balotelli

Balotelli: Ja çfarë do të bëj nëse shpallemi kampion me Nice-n

Mario Balotelli ka premtuar se do të “fluturojë me helikopter mbi Nice” nëse skuadra arrin të triumfojë në Ligue 1, gjatë këtij sezoni.

Periskopi.com Sporti

26-vjeçari ka heshtur kritikët gjatë këtij stinori duke realizuar gjashtë gola në po aq paraqitje në ligë.

Ai poashtu i ka ndihmuar ekipit të ngjitet në pozitën e parë në tabelë, tri pikë mbi kampionin në fuqi, Paris Saint-Germain.

Dhe, përkundër faktit se PSG mbetet favorit për titull, Balotelli ka plane për festë interesante në rast se Nice arrin të triumfojë në fund.

“Ka edhe shumë deri në fund por nëse e fitojmë titullin, do të fluturojë me helikopter mbi Nice”, deklaroi ai për “Mediaset”, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam i lumtur këtu në Nice. Jam adaptuar shpejtë në një vend fantastik. Ka shumë futbollistë të rinj në ekip dhe trajneri është shumë i mirë, kam gjetur gjithçka të favorshme”, theksoi Balotelli.

balotelli

Balotelli: Këtë lojtar të Liverpool e dua te Nice

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli do të dëshironte ta shihte në skuadrën e tij mbrojtësin e Liverpoolit, Mamadou Sakho.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se francezi është një ndër lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.

“Sakho? Ai është një ndër mbrojtësit më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”, deklaroi Balotelli.

“Do e pyes atë nëse dëshiron të vijë te Nice”, shtoi ai.

Sakho ka humbur vendin e titullarit te Liverpool dhe mund të largohet nga Anfield Road në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

balotelli-football-nice_3799669

Balotelli me fjalë të mëdha: Ja pse erdha te Nice

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli ka treguar arsyen e transferimit te kjo skuadër në verën e fundit.

Periskopi.com Sporti

Italiani u largua përfundimisht nga Liverpool për të kaluar te skuadra franceze, ku thotë se këtë e bëri për të fituar tituj.

Madje, sulmuesi problematik beson se skuadra e tij mund të shpallet kampion në këtë sezon në Ligue 1, por pranon se një gjë e tillë është e vështirë.

“Kam ardhur te Nice për të fituar diçka”, tha Balotelli.

“Titulli? Është i mundur, por do të jetë e vështirë. Kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe jam i lumtur këtu, mund të bëjmë më mirë. Dua të shënoj gola, jam në formë, por jo në kulmin e saj. Jam aty te 60-70%, sepse kisha një vit që nuk luaja”.

“Këtu tifozët janë shumë të zjarrtë, më të zjarrtit që kam parë ndonjëherë. Jam i lumtur që njerëzit këtu më duan”, shtoi ai. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli me rekord, barazon Ibrahimovic

Sulmuesi problematik Mario Balotelli po kalon një ndër sezonet më të mira të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Me ekipin e ri, Nice, po kryeson në “ligën e parë” franceze, duke i dhënë fund dominimit disa vjeçar të PSG-së. Përveç suksesit të klubit, italiani po arrin edhe statistika mjaft të mira personale.

Ai në shtatë ndeshje të luajtura ka shënuar po aq gola, me një mesatare një gol për ndeshje, duke e barazuar rekordin që mbante Ibrahimoviç gjatë sezonit 2012/13.

Gjithsesi duhet parë deri në fund të sezonit, pasi nga një futbollist si Balotelli mund të presës gjithçka.

balotelli-football-nice_3799669

Balotelli nga një i ‘çmendur’ në lider të skuadrës

Mario Balotelli është duke shkëlqyer në skuadrën e tij të re, Nice.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi problematik si duket e ka gjetur vetën në skuadrën franceze pas transferimit të tij nga Liverpool. Italiani njihet për jetën e tij luksoze dhe problemet që i shkakton ku do që shkon, por ai është përshtatur mjaft mirë më shokët e tij të ri.

25-vjeçari nëse vazhdon kështu sigurisht se klubet e mëdha përsëri do të dëshirojnë shërbimet e tij. Ish antari i Inter, Milan, Manchester City, Liverpool është duke e udhëhequr skuadrën e Nice drejt titullit në ligën franceze. Ai përveç që shënoi dy herë në ndeshjen e fundit, ai ndihmoi edhe bashkëlojtarët të shënojnë duke bërë dy asistime për gol gjatë fitores 4-1 ndaj Nantes.

Screen-Shot-2016-09-29-at-11.56.21
Mario Balotelli, Nice

Nice nuk e ka fituar ‘League One’ që nga viti i largët 1959 dhe si duket këtë sezon është në rrugë të drejtë për t’u shpallur kampion në krye me ‘Super Marion’. Balotelli në pesë ndeshje ka shënuar gjashtë gola. /Periskopi.com

balotelli

Kush po flet fjalë të mëdha për Balotellin?

Ylli i ri françez në rritje, Vincent Koziello ka thurrur elozhe për italianin karizmatik, Mario Balotelli.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se Balotelli është një lojtar i madh.

“Balotelli është një lojtar i madh. Ai shënon super gola, ai na bën që të fitojmë lojët. Sa përket sjelles së tij është gjithçka në regull, dhe nuk e konsideron veten yll, edhe pse ai është. Ai është qesharak dhe këtu është adaptuar mjaft mirë këtu në Nice”, tha Koziello. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli me rekord

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli e ka nisur mirë karrierën te skuadra franceze.

Italiani tashmë ka vulosur një rekord personal, duke shënuar në dy ndeshje radhazi nga dy gola.

Këtë 26-vjeçari e arriti mbrëmë në fitoren ndaj Monakos.

Italiani më herët ishte pjesë e Interit, Manchester Cityt, Milanit dhe Liverpoolit./Periskopi.com

balotelli

Mund ta fitoj ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i huazuar te Nice në Francë, Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

Futbollisti problematik, i cili shënoi mbrëmë dy gola te skuadra franceze ndaj Marseille, beson se mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ në dy ose tre sezonet e ardhshme.

“Nuk është tepër vonë. Duke punuar mirë dhe duke qenë serioz, unë mund ta kem atë për dy ose tre vjet”, deklaroi Balotelli.

“Në dy vjetët e fundit kapaciteti im është rritur nga 10 në 80%. Unë kam filluar të punojë më shumë në dy vjetët e fundit”. /Periskopi.com