rizzoli

Rizzoli flet për golin e anuluar të Juventusit

Gjyqtari italian, Nicola Rizzoli, është përgjigjur rreth debatit për golin që e anulojë në derbin, Milan-Juventus.

Periskopi.com Sporti

Rizzoli e anuloj golin e Miralem Pjanic, pasi që me rregull të re të ofsajdit kur një lojtar është aktiv, atëherë ai gol nuk vlen. Lojtari që ishte në pozicion ‘aktiv’ jashtë loje ishte mbrojtësi, Leonardo Bonucci.

“Problemi është se në fushë vendimet merren mbi elementët që ke në dispozicion”, është shprehur Rizzoli.

Arbitri i njohur italian ka shtuar më tej se, gabimet ndihen pas përfundimit të ndeshjes.

Anulimi i golit të Pjanic kur rezultati ishte 0-0, hapi debat por pavarësisht kësaj Rizzoli theksoi se “koncepti i futbollit ky është” dhe se duhet vazhduar duke marrë kështu përgjegjësin e gabimit.

Për trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella goli duhej anuluar sepse Benatia ishte në pozicion “aktiv” jashtë loje.  /Periskopi.com

Kapiteni i Serbisë kërcënoi me vdekje gjyqtarin në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Gjyqtari i njohur, Nicola Rizzoli ka zbuluar diçka shumë interesante. Ai thotë se u kërcënua nga kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Video
ivanovic

Ivanovic kërcënoi me vdekje gjyqtarin në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic kishte kërcënuar me jetë gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Nicola Rizzoli.

Periskopi.com Sporti

Është vetë trajneri i njohur, ai i cili rrëfen një gjë të tillë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ishte zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016 në tetor të vitit të kaluar, ku mysafirët kishin shënuar fitore prej 0-2.

“Sapo zbritëm në fushë për nxemjen e zakonshme, një rrebesh vërshëllimash na bllokoi veshët për disa minuta. Nuk ishin për ne, por për lojtarët serb. E teksa vrapoja shihja stadiumin e tejmbushur”, ka rrëfyer  Rizzoli.

“Nuk do të mund të drejtoja atë ndeshje në asnjë formë tjetër përveçse të përpiqesha të ruaja qetësinë dhe të shmangia vendime që mund të ndiznin ndeshjen. Por, pata frikë për jetën dhe ju them pse”, tregon italiani, që rrëfen më pas ngjarjen e ndodhur në dhomat e zhveshjes me kapitenin Branislav Ivanovic.

“Në dhomat e zhveshjes na afrohet Ivanoviç, kapiteni i Serbisë dhe më drejtohet: “Nëse se ke dhënë atë penallti i shtyrë nga ambienti, dije se sapo i ke hyrë në hak popullit serb që tani kanë punë me ty dhe të duan të vdekur… Të kuptohemi, nuk kam asgjë unë me ty, por të garantoj që populli serb ka!”. /Periskopi.com