messi

Duam ta transferojmë Messin

Periskopi.com Sporti

Newell Old Boys shpresojnë të nënshkruajnë me super-yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Këtë e thotë Presidenti i klubit argjentinas, Cristian D’Amico, i cili shprehet i bindur se ky klub do të shkruante historinë nëse do të transferonte pesë herë fituesin e ‘Topit të artë’ para kampionatit botëror ‘Russia 2018’.

“Jam i bindur, ashtu si shumë shokë të mi, që ne mund të shkruajmë historinë si klub nëse do të arrijmë të marrim lojtarin më të mirë në botë”, deklaroi D’Amico.

“Unë mendoj se ne jemi duke u përpjekur për të arritur kënaqësinë që ta shohim Messin me fanelën tonë”. /Periskopi.com