NIkoliq

Nikoliq i bindur se Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën, por do anëtarësohet në BE

Presidenti serb ka diskutuar qëndrimin e Serbisë, pse ajo kurrë nuk do të njohë Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Serbia ka dy kushte që të bëhet anëtare e BE. I pari është që të njohin pavarësinë e Kosovës. Ne kurrë nuk do të bëjmë këtë kurrë, por do të hymë në BE. E dyta është që të kemi raporte të mira më gjitha vendet e BE-së, transmeton lajmi.net

Nikoliq e ka krahasuar Kosovën me Krimen duke thënë se “Edhe aneksimi i Krimesë ka quar që Bashkimi Evropian të vendos sanksione ndaj Rusisë”, sipas tij të njëjtën po e bënë BE ndaj Serbisë.

“Problemin që ka Serbia me Kosovë, e ka edhe Ukraina me Krimenë. Sa i përket Kosovës, BE-ja pranon pavarësinë e saj, Rusia jo. Kur është fjala për Krimenë, Rusia e pranon atë, kurse BE-ja jo”, u shpreh Nikoliq gjatë një intervistë për Al Jazzeran.

Ai ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian 16 vjet më parë, mirëpo jashtë saj e ka mbajtur kërkesa e BE-së që vendi të njohin Kosovën, e cila është refuzuar vazhdimisht nga Serbia, e cila vazhdimisht është mbështetur nga Rusia, një vend me të cilin ka marrëdhënie historike, kulturore dhe fetare.

I pyetur se pse, Serbia kërkon anëtarësim në BE, por nuk i bashkohet edhe NATO-s, Nikoliq tha: “NATO është një histori tjetër. Ne u sulmuan dhe bombarduam nga NATO në vitin 1999 për asnjë arsye. Kjo pati pasoja të mëdha, jo vetëm për ekonominë tonë, por edhe të në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. Unë jam i bindur si edhe shumica e qytetarëve, se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO.”

Valon Murtezaj

Murtezaj thotë se Nikoliqi po kërcënon

Asnjë deklaratë e autoriteteve të Serbisë nuk mund ta ndalojë Kosovën të anëtarësohet në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe institucionet e Kosovës janë duke punuar për një anëtarësim të tillë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministrii Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës janë duke punuar në përmbushjen e standardeve që ndërlidhen me mundësinë për anëtarësim në UNESCO, ndonëse ai nuk ka përmendur afate të mundshme se kur dhe nëse Kosova do të aplikojë për pranim në këtë organizatë.

“Kosova e ka kërkesën e saj plotësisht legjitime për t’u anëtarësuar në UNESCO. Aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme dhe ministritë e tjera përkatëse, ajo e Kulturës, janë duke punuar për të avancuar standardet që lidhen drejtpërdrejt me këtë anëtarësim”, deklaron Murtezaj.

Deklarata e zëvendësministrit të Jashtëm, Murtezaj, vjen një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ka thënë se në rast se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, pa u shqyrtuar kjo çështje në dialogun në Bruksel, atëherë ai do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që ta ndërpresë dialogun me Kosovën.

“Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që t’i ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq. Këtë deklaratë presidenti serb e ka bërë për një të përditshme në Serbi.

Ai ka theksuar, gjithashtu, se Serbia duhet ta vazhdojë presionin te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ta pengojë këtë të fundit të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Por, zëvendësministri Murtezaj thekson se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk varet nga qëndrimet e autoriteteve të Serbisë.

Deklaratën e presidentit serb ai e vlerëson si një thirrje kërcënuese dhe për destabilizim.

“Janë për të ardhur keq dhe nuk ka asnjë qëndrim të asnjë qeveritari të Serbisë që mund ta ndalojë Kosovën që të bëhet pjesë e UNESCO-s. Thirrjet për ndërprerje të dialogut dhe për mbrojtje (të serbëve) janë në fakt thirrje apo kërcënim për destabilizim të Kosovës, të cilën gjë institucionet e Kosovës nuk do ta lejojnë asnjëherë”, thekson Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL)

20161119133023624646

Jovanoviq sulmon presidentin e tij për Kosovën

Pas deklaratave të presidentit serb Tomisllav Nikoliq se nëse Kosova futet në UNESCO duhet të ndërpriten bisedimet me Prishtinën, ka reaguar menjëherë politikani i ri Çedomir Jovanoviq.

