PDK-AAK- NISMA me potencial për probleme serioze të brendshme

Periskopi.com Lajme

Tash që janë numëruar mbi 99% e votave nga KQZ-ja, pritet që së shpejti të nisë numërimi i votave që ka fituar secili kandidat në listat zgjedhore. Kjo çështje duket se mund të krijojë ndërlikime brenda dy koalicioneve më të mëdha, e veçanërisht për koalicionin shumëpartiakë PDK-AAK- NISMA.

Bashkimi i shumë partive brenda një koalicioni të madh, si në rastin e PDK-AAK- NISMA dhe partitë e tjera pjesë të këtij koalicioni, mund ta vështirësojë procesin e numërimit të votave dhe të ndarjes së mandateve të deputetëve për secilën parti pjesë të këtij koalicioni.

Duhet kujtuar se kërkesa në KQZ për të lejuar nga një komisionerë shtesë për AAK-në dhe NISMËN nëpër vendvotime është paraqitur pikërisht për shkak të mosbesimit të thellë që këto parti kanë ndaj njëra-tjetrës edhe pse bëjnë pjesë në të njëjtin koalicion.

Tashmë që është bërë e qartë se koalicioni PDK-AAK- NISMA nuk ka arritur të fitojë as mandatet që këto parti kishin siguruar në zgjedhjet parlamentare 2014, tkurrja në numrin e deputetëve fitues brenda secilës prej këtyre partive ka për të qenë e ndjeshme.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK ka patur 26 deputetë që kanë fituar më shumë se 10,000 vota, ndërsa AAK dhe NISMA kanë patur secila vetëm nga dy deputetë që kanë arritur të fitojnë në vitin 2014 mbi 10,000 vota. Duke qenë se në këto zgjedhje kanë qenë të gjithë bashkë në të njëjtën listë, vota pritet të jetë më e përqëndruar për të tre këto subjekte, që nënkupton se pragu për të fituar si kandidat brenda listës PDK-AAK- NISMA në këto zgjedhje ka për të qenë edhe më i lartë se 10,000 vota për një kandidat.

Duke u bazuar mbi rezultatet preliminare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK- NISMA mendohet të arrijë të fitoje në total rreth 38-39 kandidatë. Ky numër është tejet u ulët në raport me zgjedhjet 2014, dhe humbësit më të mëdhenj brenda këtij koalicioni parashikohet të jenë AAK dhe NISMA.

Kjo situatë do t’i tensiononte edhe më tej marrëdhëniet edhe ashtu të tendosura mes PDK-AAK- NISMA, dhe mund të shkaktoj parregullsi mes këtyre tre partive në procesin e numërimit që pritet të nisë për mandatet e kandidatëve për deputet.

NISMA uron qytetarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Periskopi.com Lajme

NISMA për Kosovën, gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, ju uron muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ne. Agjërim të lehtë!

Krasniqi preferonte koalicion me Vetëvendosjen, tash nuk është as kandidat

Periskopi.com Lajme

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, gjatë një interviste për gazetën Zëri ka deklaruar se për të më i logjikshëm do të ishte koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen sesa me PDK-në, por sqaron se një bashkëpunim i tillë nuk është varur nga ai.

“Për mua do të ishte më i logjikshëm koalicioni parazgjedhor me lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk është varur nga unë. Ky koalicion kishte mundësi që të bëhej, por pati veprime politike për grabitje të anëtarëve brenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë”, ka sqaruar Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës ka deklaruar se bashkë me Fatmir Limajn e braktisën vite më parë PDK-në, pasi që, siç thotë ai, kishin probleme me keqqeverisjen e Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit, e jo me partinë dhe anëtarësinë e saj.

Ai ka folur edhe për përgjimet telefonike të aferës “Pronto”, ku Krasniqi dhe Limaj fyheshin rëndë nga drejtues të PDK-së dhe thotë se vesi i veprimeve të prapashpinës veç sa është perfeksionuar.

