Një avion shpërthen në flakë në pistën e aeroportit të Nju Jorkut

Periskopi.com Lajme

Piloti i fluturimit të “Argentina Airlines” njoftoi se motori i avionit kishte marrë zjarr vonë mbrëmjen e të enjtes.

Autoritetet janë duke hetuar pasi një avion mori zjarr në aeroportin “Kennedy” të Nju Jorkut.

Pamjet e shfaqura tregojne një avion që kishte marrë flak në pistë, shkruan “Mirror.com”

Piloti i fluturimit të argjentinas ngriti alarmin për zjarr ndërkohë që avioni ishte në pistë duke u përgatitur për fluturim, tha policia.

Image

Reklamë
Reklamë

10 vendet romanike për t’u vizituar më 14 shkurt (FOTO)

14 shkurti është dita e të dashuruarve.

Periskopi.com Galeria

Lulet dhe trëndafilat janë shumë të mirëpritura, por një udhëtim i shkurtër së bashku me personin zemrës do të ishte akoma më i bukur.

Këtu janë 10 destinacionet romantike, ku të dashuruarit mund të zgjidhnin për ditën e Shën Valentinit.

1.Verona, Itali

verona

2.Brighton, Britania e Madhe

brighton-pier-sunset

3.Viena, Austri

viena

4.Lisbon, Portugali

lisbon

5.Paris, Francë

paris

6.Ontario, Ujëvara e Niagarës

niagara

7.Ctswolds; Britani e Madhe

cotswolds_cnt_6nov09_istock_b

8.Surrey, Britani e Madhe

A general view of a Haslemere town centre at Surrey, England. The town boasts community spirit and a low crime rate   Image shot 05/2010. Exact date unknown.

9.Uells, Britani e Madhe

uells

10.New York

new-york-city

 

Reklamë
Reklamë

11-vjeçari jep këshilla në metronë e Nju Jorkut, me pagesë

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Sa kushton të dëgjosh live Luana Vjollcën? Çmimi i pabesueshëm

Është bërë e famshme si moderatore, megjithatë kohëve të fundit arriti të depërtojë edhe në muzikë.

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja është bërë pjesë e grupit Babastars me të cilin ka nisur një turne në Amerikë. Së bashku me kunatin e saj, Getoar Selimi dhe reperin Majk, tre artistët do të performojnë në prag të festave të fundvitit në Michigan, Boston dhe New York.

Bileta për këto koncerte shkon nga 40 deri në 50 dollarë për person pa pije teksa shifrat kapin numra edhe më të lartë për tavolinat VIP. E kritikuar për aftësitë e saj në të kënduarin live, mbetet të shohim së sa sukses do të ketë Luana.

Reklamë
Reklamë

Stuhi bore në New York, shënohet viktima e parë

Një person humbi jetën në New York nga stuhia dimërore që solli 43 centimetra borë e detyroi autoritetet të nxjerrin një paralajmërim ‘rreziku’ në disa pjesë të këtij shteti.

Periskopi.com Lajme

 

Viktima kishte humbur kontrollin e automjetit dhe mesohet se është përplasur me një kamion që vinte përballe. Shoferi i kamionit ka shpëtuar nga incidenti vetëm me disa lëndime të lehta.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani ku drejtuesit e makinave kanë vështirësi në lëvizje prej akullit. Ekspertët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e gjysmës veriore të Shteteve të Bashkuara dueht të përgatitet për ngricat që parashikohet të jenë të ngjashme me situatën e rrezikshme të krijuar në vend nga fronti polar i vitit 2014.

Reklamë
Reklamë

Ish-kryetari i New York-ut, ua tha serbëve në sy që i kanë merituar bombardimet

Ish-kryetari i New York, Rudolf Giuliani, tregoi në një intervistë për CNN të premten se si dukej vizita e tij në Beograd, në vitin 2012, dhe çka u kishte thënë serbëve atje.

Periskopi.com Lajme

Rudy Giuliani mbrojti fuqishëm lidhjet e tij të biznesit me qeveritë e huaja dhe punën e kompanisë së tij ligjore për klientë dhe vende të huaja, në një intervistë të premten në CNN, raporton Gazeta Express.

Ish-kryebashkiaku i New York City, konsiderohet si kandidati më serioz për Sekretar të Shtetit në Qeverinë e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, por raportimet e punës së tij të kaluar konsulente për qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Serbinë, kanë ngritur shqetësime për konflikt të interesit nëse ai do të zgjidhej në atë pozitë.

