Funeralet më të mëdha në histori, njëri nga ta është i Shën Nënë Terezës

Njerëzit e mëdhenj largohen me funerale të mëdhenj.

Periskopi.com Lajme

Më poshtë po rendisim gjashtë funeralet më të mëdha të historisë.

Funerali për Papa Gjon Palin e II

funerali-i-papa-gjon-palit-ii

Funerali i Papa Gjon Palit IIShtypi e ka vulosur ceremoninë mortore më të madhe në historinë botërore në emër të Papa Gjon Palit II. 2 miliardë shikues, 1 milion njerëz që kanë marrë pjesë në ceremoni dhe krerë shteti nga më shumë se 80 kombe, tregojnë se Papa ishte një nga njerëzit më me influencë dhe jo vetëm të kishës katolike. Drejtuesi për 26 vjet i 1 miliard katolikëve vdiq në 2 prill të vitit 2005, pas një lëngimi të gjatë. Vlerësohet si një nga kishtarët që udhëtoi më shumë mes njerëzve. Polaku Karol Vojtila, ka udhëtuar në 123 vende të botës, mes tyre dhe në Shqipëri.

Funerali për Lady Diana

funerali-i-lady-dianes

Funerali i Lady DianësPas tij, vjen një grua që përloti jo vetëm Britaninë e Madhe, por të gjithë botën. Është princesha Lady Diana, e cila vdiq në një aksident rrugor më 6 shtator të vitit 1997. Sipas të dhënave nga gazetat e kohës, mbi 1 miliard e gjysmë shikues nga e gjithë bota kanë ndjekur funeralin e saj. Më shumë se 1 milion njerëz përbënin kortezhin që shoqëronte arkëmortin me trupin e saj. 43 libra me shënimet e ngushëllimit janë mbushur në Pallatin Kensingtons, ku u bënë homazhet dhe 580 mijë mesazhe ngushëllimi elektronike mbërritën në javën pasi vdiq princesha.

Funerali për Xhon Kenedin

381091 10: The funeral procession of President John F. Kennedy goes into Arlington Cemetary in Washington. On November 22, 1963, Kennedy was killed by an assassin's bullets as his motorcade wound through Dallas, Texas. Kennedy was the youngest man elected President; he was the youngest to die. (Photo by National Archive/Newsmakers)

President John F. KennedyPas funeralit të Lady Dianës, sipas të dhënave, renditet ai i Xhon Kenedit, presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili u vra më 22 nëntor të vitit 1963. Shifrat janë shumë pak më të ulëta. Rreth 800 mijë njerëz kanë shoqëruar trupin e presidentit amerikan ditën e varrimit. Në median e kohës, shkruhet se që në funeralin e mbretit të Britanisë së Madhe, Eduardi VII, në vitin 1910 s’ishin mbledhur më shumë presidentë, kryeministra dhe mbretër. 220 personalitete të huaja, përfshirë 19 krerë shteti dhe anëtarë të familjeve mbretërore nga 92 vende, ndoqën funeralin. Një pjesë e madhe e tyre, u kalua pa u vënë re nga masa e madhe e njerëzve. Funerali u ndoq me satelit nga 23 shtete, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik.

Funerali për Nënë Terezën

September 1997, Calcutta, India --- Mother Teresa's Funeral Service --- Image by © Peter Turnley/CORBIS
September 1997, Calcutta, India — Mother Teresa’s Funeral Service — Image by © Peter Turnley/CORBIS

Mother Teresa’s Funeral ServiceNga presidenti amerikan, të dhënat të çojnë në funeralin e Nënë Terezës. U varros në Kalkuta të Indisë, e rrethuar me mbretëresha, kardinalë dhe presidentë, por veçanërisht nga të varfrit dhe të pafatët të cilëve ajo u dedikoi jetën. Rreth 150 mijë njerëz ndoqën funeralin në stadiumin e qytetit, ku pesë dekada më parë, Nënë Tereza filloi të ndihmonte të varfrit.

