nivaldo

Emocionuese se çfarë ka bërë portieri i Chapeoenses, pasi i shpëtoi tragjedisë (Video)

Portieri i klubit brazilian Chapecoense, Nivaldo, ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli vetëm 24 orë pas tragjedisë me aeroplan në Kolumbi, në të cilën vdiqën 71 pasagjerë, përfshirë shumicën e bashkëlojtarëve të tij.

Periskopi.com Sporti

Nivaldo nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit drejt Kolumbisë për ndeshjen e parë finale në Copa Sudamerica me Atletico Nacionalin, sepse ishte vendosur që paraqitjen e 300-të për klubin ta bënte në fundjavë në shtëpi ndaj Atletico Mineiros.

“Ishte paraparë që të udhëtoja, por mbeta këtu. Për gjithçka ka një arsye në jetë. Nuk udhëtova të dielën drejt Palmeiras, sepse donim që në shtëpi ndaj Atletic-MG të kisha paraqitjen e 300-të për klubin. Plani ndryshoi dhe ata udhëtuan direkt nga Sao Paulo drejt Medellinit [aty ku ndodhi tragjedia]. Andaj Caio, trajneri, më tha se nuk do të më merrte”, ka thënë Nivaldo për “Globoesport.