Fillojnë mospajtimet PDK-NISMA

Periskopi.com Lajme

Militanti i PDK-së Alban Zulfaj, nëpërmjet një komenti në lajmin që është publikuar në MalishevaPress ku Kryetari i Nismës në Malishevë Ragip Begaj, njëherit edhe Kryetar Komune kishte bërë ftesë për pjesëmarrje në Konventën e Nismës, i ka quajtur mjeranë si dhe siç ka thënë ai “Bëjeni mbylljen e kësaj të ashtuquajture Nisma”.

Zulfaj sipas burimeve është nip i Kryetarit të PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj.

Pakënaqësitë e votuesve dhe militantëve të këtyre dy subjekteve në Malishevë janë shumë të mëdha me arritjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Ditë më parë kishte dhënë dorëheqje njëri ndër personat më të rëndësishëm të Partisë Demokratike të Kosovës asambleisti Ahmet Rrahmanaj.

Vazhdojnë sakrifikimet, i radhës është Jakup Krasniqi

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk do të jetë pjesë e garës për deputet të Kosovës.

Zyrtari i lartë i Nismës, nuk dihet si e mori vendimin por dihet se nuk do i hyj garës, raporton periskopi

Ish kryetari i Kuvendit, pati dorëzuar mandatin e tij si deputetë në fillim të legjislaturës se kaluar. Vendin e tij e kishte zënë deputeti Enver Hoti.

Krasniqi për dy mandate ka drejtuar Kuvendin e Kosovës.

Nisma për Kosovën në zgjedhjet e 11 qershorit do të konkurroj në koalicion parazgjedhor me AAK dhe PDK.

Mësohen kandidatët e NISMA’s, Milaim Zeka ‘i fut hundët’

Periskopi.com Lajme

Partia Nisma për Kosovën tashmë ka përfunduar përpilimin e listës me emrat kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline mëson ekskluzivisht se emrat kandidatë nga Nisma për Kosovën janë:

1)      Fatmir Limaj

2)      Bilall Sherifi

3)      Zafir Berisha

4)      Bajram Hasani

5)      Enver Hoti

6)      Haxhi Shala

7)      Muharrem Kuçi

8)      Milaim Zeka

9)    Isa Xhemajli

10)   Besim Shyti

11)   Valdete Bajrami

12)   Albulana Balaj

13)   Violeta Demaj

14)   Anita Mulolli

15)   Manuela Koni

Ndryshe duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të dorëzimit të listave kandiduese për zgjedhjet e 11 qershorit.

Limaj tregon postin që dëshiron pas zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do ta ketë vendin meritor në qeverinë e ardhshme qe sipas tij do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

I pari i Nismës për Kosovën ka thënë se rastet e tij gjyqësore janë në përfundim e sipër duke shtuar de do të jetë pjesë e qeverisë.

Limaj në TV Dukagjini ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të ketë ç’kapje te shtetit dhe reforma fiskale.

Limaj poashtu ka thënë se AAK e Nisma nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tanishëm për asociacionin dhe demarkacionin

Në bazë të marrëveshjes mes PDK – AAK-NISMA, kësaj të fundit i takon posti i zv/kryeministrit.

NISMA po mundohet ta shpëtojë Malishevën, Vetëvendosje e godet pikërisht aty

Periskopi.com Lajme

Behie Sertolli, asambleiste e Nismës për Kosovën në Kuvendin Komunal të Malishevës, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt, duke ju bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë njoftim ajo e ka bërë nëpërmjet rrjetit social facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me kryetarin e VV-së Visar Ymeri.

Ajo ka thënë se këtë vendim ndër të tjera e ka marr për shkak të koalicionit që Nisma ka bërë me PDK-në, dhe i është bashkuar VV-së për shkak se është subjekti i vetëm politik i cili përfaqëson vullnetin dhe interesin qytetar në vend.

Më poshtë postimi i plotë i asambleistes Sertolli:

 

Të dashur qytetarë,

Angazhimi im në jetën politike që nga fillimi ka qenë që të punojmë dhe japim kontributin për të ndryshuar gjendjen jo të mirë politike dhe shoqërore në Malishevë e më gjerë.

E përkushtuar për të qenë pjesë e organizimeve të tilla vite më parë iu pata bashkuar fillimisht IQM-së e pastaj Nismës për Kosovën si një përgjigje ndaj nevojës për ta ndryshuar gjendjen dhe për t’i ndalur politikat aspak progresive të PDK-së.

