Niels Henrik Hooge

Danezi që dikur pastronte Kosovën nga minat, tash ka shkruar libër për të

Danezi, Niels Henrik Hooge, që menjëherë pas luftës erdhi në Kosovë të largojë mina është kthyer përsëri, por tash me një mision tjetër.

Periskopi.com Lajme

Ai ka shkruar një përmbledhje të kujtimeve të tij nga ditët e para të çlirimit të Kosovës.

Henrik Hooge që me profesion është jurist, të gjitha lëvizjet e tij në Kosovë por edhe në Shqipëri, i  ndau në dy pjesë.

Danezi ishte pjesëmarrës vullnetar edhe në çarmatimin e UÇK-së edhe iniciatorë së bashku me aktivistë të tjerë për mbylljen e Shkritores në Zveçan, pasi që ajo po e dëmtonte shumë ambientin.

Libri që ka gjithsej 564 faqe.

Henrik Hooge, që qëndron në Kosovë deri të enjten, shpreson që dikush nga ministritë përkatëse ta ftojë në një takim dhe t’ia mundësojë përkthimin e librit edhe në shumë gjuhë të tjera, pasi që momentalisht është vetëm në gjuhën daneze.

kosova_355895