Giuliani kontaktoi CNN, në përgjigje të një storie nga KFile në CNN, rreth punës së tij konsulente në vitin 2012 me politikanët serbë të lidhur me të akuzuarin për krime lufte, Slobodan Milosevic. Giuliani tha se kishte ofruar këshilla për zhvillimin e qytetit të Beogradit. Në intervistën në atë kohë, Giuliani kishte thënë se ai ishte atje “për të dhënë këshilla” për Aleksandar Vucic, tani kryeministër i Serbisë, i cili kishte kandiduar për kryetar të komunës në atë kohë. Giuliani tha se ai ishte paguar nga një kompani e Londrës të përfshirë në krijimin e përbashkët të një plani për zhvillimin ekonomik të Beogradit. Raportimet e shtypit në atë kohë citojnë Vucic duke thënë se ai e kishte ftuar Giulianin ta këshillojë atë.

Në intervistën e së premtes, Giuliani tha se ai ishte i ftuar nga kompania e Londrës dhe se ekipi i tij ka vlerësuar ofertën dhe ka konstatuar se ata mund të japin këshilla të dobishme në qytet. Ai gjithashtu mbrojti përmbajtjen e konsulencës të tij.

“Nuk shkova atje dhe për t’u dhënë një adresë të marrëdhënieve me publikun”, tha ai. “Unë shkova atje dhe mbajta një fjalim shumë thelbësor në një fushë të dijes, që është krejtësisht e ligjshme. Unë nuk e di se çfarë është ajo që kam gabuar. Ose, si mund ta vizatoni se ka qenë e gabuar”.

“Jam sjellur në një mënyrë shumë të ndershme. Përfshirë diçka shumë të guximshme, për të shtuar, ah po,’unë mendoj se ju është dashur që të bombardoheni’”, tha Giuliani, duke iu referuar bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO. “Sa njerëz shkojnë në një qytet dhe thonë: “Unë mendoj se ishte në rregull që u bombarduat. Ti e di se sa shpesh e kam bërë këtë”?

Reklamë
Reklamë

Në New York evakuohet qendra tregtare, dëgjohen të shtëna

Forcat policore me pajisje të rënda e kanë rrethuar qendrën tregtare CrossGate Mall në New York dhe momentalisht po vazhdon evakuimi pas raportimeve se janë dëgjuar të shtëna.

Periskopi.com Lajme

Nuk ka informacione për të plagosur, transmeton lajmi.net

Deri te incidenti ka ardhur në afërsi të dyqanit të prodhimeve “Apple”, ndërsa deri me tash dy persona janë arrestuar, raportojnë mediat amerikane.

 

Klikoni këtu pë video dhe foto

 

 

Reklamë
Reklamë

New York-u në panik: Fëmijët po zhduken në mënyrë misterioze

Banorët e New York-ut janë duke jetuar në frikë, pasi një numër i fëmijëve çdo ditë po zhduken nga autobusët e shkollave, çerdheve apo shkollave private.

Periskopi.com Lajme

Vetëm gjatë këtij viti, në metropolet amerikane janë zhdukur 457 fëmijë në mënyrë misterioze, kanë bërë të ditur nga zyra e komisionarit special për kontrollin e shkollave të New York-ut, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve zhduken fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe fëmijët e moshës 3-4 vjet, shkruan “New York Post”.

Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, ka zgjeruar hetimin për shkak të numrit shqetësues të fëmijëve të zhdukur nga shkollat e Nju Jorkut, që është për 279 raste më i madh krahasuar me vitin 2014.

Edhe pse këshilli i qytetit të New York-ut gjatë nëntorit të vitit të kaluar, pati instaluar mbi 21 mijë alarme në dyert e 1.200 shkollave dhe çerdheve, shumica e objekteve që kujdesen për fëmijë janë të pasigurta, dhe kështu përveç rrëmbimeve, ekzistojnë raste kur vullnetarisht ikin.

Për më tepër, për zhdukjen e fëmijëve përgjegjësinë e bartin edhe mësueset dhe edukatoret të cilët nuk i vërejnë fëmijët duke bredhur rrugëve, por ka pasur raste që janë kthyer nga udhëtimit apo ekskursioni me më pak fëmijë sesa kur ishin nisur.

 

Ka ndodhur që fëmijët u janë dorëzuar personave të panjohur të cilët janë prezantuar si të afërmit e tyre!

Qytetarët kanë qenë më së shumti të shqetësuar me rastet e zhdukjes së vajzës së vogël me autizëm, trupi i të cilët pas disa ditëve është gjetur në afërsi të lumit Hudson, si dhe me një gjyshe e cila kishte dërguar në shtëpi një trevjeçar të panjohur duke menduar se është nipi i saj.

Reklamë
Reklamë