Për më tepër ne ftuam qytetarët që të na përkrahin në rrugëtimin tonë dhe vetëm me përkrahjen e tyre arritëm të krijojmë një realitet të ri politik në Malishevë, i cili duhej të ishte e kundërta e PDK-së.

Mirëpo, vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar me të drejtë pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës por edhe tek qytetarë të tjerë, pasi që ky vendim është në kundërshtim të plotë me vet idenë dhe bazën mbi të cilën është themeluar Nisma.

Bashkimi me ata që mbahen si fajtorët kryesor për gjendjen në vend është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Malishevës dhe të Kosovës.

Andaj, me qëllim që të mbetem pranë qytetarëve të cilët më votuan që të ndjekë parimet e përfaqësimit të drejtë të tyre, nga sot aktiviteti im politik do të vazhdoj përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekti i vetëm politik i cili po tregon që përfaqëson drejtë vullnetin dhe interesin qytetar në vend.

Me respekt,Behie Sertolli

 

 

 

NISMA e dëmton AKR-në, ia merr një nënkryetar

Periskopi.com Uncategorized

Nënkryetari i Kuvendit Qendror, njëherit anëtari i kryesisë së AKR’së në Ferizaj, Besnik Berisha, i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Gjatë takimit që Berisha ka zhvilluar me sekretarin organizativ të NISMA’s, Enver Hoti, tha se i bashkohet NISMA’s, sepse jam shumë i bindur se vetëm me vizionin e kryetarit Limaj vendi do të ecë përpara.

Sekretari organizativ i NISMA’s, Enver Hoti, i ka uruar mirëseardhje në shtëpinë e madhe të NISMA për Kosovën, me bindjen që së bashku të kalojmë sfida të rëndësishme për vendin.

Besnik Berisha, ka marr edhe pëlqimin e plotë të strukturave tona në Ferizaj, që nga tani e tutje të jetë koordinator i degës së NISMA për Kosovën në Ferizaj./ Periskopi

 

Milaim Zeka përfundon në krahët e ‘kalit të Balit Fekë në Llaushë’

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka, i cili të enjten zyrtarizoi aderimin tek Nisma për Kosovën, në të kaluarën nuk kursente akuzat në drejtim të kryetarit të këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Në shkurt të vitit 2016, duke komentuar protestën e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, ai e cilësonte me ironi Limajn si partizan të anti-korrupsionit.

Thoshte se Fatmiri “me company” e ka shkatërruar pronën publike dhe se po blente gazetarë.

“Krejt në fund të prononcimeve, fjalën e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu për “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti çka me folë pos që e leshoi një grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushë, duke thëne që ‘ju te RTK se, keni problem me Derzhaven’!…Mirë e ka Fatmiri. RTK-në e ka si arat e babës. Saherë ka dashtë ka ardhë dhe vjen në RTK”, shkruante Zeka.

“Ama krejtë pronën publike e ka shkatërru bash Fatmiri me company.  Veç RTK-ja ka mbetë pa shkatërru përfundimisht. Shkatërrojeni edhe këtë. Të gjithë keni krijuar mediume private. Te gjithë keni ble e po bleni gazetarë. Veq përpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkatërru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veç përpara drejte shkatërrimit. Ju fytyre s’keni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frikoheni!”.

Përçarje në PDK, shkak koalicioni me AAK-NISMA

Periskopi.com Lajme

Pas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor të PDK-së me AAK-në e NISMA-n, kanë shpërthyer paknaqësi në partinë e Kadri Veselit.

Portali “Infokusi” ka kontaktuar gjatë ditës me disa përfaqsuës të strukturave të larta të PDK-së, të cilët kanë treguar se koalicioni i kryetarit të tyre me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të NISMA-s, Fatmit Limaj po konsiderohet shumë i dëmshëm për partinë me të madhe në vend.

Ata thonë së Kadri Veseli gaboj rëndë në pazarin e marrëveshjes me Ramushin e Limajn.

