Kreu i kompanisë Apple, për klikime dhe lajmet e rrejshme: Truri i njerëzve po shkatërrohet!

Tim Cook, kreu i kompanisë Apple, u kërkoi sot ndërmarrjeve të sektorit teknologjik për të krijuar mënyra të reja për të luftuar kundër informacioneve të rreme që parashikojnë të mashtrojnë lexuesit.

Periskopi.com Tech/Auto

“Ne, ndërmarrjet teknologjike, duhet të krijojmë mjete për të ndihmuar në reduktimin e informacioneve të rreme”, deklaroi drejtuesi i gjigantit amerikan të teknologjisë duke shpjeguar se kjo duhet të bëhet pa cenuar lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit.

“Ne po kalojmë një periudhë në të cilën, fatkeqësisht, ata që kanë sukses janë ata që punojnë për të marrë sa më shumë klikime të mundshme, jo ata që provojnë të transmetojnë të vërtetën. Kjo shkatërron trurin e njerëzve”, theksoi Tim Cook, CEO në Apple.

Ai nuk përmendi se cilat mund të jenë këto instrumente, por kërkoi një fushatë më të gjerë të ndërmarrë veçanërisht në shkolla.

Dy qytetarë të Suharekës bllokohen në Bjeshkët e Mushtishtit

Dy qytetarë rreth moshës 27 vjeç, janë bllokuar që nga dita e djeshme në Bjeshkët e Mushtishtit, dhe nga të reshurat e mëdha të borës, kanë mbetur atje në pritje të ndihmës nga organet kompetente.

Periskopi.com Lajme

TherandaPost ka kontaktuar me komandantin e Policisë në Suharekë, Milazim Lumi, i cili sqaroi se policia ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjet e tyre që nga dje.

Sipas tij, ata kanë pasur ngrohje dhe sot një grup i qytetarëve vullnetarë dhe familjet e tyre janë nisur nga ora 14:00 në drejtim të Bjeshkëve të Mushtishtit, derisa policia është vazhdimisht në kontakt me ta nga Stacioni Policor në Mushtisht.

Grupi është duke shkuar në drejtim të Gradacës, për t’u takuar me të ngujuarit atje.

Trotuaret të jenë në shërbim të gjitha kategorive të shoqërisë

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK të enjten kanë realizuar performancën publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e qasjes së barabartë në trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Periskopi.com Lajme

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur disa karroca në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe qarkullim të barabartë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.

Performanca publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK.