kosova2

New York Times me reportazh të jashtëzakonshëm për Kosovën

Gazeta e famshme amerikane, “New York Times”, ka bërë një reportazh të jashtëzakonshëm për Përfaqësuesen e Kosovës rreth vështirësive historike nëpër të cilat ka hasur dhe pjesëmarrjen në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Periskopi.com Sporti

“NYT” ka dërguar ekipin në Shkodër për ndeshjen e Kosovës ndaj Kroacisë, për të përcjellë nga afër ndeshjen e parë të “Dardanëve” në shtëpi, në rrugën drejt Rusisë.

“Kosova është përballur me shumë beteja në historinë e saj, që kulmuan me kryengritjen rraskapitëse kundër sundimit serb në fundin e viteve 90. Pavarësia u shpall në vitin 2008 dhe më pas u luftua për të fituar njohjen e gjerën ndërkombëtare nga viti në vit.

Në maj, kur FIFA njohu Kosovën, festa ishte e madhe në këtë vend, që me shumicë është etnikisht shqiptare”, shkruan “NYT”.

“Njohja nga FIFA ka nxjerrë në pah edhe probleme. Vendi më i varfër në Evropë nuk ka një stadium futbolli që i plotëson standardet ndërkombëtare dhe për këtë arsye, ndeshja e parë kualifikuese e Kupës së Botës u zhvillua në vendin fqinjë, Shqipëri”, përcjellë “GazetaOlle.com”

“Situata është e komplikuar. Shumë lojtarë të Shqipërisë janë shqiptarë nga Kosova, ndërsa disa prej tyre janë kthyer te Kosova pasi që FIFA e njohu këtë vend”.

Tutje, gazeta amerikane rrëfen atmosferën në Shkodër, nga udhëtimi disa-orësh i tifozëve të Kosovës drejt “Loro Boriçit” e deri te dëshira e madhe për një Shqipëri Etnike.

“Pasi bën udhëtim prej pesë orësh përtej kufirit që i ndanë dy vendet, mijëra tifozë të Kosovës kanë zbritur nga autobusët e tyre me këngë e valle. Udhëtimi drejt stadiumit ishte i mbushur me fishekzjarre blu e verdhë dhe me thirrjet “Shqipëri Etnike”, dëshirë kjo për t’i bashkuar shqiptarët etnikë që janë të ndarë në pesë vende: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi”.

Në fund, përtej raportimit për humbjen e Kosovës dhe fitores së Shqipërisë, “NYT” qet edhe një herë në pah problemet që sjellë mos-njohja e pavarësisë, në këtë rast nga Ukraina dhe Rusia.

“Kosova u mposht nga Kroacia 6:0, ndërsa gëzimi më i madh në stadium erdhi në pjesën e dytë, kur erdhi njoftimi se Shqipëria ka fituar ndaj Lihtenshtajnit 2:0. Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Ukrainës, por ajo do të mbahet në Poloni për shkak se Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe refuzon të presë ndeshjen në shtëpi. Edhe Botërori 2018 luhet në një vend që s’e ka njohur Kosovën, në Rusi.