“Një pjesë e madhe në PDK janë të tronditur se si Kadri Veseli pranoj t’ia jap postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt. Përveç kësaj, nuk po arrin ta kuptojnë si është e mundur të kenë edhe 50 % në ndarjën e listave për deputetë”, ka thënë një anëtar i kryesisë së PDK-së duke kërkuar mos t’i publikohet emeri për shkak të ndikimit që mund të këtë brënda partisë.

Ai ka sqaruar edhe një detaj tjetër i cili sipas tij e bën PDK-në humbësin më të madh në gjithë këto pazare të medha që u bënë brenda pak orëve të mbrëmshme.

Ky është fakti se partia e Kadri Veselit nuk do të ketë në listën zgjedhore më shumë së 40 kandidatë për deputet.

Koalicioni me parti të vogla i zë vendin PDK-së në listën e përbashkët prej 20 vendeve, 60 të tjera janë të AAK e NISMA-s.

“Prej 120 kandidatëve sa do të jenë në liste, 60 i takojnë partnerit AAK e Nisma, 20 janë të partive të vogla dhe 40 mbesin për kandidatët e PDK-së. Ky fakt nuk mund të përbihët leht për shkak së jemi partia më e madhe në vend, nga viti 2007. Nuk jam i sigurtë se çfarë do të ndodh me gjithë këto parti, nëse do të arrin Kadri Veseli t’a menagjoj këtë situatë. Kjo do të shpërthej në momentin kur do të bëhët lista”, ka thënë për portalin Infokusi.com ky anëtar i kryesisë së PDK-së.

Analisti tregon kush do të jetë fitues i zgjedhjeve, thotë se nuk është as PDK as LDK

Periskopi.com Lajme

Fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovës do të jetë koalicioni AAK dhe Nisma.

Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti, sipas tij ky koalicion ka më së shumti gjasa që të fitojë, sepse ka mjaft arsye pse qytetarët do t`ia besojnë qeverisjen këtij koalicioni.

“Këto zgjedhje sipas shumicës së njohësve do t’i fitojnë partitë si AAK dhe NISMA, e para ngase absorbon lehtë të pakënaqshmet në LDK dhe e dyta gjithë ata të krahut të luftës. Kjo nuk donë të thotë se patjetër të fitojnë me numra dhe përqindje (edhe pse nuk përjashtohet aspak) porse do ta kushtëzojnë qeverisjen e ardhshme. Prandaj më i mundshmi është një meta koalicion pas zgjedhor ndërmjet AAK-Nisma dhe LDK-së se ndonjë tjetër.

VV do të luftohet nga të huajt e determinuesit e qeverisë nuk do pranojnë me PDK-së. Pra përveç LDK-së tjetërkush nuk iu mbetet, ngase Lista Serbe nuk lejohet nga Beogradi e 6+ tradicionalisht i bashkëngjitet shumicës së ofruar nga partitë shqiptar ky është variant më i mundshmi. ” ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.

Megjithatë Ahmeti thotë që puna e koalicioneve nuk ka edhe aq garanci.

“Thamë asgjë nuk ka garanci rreth koalicioneve, mundësia që AAK dhe Nisma t’i fitojnë zgjedhjet janë shumë të mëdha. Demokracia kosovare ka nevojë për një ndryshim e këta zotohen se mund ta sjellin. Fjala e fundit i mbetet natyrisht votuesit.”

E ne anën tjetër partitë politike akoma nuk kanë arritur ndonjë koalicion mes tyre.

Ndërsa sot është dita e fundit ku partitë politike do të zyrtarizojnë listat e tyre, dhe të bëjnë publike se a do të hyjnë të vetme apo në koalicion.Qytetarët e Kosovës do t`i drejtohen kutive të votimeve me 11 Qershor.

 

 

Për zgjedhjet në Kosovë nesër merret vesh që në mëngjes

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë nesër takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi do të mbahet në ora 08:45 në kabinetin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.

Nëse dështon mocioni i NISMA-s, duhet të pritet tre muaj që ai të rikthehet në Kuvend (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa” pritet që nesër (e mërkurë) të dërgohet në Kuvendin e Republikës. Partia e cila ka marrë këtë iniciativë, Nisma për Kosovën, ka arritur t’i mbledh mbi 40 nënshkrime të cilat do të dërgohen për procedim Kuvendit.