Funerali për Xhorxh Best

funerali-i-xhorxh-best

Pesëdhjetë mijë njerëz më pak, shoqëruan kortezhin për legjendën e futbollit Xhorxh Best. Funerali i tij, u shënua si funerali më i madh në Irlandën e Veriut dhe u transmetua nga BBC UTV, RTÉ, ITV Neës, BBC Neës 24, Sky Neës, Sky Sports Neës, EuroNeës and MUTV.

Funerali për Elvis Presley

funerali-i-elvis-presley

Funerali i Elvis PresleyTë njëjtën “famë” kishte edhe funerali i mbretit të rokut Elvis Presley, i cili u nda nga jeta më 16 gusht 1977. Flamujt u valëvitën në gjysmë shtizë në Tenezi dhe Misisipi, ndërkohë që mijëra fansa të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij. 100 mijë pelegrinë mbërritën nga e gjithë bota për të shoqëruar trupin e yllit të muzikës në banesën e fundit. Por jo vetëm atë. Presidenti amerikan Jimmy Carter iu drejtua popullit, duke thënë se bashkë me të u varros dhe një pjesë e kombit tonë”.

Pë ata që nuk e dinin, Shën Nënë Tereza vizitoi pesë herë Kosovën – foto të rralla

Akoma sot ka njerëz ndër ne që dyshojnë për vizitat e Shën Nënë Terezës në Kosovë.

Don Lush Gjergji Lajme

Javët e fundit është rizgjuar “kërshëria” e disa medieve që duan të “vërtetojnë” me fakte vizitat në fjalë, përkundër publikimeve të herëpashershme në media të shkruara dhe libra. Për lexuesit e Dritës, Mons. Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, na i risjell edhe njëherë faktet me fotografi të vizitave të Nënë Terezës në Kosovë.

Shën Tereza jonë ishte pesë herë në Kosovë:

  1. Vizita e parë e Nënë Terezës ishte më 9-12 korrik 1970. Gjatë kësaj vizite ka qenë në këto vende: Prizren, Shkup, Letnicë, Ferizaj, Gjakovë.

Ndër personalitete të atëhershme kishtare ka takuar: Imzot Joakim Herbut, ipeshkëv, Imzot Nikë Prela, ipeshkëv, e shoqëruar nga Mons. Nikollë Mini, famullitari i atëhershëm i Przrenit dhe kushëriri i saj. (Rreth kësaj vizite më gjerësisht lexo:  Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Tereze, DRITA, 1990, botimi i dytë, f. 233-235).

1

Mons. Nikollë Mini gjatë intervistës me Nënën Tereze  (Prizren, 12 korrik 1970).

  1. Hera e dytë ishte 28-30 mars 1978 vizitoi: Shkupin, Ferizajin, Prizrenin, Letnicën dhe pati shumë takime edhe me popull:

Mesha me popull dhe kler në  barakën në “Bitpazar” në Shkup;  fjalët përshëndetëse të Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela;  Fjala e Nënës Tereze; Biseda e Nënës Tereze me televizionin e Shkupit; Përshtypjet pas takimit me Nënën Tereze. (Më gjerësisht lexo, Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 235-249).

2-1

Nënë Tereza dhe Don Lush Gjergji duke e kënduar këngën e Zojës së Letnicës, “N’Cernagore kem nji Nanë”. (Letnicë, 1978)

22

Nëna Tereze në kapelë në “Bitpazar” (Shkup, 28 mars 1978).

  1. Hera e tretë ishte 26 – 29 qershor 1980: Shpallet “Qytetare e Nderit” të Shkupit dhe pati shumë takime publike:

Me kryetarin e Shkupit, Metodi Antonov; nënkryetarin e KE të RSM-së Vasil Tugjarov; vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut;  jetimoren e Shkupit; takimin me gazetarë.

Me 27 korrik 1980 ishte në Binçë:

Mesha me popull, me fjalën e rastit të Imzot Joakim Herbut, Imzot Nikë Prela;  dhe fjala e Nënës Tereze;  Vizita e Nënës Tereze në Letnicë;

Më 28 korrik 1980 Nëna Tereze në Prishtinë: takimi në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës  me kryetarin Bahri Oruçi, nënkryetarin Pajazit Nushi dhe bashkëpunëtorët.

