Fjalët e para të Nehat Thaqit sapo shkeli në tokën e Kosovës

Periskopi.com Lajme

nehat thaqi

Nehat Thaqi tregon ku ishte nisur kur e arrestuan në Serbi

Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, sonte është kthyer në Kosovë, pasi qëndroi në paraburgim në Serbi për disa javë.

Periskopi.com Lajme

Në një bisedë Express, pas arritjes së tij në shtëpi, ka treguar se si është arrestuar nga autoritete serbe.

Ai ka thënë se ishte nisur për vizitë në Gjermani dhe Zvicër, ndërkaq  ka bërë me dije se nëpër Serbi kishte kaluar edhe disa vite më herët dhe nuk kishte pasur problem me autoritetet e këtij shteti.

“Unë jam nis për të shkuar në Gjermani dhe Zvicër dhe kishte pasur një fletarrestim për mua, i manipuluar apo jo nuk e di dhe ashtu më arrestuan. Të them sinqerisht, unë kam qenë edhe një herë më herët, në vitin 2012 nëse nuk gaboj. Ka qenë shumë e thjeshtë, ata gjithmonë pretendojnë se janë shtet demokratik, pretendojnë kah integrimet evropiane dhe unë duke u nisur nga kjo vendosa që të hy nëpër Serbi”, thotë Thaqi.

Nënkoloneli Thaqi ka sqaruar se ai në  Serbi nuk shkoi për qëllim  biznesi por mendoi ta përdorte këtë shtet si rrugë për në Gjermani dhe Zvicër.

“Jo nuk është e vërtetë, çfarë biznesi kam në Serbi, unë punoj në Policinë e Kosovës. Unë jam nis për vizitë në Mynih e mandej për të shkuar në Zvicër”, shpjegoi Thaqi.

Thaqi, i cili u arrestua mëngjesin e 29 shtatorit në kufirin e Dheut të Bardhë dhe qëndroi në paraburgim në Serbi, tha se trajtimi në burgjet serbe ishte i mirë. Ai tha se ndihet mirë për angazhimin e institucioneve të vendit për lirimin e tij, ndërkaq shtoi se do të punojë që “t’ia kthej borxhin Kosovës”.

Nehat Thaqi

Thaqi: U ndjeva krenar në burgjet e Serbisë

Nehat Thaqi është liruar nga burgjet e Serbisë e tashmë ka shkelur në territorin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Më të hyrë në vendlindjen e tij, ai ka thënë dy fjalë, duke treguar dy momente të tijat, raporton Periskopi

Në kohën sa qëndroi në burg, thotë se u ndje krenar që është shqiptar.

Falënderoi institucionet e Kosovës, duke thënë se kanë bërë punë të madhe për ta liruar atë, dhe premtoi se që nga nesër do i kthehet punës.

Nuk pranoi të fliste për detajet e arrestimit të tij, raporton Periskopi

“Jam ndje krenar në burgjet e Serbisë. Në lajme çdo ditë ka qenë që instituucionet Kosovës po angazhohen për qytetarët e vet. Shumë qytetarë serb të burgosur në Serbi ma kanë pasur zili që unë i përkas shtetit të Kosovës. Jam mburr që janë shqiptar”, tha ai.

“Nuk kam formë tjetër si të ja kthej borxhin institucioneve përveç të fillojë nga a nesër të jap maksimumin, të ja kthejë borxhin këtij shteti që aq shumë ka bërë për mua që unë të lirohem. Nuk dua të jap detaje se si ka ndodhur arrestimi im”, tha Thaqi raporton Periskopi

 

Enver Hoxhaj

Hoxhaj thotë se Nehat Thaqi pati qëndrim dinjitoz në burg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në bazë të informatave që ka pasur këto ditë për zyrtarin policor Nehat Thaqi, gjendja e tij psikike është mirë. Ai tha se Thaqi ka qëndruar dinjitoz gjatë kohës që ishte në arrest.