Mirëpo, në rast se i njëjti dështon atëherë duhet të pritet së paku tre muaj për mocionin e radhës, shkruan Indeksonline.

“Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme”, shpjegohet në Kushtetutën e Republikës.

Tjerat rregulla thonë se rrëzimi i qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.  Ndërsa mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Ndryshe, Fatmir Limaj ka deklaruar se janë duke i koordinuar hapat me të gjithë deputetët që kanë nënshkruar mocionin, se si do të veprojnë tash e tutje.

“Nga dita kur ky mocion procedohet në Kuvend sipas rregullores më së largu për pesë ditë duhet të thirret seanca e Kuvendit. Po ashtu sipas rregullores ekziston edhe mundësia tjetër që brenda 24 orëve të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon iniciuesi në këtë rast ne pas procedimit të mocionit në Kuvend”,  është shprehur ai.

Mësohet nëse Vetëvendosje ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Nisma për Kosovën ka shumë ditë që po mbledh nënshkrime për një mocion për rrëzimin e Qeverisë.

E partia më e madhe opozitare në vend, Vetëvendosje kanë nënshkruar atë.

16 deputetët e saj kanë dhënë nënshkrimin, bënë të ditur Donika Kadaj nga kjo parti.

Ajo tregon pse e kanë përkrahur mocionin, raporton Periskopi

“Ka më shumë se dy vite që veprimet tona për shkuarje në zgjedhje kanë qe shumë dimensionale. Filluar nga protestat, kërkesat në parlament etj. Mocioni është një dimension të cilin ne e kemi përkrah për shkak se shkuarja në zgjedhje dhe opozitë e PDK-së dhe LDK-së është çlirim i vendit dhe mundësi për të ardh në shprehje një qeveri e re me orientim socialdemokrat e cila do të mundësoi që vendi fillimisht të dal nga kriza e më pas të filloj ndërtimi i një Republike ku do të ketë më shumë Drejtësi, Barazi e Mirëqenie”, tha ajo për Periskopi.com

Krasniqi tregon kur do dërgohet në Kuvend mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi tregon se iniciativa e këtij subjekti ka mbledhur sot 41 nënshkrime të deputetëve që janë pro rrëzimit të qeverisë.

AI për Periksopi.com thotë se brenda dy ditësh apo më së shumti 6 ditë, ajo duhet të procedohet.

Krasniqi shpjegon se nënshkrimet janë mbledhur dhe thotë se ka edhe nga pozita që kanë nënshkruar atë.

Krasniqi pret qe deputetët nesër të vazhdojnë me këtë procedurë, duke thirrur seancën e Kuvendit, që sipas tij mund të jetë e jashtëzakonshme, por nuk sheh arsye të thirret e tillë./ Periskopi

Pas më shumë se 20 orësh, NISMA për Kosovën reagon për dhunën në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë.

NISMA për Kosovën konsideron se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni bazuar në platformën e miratuar nga partitë politike shqiptare është i pa ndalshëm. Përpjekjet që përmes përdorimit të dhunës të ndërpritet ky proces janë të pa pranueshme dhe si të tilla të dënueshme.

NISMA mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë dhe faktorët ndërkombëtar, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit./ Periskopi

Haxhi Shala tregon se çfarë po vjedh Hashim Thaçi

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala nuk mund ta fshehë gëzimin që ka se Kosova më në fund do të bëhet me ushtri, iniciativë kjo e presidentit Hashim Thaçi që e zyrtarizoi dje përmes Projektligjit.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, ai ka edhe vërejtje në këtë iniciativë e cila sipas tij mund të ketë qasje përfituese nga vetë presidenti si meritori për ushtrinë e Kosovës. Ai pa dashur të nënvlerësojë iniciativën, nuk hamendësohet derisa e quan Thaçin hajdut meritash.