Më 29 korrik 1980 largimi i saj nga Kosova, Prishtina. (Më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 249-279).

3-1

Intervista e Avni Spahiut me Nënë Tereze (Prishtinë, 26. 06. 1980).

32

Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980).

33

Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980).

3-9

Nëna Tereze me Vasil Tugjarov (Shkup, 27. 06. 1980).

3-10

Nëna Tereze me kryetarin e Shkupit Metodi Antonov (Shkup, 27. 06. 1980).

38

 

Nëna Tereze me dy ipeshkvintë e atëhershëm, Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela (Letnicë, 28. O6. 1980).

3-7

Nëna Tereze në kishën e “Shna Ndout” duke e lutur Rruzarën me popull  (Binçë, 28. 06. 1980).

3-4

Nëna Tereze me murgesha dhe meshtarë (Shkup, 27. 06. 1980).

  1. Hera e katër ishte në Kosovë 22-23 tetor 1982, me vizitë në Shkup, Letnicë, Ferizaj, Prizren, Zllokuqan dhe Pejë.

Gjatë kësaj vizite Nëna Tereze e hapi kuvendin e “Misionareve të Dashurisë”, me ftesë të famullitarit të atëhershëm, të ndjerit  Dr. Don Gjergj Gjergji.

4-1-zllakuqan-nena-tereze

Nënë Tereza e shoqëruar nga Don Mark Sopi, famullitari i Zllakuqanit dhe Don Fran Sopi, famulltar i Klinës (1982).

4-4

Nëna Tereze në kishën “Shën Katarina” (Pejë, 22 tetor 1982).

4-2

Nëna Tereze me Imzot Nikë Prela, Don Lush Gjergji dhe Don Fran Sopin. Don Lush Gjergji ia dhuron Nënës Tereze monografinë e parë “Nëna jonë Tereze” (Pejë, 22 tetor 1982).

Imzot Nikë Prela dhe Nëna Tereze (Pejë, 22 tetor 1982).

4-5

Nënë Tereza me Imzot Nikë Prela, meshtarë dhe motra të Kosovës (Pjeë, 22 tetor 1982).

  1. Hera e pestë gjatë qëndrimit të saj në Zagreb 17-19 korrik 1986, ishte në vizitë private motrave të saja në Pejë dhe në disa vende tjera (18. 07. 1986).

Me atë rast i dhurova Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën” dhe pata një intervistë me të për revistën tonë “DRITA”.  (Intervista dhe fotografitë janë botuar tek Revista “DRITA”, nr. 7-10, 1986, f. 8-9).

5-1

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

5-2

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

5-1

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986).

5-3

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

5-4

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

5-5

Don Lush Gjergji i dhuron Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën”.

 

 

37 vjet nga Nobeli për Nënë Terezën

Sot kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 37 vjet që kur Nënë Tereza ka marrë çmimin Nobel për Paqe.

Periskopi.com Lajme

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ajo ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta.

Mozaik i portretit të Nënë Terezës që pritet të hyjë në Librin Guinness

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku ka takuar mjeshtrin e mozaikëve Saimir Strati, i cili po krijon mozaikun me portretin e Nënës Terezë.

Periskopi.com Uncategorized

Ky mozaik, i cili po krijohet me kapëse të njohura si “staples” pritet të ketë dimensione gjigante të cilat do t’ia mundësojnë hyrjen në Librin e Rekordeve Guinness.

Vepra do t’i prezantohet publikut me rastin e shënimit të 28 Nëntorit.

Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar punën monumentale të artistit Strati, duke e falënderuar për këtë vepër të madhe të Shën Terezës, që po e krijon në shtetin e Kosovës.

Gjatë vizitës në Muze, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa ka vizituar edhe një punëtori e cila po zhvillohet me përfaqësues nga vendet e Ballkanit si dhe ka vizituar disa vepra të trashëgimisë kulturore dhe artistike.

zkp-2 zkp-6 zkp-3 zkp-5 zkp-2-1