rosberg1

Javën e kaluar u shpall kampion, sot pensionohet nga Formula 1

Fundjavën e kaluar, ai zyrtarizoi titullin e parë në Formula 1, ndërsa këtë të premte Nico Rosberg ka bërë të ditur se tërhiqet përfundimisht nga Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Gjermani arriti të fitojë të dielën titullin e parë botërorë, duke e zyrtarizuar atë pikërisht në garën e fundit, pas një dueli të fortë me pilotin britanik, njëkohësisht shokun e tij të skuadrës, Hamilton.

“Unë e ngjita malin, jam në kulm, kështu që tërheqa mund të cilësohet e drejtë”, shkroi Rosberg në një postim në Facebook ditën e sotme.

Sezonin e fundit, kampioni i Formula 1 arriti të fitojë 9 nga 21 gara dhe fitoi në fund me 5 pikë më shumë se Hamilton.

rosberg-hamilton-f1-w07_3419579

Rosberg: Mes meje dhe Hamilton nuk ka shoqëri

Pasi ka mbyllur festën e titullit kampion në Abu Dhabi, piloti i Mercedesit, Nico Rosberg, ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Gjermani, ku dhe ka vijuar festën, këtë herë me patriotët e tij.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ai ka pranuar se “bashkëjetesa” me Lewis Hamilton është e vështirë, transmeton telesport.al. Më tej, ka pranuar se piloti britanik është ndër pilotët më të mirë të Formula 1, por shton edhe se mes tyre nuk ka një miqësi të mirë.

“Do të jetë gjithnjë e vështirë bashkëjetesa mes nesh. Jemi në të njëjtën skuadër dhe në garë jemi kundër njëri-tjetrit për fitore”, ka theksuar Rosberg.

Piloti gjerman fitoi ditën e diel titullin e parë kampion në karrierën e tij, duke ndalur serinë pozitive të Hamilton.

“Lewis është një nga pilotët më të mirë të historisë, ka një standard të lartë gare. Por, mes nesh është e pamundur që të ekzistojë një marrëdhënie e mirë”.

“Kemi qenë miq të mirë kur ishim të rinj dhe pilotonim së bashku. Sot kemi vetëm respekt për njëri-tjetrin dhe kjo na ndihmon që të garojmë pa thyer rregullat. Unë nuk e di se si ndihet sot Hamilton, por di se si ndihesha unë në vitin 2014 e 2015, kur humbja Botërorin në fund. Është e vështirë të pranosh humbjen”, ka shtuar ai.

nico

Nico Rosberg kampion i Formula 1

Shoferi gjerman i skuadrës angleze Mercedes AMG Petronas, Nico Rosberg ka fituar kampionatin e Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse përfundoi në pozitën e dytë gjermani arriti ta mposhtë në luftë për titulli kolegin e tij të skuadrës anglezin Lewis Hamilton i cili e fitoi garën e Abu Dhabi.

Rosberg edhe po të pëfundonte i gjashti apo i teti do ta fitonte garën pasi ishte në epërsi në klasifikimin e përgjithshëm ndaj Hamilton ndërsa pozita e parë e Hamilton do i shërben vetëm për statistika anglezit.

Gjermani ka fituar për herë të parë kampionatin e garës më të fortë automobilistike. /Periskopi/

 

hamilton

Hamilton apo Rosberg, sot Abu Dhabi vendosë për kampionin e ri në Formula 1

Sot nga ora 14:00 do të zhvillohet gara e fundit në Formula 1 në Abu Dhabi.

Periskopi.com Sporti

Pas kësaj gare do të kuptohet edhe kampioni i ri në këtë garë, ku do të vendoset ndërmjet garuesve të skuadrës angleze Mercedes AMG Petronas.

Anglezi Lewis Hamilton është në pole pozicion por është Nico Rosberg favorit të shpallet kampion.

Nëse Hamilton përfundon garën i pari atëherë Rosbergut i nevojitet vetëm pozita e tretë që të shpallet kampion.

Në rast të përfundimit të Hamilton në pozitën e dytë atëherë Rosbergit i duhet vetëm pozita e gjashtë që të shpallet kampion.

Hamilton po që  se nuk arrinë të përfundojë në podium, automatikisht Rosberg do të shpallet kampion i Formula 1. /Periskopi/

skysports-abu-duel-in-the-desert_3840238
Permutacionet para garës
f1finale_nov_2016
Renditja e përgjithshme e garuesve
rosberg-hamilton-f1-w07_3419579

Fillon ‘lufta’ ndërmjet Hamilton dhe Rosberg

Pista e Jas Marinës do të vendosë për kampionin e ri në Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Në prag të kësaj gare piloti britanik ka vendosur të nisë një luftë fjalësh me kolegun e tij të skuadrës që ëshë edhe rviali i tij për titull, Nico Rosberg.

Hamilton është rikthyer në garë për titull në garat e fundit, ku ka futur në presion liderin e kampionatit të Formula 1 në presion, ai tashmë dëshiron një luftë tjetër që mund të ndikojë te kolegu i tij. Vetëm 12 pikë i ndajnë protagonistët nga vendi i parë në të dytin.

