Conte: Costa e Kante? Do të jetë një test për Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se do të jetë e vështirë zëvendësimi i dyshes së suspenduar Diego Costa dhe N’Golo Kante për ndeshjen kundër Bournemouthit në “Boxing Day”.

Periskopi.com Sporti

Top-golashënuesi Costa dhe mesfushori Kante janë të suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë që morën në fitoren 1 me 0 ndaj Crystal Palacet të shtunën. Të dy do të mungojnë për ndeshjen e vikendit.

chelsea
Costa dhe Kante, lojtarët kyç në formacionin e Contes

 

“Janë dy lojtarë të rëndësishëm, por ne jemi duke punuar mirë këtë javë që të gjejmë zgjidhje për të luajtur mirë dhe të vazhdojmë fitoret. Është test i mirë për ne mungesa e lojtarëve të rëndësishëm”, ka thënë Conte.

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Conte: Nuk kam pasur ide se kush ishte Kante

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, ka deklaruar se nuk e kishte dëgjuar emrin e mesfushorit, N’Golo Kante.

Periskopi.com Sporti

Kante është shëndërruar në mesfushorin më të mirë defanziv të ligës angleze në këto dy sezonet e fundit, pasi që ishte lojtari kyq në sezonin e kaluar tek Leicester, ku arritën të shpallen kampion të Premier Ligës.

“A e njihja para se të vija këtu? Përgjigja është jo, por e njoh tani. Mendoj se është një mesfushor i kompletuar, jo vetëm në aspektin defansiv. Më pëlqen kur ai bën presion në sistemin që po luajmë tani, ai është shumë i mirë. Jemi shumë të lumtur që e kemi në radhët tona”, ka thënë Conte, për Goal.com.

Kante është transferuar këtë sezon të ekipi londinez, ku me paraqitjet e tij mahnitëse ka bërë që lojtar si Fabregas, të mos gjejë vend në formacionin e Contes. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Shpresoj që Kante të mos bëhet më i mirë se unë

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Chelseat, Claude Makelele ka folur për krahasimet mes tij dhe mesfushorit aktual të ‘blues’, N’Golo Kante.

Francezi shpreson se bashkëkombësi i tij nuk do të bëhet më i mirë sesa ai dikur.

“Unë e pëlqej N’Golo Kante, por nuk e di nëse ai do të jetë më i mirë se unë”, deklaroi Makelele.

“Ai është një lojtar i ri dhe më pëlqen, por unë shpresoj se ai nuk do të bëhet më i mirë sesa unë dikur”, ka shtuar ai. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë