Në Kosovë prodhohen “Adidas” dhe “Nike” të falsifikuara

Periskopi.com Lajme

Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive. Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës kanë ushtruar kontroll tek subjekti. Kontrolli ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

  1. Makinat për qepje
  2. Makinat për shtypjen e etiketave
  3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve
  4. Nike
  5. Adidas
  6. Puma
  7. Reebok
  8. Moster etj.

Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime./ Periskopi

Nike për herë të parë me shami sportive, reagime të ashpra në rrjetet sociale

Firma e mirënjohur sportive Nike, paralajmëroi se tani do të nxjerr në shtije shaminë e parë atletike, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Produkti pro-shami i Nike-s është projektuar dhe është testuar nga patinatorja Zahra Lari dhe peshë-ngritësja Amna Al Haddad, mirëpo nuk do të dal në treg deri në vitin 2018, shkruan Teen Vogue.

Mirëpo me risi vjen edhe kritika, ku madje Nike është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale të njerëzve që kanë shprehur haptas neverinë  ndaj produktit të tyre të ri.

Ka qenë pikërisht Amna, e cila është ballafaquar me to me një letër të hapur ku ndër të tjera thotë:

“I kuptoj plotësisht reagimet e përziera në lidhje me produktin e ri të Nike-s, duke vazhduar, “është një fenomen i kohëve të fundit ku shumë gra kanë shprehur nevojën për atletizëm profesional dhe kanë luftuar që të kenë të drejtat e tyre për shami, dhe të kenë një fushë të barabartë loje, në e kemi bërë këtë gjë të madhe në lajme pasi në nuk mund të injorohemi”, ka thënë ajo.

Ndërsa këto janë disa nga reagimet e njerëzve  në rrjetet sociale duke shprehur mllefin e tyre. /Periskopi/

“Nënshtrimi, dominimi dhe shtypja e grave, kurrë nuk do të blejë më ndonjë produkt të tyre”

“Nike ka vendosur për të përfituar në patriarkatin islam duke vënë markën e tyre mbi një përkrenare të thjeshtë”

“Më falni por nuk do ta mbështes shtypjen e grave në asnjë mënyrë, turp për ju”

NIKE dhuratë për Ronaldon, i cili pritet të shpallet më i miri nga FIFA

Kompania gjigande amerikane e veshjeve sportive, NIKE, ka bërë një dhuratë speciale për klientin e tyre, Cristiano Ronaldo.

Periskopi.com Sporti

Ronaldo ka kaluar një super vit në aspektin e tij personal, duke u shpallur për herë të katërten herë si futbollisti më i mirë në botë, nga revista France Football.

Sonte pritet që të fitojë edhe çmimin nga FIFA, si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016.

Për vitin 2017 ai do të ketë atlete të reja, me ngjyrë të bardh dhe të artë. /Periskopi/

cr7
Mercurial Victorias CR7

Nike me super dhuratë për Cristiano Ronaldon, pas fitimit të ‘Topit të Artë’ (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016 nga France Football, e cila ia ndau edhe Topin e Artë.

Periskopi.com Sporti

Përveç kësaj, Ronaldo tashmë do të ketë edhe këpucë të arta, të cilat kompania Nike i ka prodhuar enkas për të.

nike-12
Të dedikuara për Ronaldon, pas fitimit të ‘Topit të Artë’

 

Këto këpucë që do të emërohen “Mercurial Superfly CR7 ‘victories’” do të vihen në shitje për Krishtlindje.

Në shtije do të dalin vetëm 777 palë.

Zyrtare: Chelsea nënshkruan marrëveshjen më të madhe në histori

Chelsea ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë me kompaninë Nike, e cila merret me prodhimin e pajisjeve sportive.

Periskopi.com Sporti

Londinezët janë furnizuar deri më tani nga kompania tjetër e njohur Adidas, mirëpo marrëveshja me Nike duket të jetë shumë më e mirë për ta.

Marrëveshja e re mes Chelseat dhe Nike’s kap shifrën e 60 milionë funteve në vit.

Drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia e quajti këtë marrëveshje si tepër emocionuese dhe shumë të rëndësishme për klubin.

“Kjo është një marrëveshje tepër emocionuese dhe e rëndësishme për klubin”, deklaroi ajo.

“Ashtu si Chelsea, Nike është e njohur në mbarë botën për përsosmërinë e saj dhe ne do të shkojmë përpara për të punuar së bashku drejt të qënit partnerë të suksesshëm”, shtoi ajo. /Periskopi.com