoqërohet me gjarpërinj

Periskopi.com Video