Momenti emocionues kur nëna shqiptare takon të bijën pas 42 vitesh (Video)

Të rigjesh fëmijën tënd pas 42-vitesh lutje, lot dhe kujtimesh.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka qenë historia e dhimbshme që u transmetua sot tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek  ” E Diela Shqiptare”.

Historia e një nëne tashmë në moshë të madhe por që u bë me vajzë që në moshën 15 vjeçare dhe se lanë ta gëzojë ndjenjën e mëmësisë.

E përlotur dhe me shpresë në zemër sot ajo kërkonte të bijën që ia morën nga krahu i saj para 42-vitesh duke e lënë me zemër të thyer.

Sot pikërisht pas gjithë kësaj kohe e bija rikthehet në krahët e saj, si dëshmia e një dashurie të madhe të cilët se ka tretur për asnjë çast koha.

Në videon më sipër mund të shihni momentin emocionues të ritakimit pas 42-vitesh të nënës dhe vajzës së saj. /albeu.com

 

 

 

Mamaja e Noyzit përfundon në spital nga hashashi

Një nga historitë më epike dhe të sinqerta të treguara ndonjëherë në televizionet shqiptare, Noizy rrëfen sesi nëna e tij përfundoi në spital për shkak të një incidenti me disa ëmbëlsira të gatuara me vaj hashashi që ja kishte sjellë një fans i zjarrtë.

Periskopi.com Limonada

Pa e ditur se çfarë ishin, ajo kishte ngrënë dy copa prej ëmbëlsirave që ndodheshin në studion e të birit. Bashkëshorti, mjekët dhe I biri fillimisht nuk kanë arritur ta kuptojnë shkakun e gjendjes së saj derisa vetë Noizy vuri re se ëmbëlsirat mungonin.

Mes të qeshurave pafund në studio, ai tha “Do të më vrasë mami!”. /Xing.al.

Vajza shokohet kur shikon fotografitë nudo të mamasë

Një nënë britanike ka postuar disa foto provokuese duke vënë në siklet vajzën e saj.

Periskopi.com Limonada

Kathyrn Carman nga zona e Liverpulit festonte 50-vjetorin dhe vendosi ta bënte me një kalendar mjaft sensual.

“Dua të tregoj se jam ende e mrekullueshme pavarësisht viteve”, tha ajo.

Por vajza e saj Elise tha se ndjehet në siklet kur pa fotot e së ëmës në rrjetet sociale.

a1-262_1484827636-71864641485027082 a2-244_1484827637-16745631485027079 a4-221_1484827640-8609481485027076 a6-172_1484827653-81939061485027073 ballina_1484827641-44253811485027069

Djali rrah nënën, i shkakton fraktura në trup

Gruan, nënën, motrën… Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem për shoqërinë shqiptare, ndërsa rastet janë të shumta. Ngjarja më e fundit vjen nga Delbin, ku policia e këtij qyteti ka arrestuar 46-vjeçarin Artan Bahoja.

Periskopi.com Lajme

Policia thotë se ai ka dhunuar në banesë, në lagjen “Sinan Ballaci”, nënën e tij 63-vjeçaren B.Bahoja. E moshuara ka fraktura në trup dhe është në spital.

Dyshohet se dhuna 46-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj nënës edhe disa herë më parë. Artan Bahoja është njeri problematik, ndërsa ka bërë dhe 20 vite burg në shtetin grek.

Ai është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa ishte pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga shqiptarët, në shtetin helen. /tvklan/

Fëmijët më të zgjuar, ata që kanë nënat në punë

Fëmijët e nënave që punojnë janë më “të zgjuar” se ata që i kanë mamatë në shtëpi. Kjo del nga një studim i bërë nga “London School of Economics and Political Science” në Universitetin e Oksfordit.

Periskopi.com Lajme

Ekspertët kanë analizuar katër aspekte të zhvillimit të fëmijës shumë të vogël në moshë: cilësia e të folurit, aftësia për t’u socializuar me të tjerët, aftësia për të kryer veprime të përditshme dhe shpejtësi në lëvizje.

Nga studimi, del se nëse nënat punojnë, fëmija është më i zoti në të katër këto kritere të zhvillimit. Ndër të tjera, nëse i vogli shkon në struktura edukuese, kopsht apo në çerdhe, do të jetë më i aftë në aktivitetet e jetës së përditshme, përveç se do të solicializohet me të tjerët. Nëse pastaj do të rritet nga gjyshërit, do të ketë aftësi më të mëdha në të folur.

Ekspertët, kanë evidentuar që aktivitetet që e bëjnë fëmijën më të lumtur, janë leximi dhe psonisja. Dalja për shëtitje, paradoksalisht nuk përmirëson aftësinë e lëvizjes së fëmijës, por ndoshta arsyeja është për shkak se prindërit kanë tendencë për ta nxjerrë fëmijën me karrocë, ndonëse dalja me ta nuk është për fëmijën një moment i praktikës fizike.