“Thaçi është njëfarë “hajduti” që i kap meritat e të tjerëve, por sidoqoftë është një iniciativë e mirë dhe ne për këtë arsye e mbështesim çdo iniciativë nacionale në shërbim të qytetarëve pavarësisht se kush e merr, ne nuk jemi opozitë e sidomos tani kur është në pyetje Ushtria e Kosovës”, deklaroi Shala për KosovaPost.

Ndërkohë që Shala mirëpret iniciativën e presidentit Hashim Thaçi, mirëpo thotë se Kosova nuk duhet të zbrapset për formimin e Ushtrisë, pavarësisht reagimeve nga jashtë. Ai mendon se para se presidenti të marrë iniciativën për formimin e ushtrisë me Projektligj, paraprakisht është dashur të konsultohet me bashkësinë ndërkombëtare. Sido që të jetë Shala thotë se nuk ka kthim prapa, por të vazhdojmë këtë proces.

‘Nuk duhet të zbrapsemi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, pa marrë parasysh presionet ndërkombëtare që veç kanë filluar, sidomos presioni serb. Ne nuk guxojmë të biem nën presionin e Serbisë dhe të tërheqim iniciativën e presidentit për formimin e Ushtrisë. Ushtria duhet të formohet.Veprimi është bërë, konsultat është dashur të bëhen paraprakisht me partnerët tanë pa të cilët nuk mund të bëjmë ushtri, siç janë SHBA dhe NATO”, është shprehur Shala për KosovaPost.

Hasani: Krijimi i Ushtrisë çështje e brendshme e Kosovës

Krijimi i ushtrisë është dhe duhet të mbetet çështje e brendshme e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht dhe si i tillë Serbia nuk ka çka t’i fus hundët në punët e brendshme të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka komentuar zhvillimet e fundit, anëtari i kryesisë së Nismas për Kosovën, Bajram Hasani. Ai në profilin e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se është koha e fundit të bëhet Ushtri në vete.

Hasani thekson më tej se është bërë mjaftë kompromise  për çdo çdo zhvillim në Kosovë

Statusi i plotë i Hasanit:

Krijimi i ushtrisë është dhe duhet të mbetet çështje e brendshme e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht dhe si i tillë Serbia nuk ka çka t’i fus hundët në punët e brendshme të Kosovës.

Është koha e fundit që Kosova të bëhet me ushtri të veten. Mjaft bëmë kompromise për çdo zhvillim në Kosovë. E dimë dhe gjithmonë i mbetemi falënderues miqve tanë që na ndihmuan në kohërat më të vështira dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Kërkesa jonë pra e opozitës për krijimin e ushtrisë ka qenë e kamotshme. Ne kemi kërkuar ndryshimin e ligjit qe shumë kohë. Edhe dje kemi shfaqur dyshimet tona karshi iniciativës së Thaçit.

Nuk është koha që të provojmë të marrim poenë politik duke e përdorur ushtrinë, por të punojmë dhe të gjejmë zgjidhje që sa më shpejt ky proces të shkojë përpara.

Populli i Kosovës e kërkon krijimin e ushtrisë sepse vetëm në këtë formë Kosova do të jetë shtet i fuqishëm.

NISMA komenton deklaratën e Mogherinit, tregon nëse ndryshoi qëndrim

NISMA për Kosovën thotë se nuk ndryshojnë qëndrim pavarësisht deklaratave të përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që tha se duhet votuar Demarkacioni në mënyrë që të bëhet liberalizmi i vizave për kosovarët.

Periskopi.com Lajme

Madje, ky subjekt flet edhe për ofendimet që një ditë më parë u bënë në Qeverinë e Kosovës ndaj atyre që nuk votojnë demarkacionin.

Sekretari i këtij subjekti, Bilall Sherifi tha për Periskopi.com se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Në mungesë të provave qeveritarët kanë filluar të bëjnë kërcënime. Por kot e kanë. Sepse deputetët tanimë janë të bindur se ky version i demarkacionit është i gabuar prandaj nuk do të nënshtrohen para asnjë  kërcënimi”, thotë ai për Periskopin

“Asgjë re nga “fronti” për demarkacionin! Asnjë argument shtesë nuk solli zonja Mogherini në mënyrë që opozita të ndërrojë qëndrim mbi versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ai./ Periskopi