Periskopi.com Lajme

Jovanoviq ka thënë se Nikoliq duhet të ketë kujdes me këto deklarata dhe peshën e fjalëve që thotë, që sipas tij mund të rrezikojnë bisedimet, transmeton Koha.net.

“Në vend se të vazhdohet me negociata dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, Nikoliq po ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve”, është shprehur Jovanoviq për Tanjug.

Jovanoviq, ndër politikanët e vetëm serbë që mendojnë se Kosova duhet të njihet si shtet, ka thënë se këto deklaratë dëmtojnë më shumë Serbinë, që rrezikon të mbetet e vetmuar.

NIkoliq

Nikoliq: Institucionet evropiane po sulmojnë hapur Serbinë për të njohur Kosovën

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, tha sot se disa institucione evropiane janë duke kryer "sulm të hapur" ndaj Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, krejt këto sulme po vijë pasi ato (shtetet evropiane) po vazhdojnë presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë për të pranuar Kosovën si shtet.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve e hapura që vijnë nga institucionet evropiane për Kosovën, për të na bërë që ta pranojmë këtë shtet”, ka thënë Nikoliq.

Ndërsa, i pyetur se çfarë problemi kishte dje me shefen e EULEX-it, Alexander Papadopulu, Nikoliq ka thënë se ajo nuk dëshironte që asnjë nga fjala e saja të takimit të përfshiheshin në njoftim, ndërsa ai insistonte se mediat dhe populli serb duhet të jenë të informuar për atë se çfarë u bisedua.

“Ajo tha se çka ajo tha nga pikëpamja e evropianizimit nuk duhet të publikohet në media. Kështu që unë nuk e kuptoj pse ajo vendosi embargo në deklaratë”, tha Nikoliq.

Ai shtoi se biseda e tyre ishte e hapur dhe ai i bëri të gjitha vërejtjet që ka, Nikoliq gjithashtu deklaroi se EULEX nuk e mbikëqyr veriun e Kosovës, vetëm burgjet dhe qendrave e paraburgimit.

Përplasje e ashpër mes Nikoliqit dhe shefes së EULEX-it

Zyra për informim e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq informoi se sot, pavarësisht nga përpjekja për të arritur marrëveshje me përfaqësuesit e Misionit të EULEX-it në Kosovë, një gjë e tillë nuk ka ndodh.

Periskopi.com Lajme

Prandaj, është thënë nga mediat serbe se shërbimi për shtyp i EULEX-it nuk ka qenë në gjendje të jap detaje të tjera rreth takimit të sotëm mes Nikoliqit dhe Shefes së Misionit të EULEX-it, Alexandera Papadopulo.

Sipas deklaratës, Nikoliqi dhe shefja e EULEX-it kanë biseduar më shumë se një orë, por stafi i Misionit në “mënyrë jashtëzakonisht të pafytyrë dhe të papërshtatshme nuk ka lejuar që deklarata e shefit të tyre të bëhet publike.”

“Kabineti i Presidentit të Serbisë nuk ka fshehur aktivitetet e Presidentit dhe pikëpamjet e tij politike nga mediat dhe qytetarët e Serbisë dhe do të vazhdojë të punojë”, thotë deklarata për shtyp e presidentit i cili shton se, si rezultat, publiku mund të informohet vetëm për atë çfarë tha presidenti Nikoliq në takimin e lartpërmendur, transmeton lajmi.net.

Sa i përket deklaratës së Aleksandra Papadopulos, zyra për media e presidentit të Serbisë rekomandon që mediat t’i drejtohet EULEX-it në Kosovë.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, tha se ka theksuar rëndësinë e Misionit të EULEX-it dhe kontributin e tyre në ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Politika e mosnjohjes së shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësinë e Kosovës ka ngadalësuar rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë dialogun me shqiptarët”, theksoi ai.

Sipas tij, është ngritur çështja e një gjykimi të drejtë dhe transferimin e atyre që janë dënuar padrejtësisht në burgje ku nuk ka garanci se serbët kanë një trajtim të civilizuar.

EULEX: No comment

Nga ana tjetër, mediat serbe thonë se misioni i EULEX-it nuk ka asnjë koment për deklaratën me presidentin e Serbisë. I pyetur se pse nuk ka pasur harmonizim të qëndrimeve për një deklaratë të bisedimeve, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Solomon i ka thënë  Tanjugut: “Ne nuk kemi asnjë koment.”