“Jam i lumtur që kam fituar në garat e fundit dhe Nico nuk ka asnjë avantazh mbi mua. Për momentin Rosberg po bën punën që duhet, ai ka përfunduar çdo garë dhe nuk ka patur probleme, siç kam vuajtur unë. Jam në një pozicion të çuditshëm para garës së fundit dhe nuk bën shumë diferencë sesi do drejtoj tani, pasi kam humbur shumë gjatë vitit. Nuk do të dorëzohem pasi asnjëherë nuk e di ç’mund të ndodhë”, tha Hamilton.

Lewis Hamilton mund të përfundojë sezonin me më shumë fitore dhe “pole positon” se Rosberg, por sërish të dështojë për titull. Gjermanit krejt çka i duhet është të përfundojë në pozitën e tretë pavarësisht garës së britanikut, për t’u kurorëzuar me titull kampioni në garën më fortë automobilistike. /Periskopi.com/

 

hamilton-rosberg

F1, Hamilton beson ende te titulli. Rosberg, me sytë nga Meksika

Lewis Hamilton i gëzohet jashtë mase fitores në Austin të Shteteve të Bashkuara, e katërta për të në 5 gara të zhvilluara në këtë pistë. Suksesi i fundjavës e bën britanikun të besojë ende dhe të mos dorëzohet në luftën për titullin botëror për pilotë.

Periskopi.com Sporti

“Ajo që mund të bëj tani është vetëm të jap maksimumin tim, – tha Hamilton pas përfundimit të garës. – Rosberg zhvilloi një tjetër garë të shkëlqyer, por beteja do të vazhdojë. Do të luftoj deri në fund për titullin. Austin ka qenë gjithnjë një pistë shumë e mirë për mua. U jam mirënjohës të gjithëve në skuadër dhe jam krenar që jam pjesë e saj”.

Nico Rosberg u shpreh i kënaqur me vendin e dytë në këtë garë, që për të ka një vlerë shumë të madhe, pasi në Meksikë gjermani do të kërkojë të mbyllë të gjitha llogaritë e këtij kampionati.

“Humba jo pak terren në nisjen e garës dhe bëra gjithçka munda për ta rifituar. Vendi i dytë është i mirë për mua, kufizova dëmet. Nuk dhashë maksimumin në këtë garë. Doja të fitoja, por ky Çmim i Madh nuk kishte histori”, tha Rosberg.

Lewis-Hamillton

Hamilton fiton “Çmimin e Madh të Amerikës”

Lewis Hamilton iu është rikthyer fitoreve në garën për Çmimin e madh të Amerikës, duke e mposhtur shokun e skuadrës, Nico Rosberg rivalin kryesor për titull të kampionit.

Periskopi.com Sporti

Britaniku u nis i pari në garën e Austin, por e humbi vendin në nisje të garës, megjithatë arriti ta rikuperojë shpejt atë, duke arritur më pas ta mbajë deri në fundin e garës. Suksesi i 50 i britanikut në Formula 1. Menjëherë pas tij në finish erdhi piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg.

Në podium u ngjit i treti edhe Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel, përcjell TCH.

Momente emocionuese dhuroi në xhiron e fundit të garës Fernando Alonso, i cili arriti t’i merrte vendin e pestë Carlos Sainz.

Kur kanë mbetur edhe 3 gara deri në fundin e këtij botërori të Formula, Nico Rosberg renditet i pari në renditjen e përgjithshme me një diferencë tashmë prej 26 pikësh nga Hamilton.

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës javën e ardhshme. /Periskopi.com

rosberg

Rosberg lë prapa Hamilton

Në Japoni janë sërish dy makinat e Mercedesit ato që dominuan. Në sesionin e dytë të provave të lira, Nico Rosberg e ka lënë pas Lewis Hamiltonin me 72 të mijtat e sekondës. I vetmi që iu afrua me kohë këtyre dy pilotëve, ishte Kimi Raikkonen me Ferrarin, transmeton koha.net.

Periskopi.com Sporti

Në vendin e katërt u rendit Max Verstappen me Red Bullin, teksa i pesti në renditje doli Serbastian Vettel me “Kokëkuqen”. 

Edhe në këtë garë, Ferrari është në disavantazh ndaj Red Bullit, pasi që pista ka ndryshime të mëdha dhe kthesa të shpejta. Gjithashtu, në dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, Ricciardo dhe Verstappen kanë treguar ritëm të lartë, që rivalizon edhe Mercedesin.

hamilton2

F1, Hamiltoni i përgjigjet Rosbergut në sesionin e dytë

Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, Lewis Hamilton shënon kohën më të mirë, duke iu përgjigjur kështu shokut të tij të skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg, i cili e kishte lënë pas në sesionin e parë.

Periskopi.com Sporti

Britaniku e ndali kronometrin në 1’34″944, duke u treguar më i shpejtë se Nico Rosberg dhe ferraristët Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen.

Duket se në këtë fundjavë, Ferrari është më në avantazh sesa Red Bulli. Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo kanë qenë më të ngadaltë se “Kokëkuqet” në të dyja sesionet e para të provave të lira.