Bombardohet gabimisht kampi i refugjatëve në Nigeri, dhjetëra të vdekur

Dhjetëra njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan ushtarak Nigerian gabimisht ka bombarduar kampin e refugjatëve ku mijëra familje ishin zhvendosur dhe strehuar aty gjatë ofensivës së militantëve të Boko Haram, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Uncategorized

Sipas organizatës humanitare Mjekët pa Kufij (MSF) bëhet e ditur se së paku 200 persona janë plagosur dhe 50 të tjerë kanë vdekur, derisa numri pritet të rritët në ditët në vazhdim. Ndërsa një zyrtar qeveritar nga shteti i Bornos i cili kishte ndihmuar për të bërë evakuimin të plagosurve për vdekje nga zona e largët me helikopterë, tha se më shumë se 100 refugjatë dhe punëtorët ndihmës kishin vdekur. Ai foli në kushte anonimiteti për shkak se ai nuk ishte i autorizuar të fliste me gazetarët.  Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, shprehu pikëllimin e thellë dhe keqardhjen e tij për “këtë gabim operativ është për tu ardhur keq”. /Periskopi/

_93636677_037323478-1

OKB: Rreth 75 mijë fëmijë në Nigeri rrezikojnë të vdesin nga uria

Në muajt në vijim në Nigeri rrezikojnë të vdesin nga uria rreth 75.000 fëmijë, është paralajmërimi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Periskopi.com Lajme

Koordinatori humanitar i OKB-së për Nigeri, Peter Lundberg, thotë se kriza në këtë vend thellohet më një shpejtësi të madhe, raporton AA

Për situatën katastrofale, ai fajëson organizatën terroriste Boko Haram e cila me aktivitetet e saj ka shkatërruar shtetin afrikano-perëndimor.