Periskopi.com Lajme

“Që nga dita e arrestimit të nënkolonelit, Nehat Thaçi më 29 shtator e deri në ditën e sotme kemi përcjell në baza ditore çdo zhvillim e sot kemi marrë një konfirmim që është liruar”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kemi përcjell shumë nota të protestës, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që Thaçi t’i kthehet familjes së tij. Si rezultat i partnerëve tanë ndërkombëtar dhe përpjekjeve tona si diplomaci e Kosovës që të mbrojmë interesin e çdo qytetari, ai ka arritur të lirohet”.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne kemi pasur pothuajse komunikim ditor, veçse ambasadori jonë nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, e ka vizituar shpesh e gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Për të tjerat ai mund të flas pasi të kthehet në Prishtinë. Pasi ajo që është e rëndësishme është që t’i kthehet familjes”.

Sipas tij, politika e Serbisë nuk ka ndryshuar shumë.

“Kjo fushatë e Serbisë, që të krijojë një frikë, për neve është e papranueshme dhe do të bëjmë përpjekje që të ushtrojmë presion. Kjo është një politikë e përndejkjeve që e ushtron shteti serb, që nuk ka ndryshuar shumë. Ne jemi shtet sovran dhe i pavarur dhe do ta mbrojmë secilin individ dhe do ta mbrojmë që të kenë kujdes kur udhëtojnë në Serbi”.

“Ne nuk duam që prej rasteve të veçanta të marrim vendime të përgjithshme. Jo vetëm dialogut, por mund të dëmtojnë dhe kredibilitetin e një shtetit të ri, që krahas mbrojtjes së qytetarëve ne bëjmë përpjekje që të ruajmë edhe prestigjin”.

Nehat Thaqi

Avokati i Nehat Thaqit thotë se dëshmitarët nuk e njihnin atë

Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq thotë se të tre anëtarët të familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.

Periskopi.com Lajme

“Një nga viktimat dëshmoi se nuk e njohin Nehat Thaqin dhe se ai nuk ishte njeriu që i dëboj nga Kosova. Ne presim që të lirohet menjëherë dhe të hiqet hetimi nga prokuroria. Koha e paraburgimit i skadoi më 28 tetor dhe nuk ka nevojë të jetë më atje për as edhe një ditë”, ishte shprehur për “Blic”, avokati Spahoviq, transmeton lajmi.net.

Thaqi në seancën dëgjimore të Prokurorisë  për Krim të Organizuar në Serbi kishte hedhur poshtë akuzat se kishte dëbuar familjen Milovanoviq, ai kishte thënë se gjatë asaj kohe ai ishte në Fushë Kosovë.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi u liruar sot rreth orës 16:00 nga qendra e paraburgimit në Beograd. Prokuroria pushoi hetimet ndaj tij pasi që nuk kishte fakte.

Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit (Foto)

Në mediat serbe janë publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Periskopi.com Uncategorized

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd.

Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu 1luktkqturbxy81zgm3nzm5zjdmmjaynzaxoty4zdq5yzbjmdhkowq3yi5qcgvnk5uczqmuamldlqlnadyawsovb9kyl3b1bhnjbxmvturbxy8xzdc0y2i0mtcwntk1mdqznjyyownhymq2mdzmntbmni5wbmchwga_1478018480-7218973

Nehat Thaqi

Nuk lirohet Nehat Thaqi, Gjykata ia vazhdon masën e paraburgimit

Gjykata Speciale në Beograd ka zgjatur sot paraburgimin për 30 ditë të tjera për drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar në zonën kufitare të Kosovës me Serbinë.

Periskopi.com Lajme

“Gjyqtari i procedurës paraprake e mori këtë vendim kështu duke  refuzuar propozimin e avokatëve mbrojtës për ndërprerjen e paraburgimit” i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”  Tanja Koljenshiq, zëdhënëse e gjykatës.

Thaçi është duke u hetuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Sipas Gjykatës Speciale në Beograd Thaçit i është zgjatur paraburgimi për 30 ditë, kështu duke u refuzuar propozimi i avokatëve të tij mbrojtës për ndalimin e këtij paraburgimi.

Shukri Buja

Nehat Thaqi nuk u arrestua pse ka qenë në UÇK, thotë Buja

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, shpjegon deklaratat e tij në Kuvend, të dhëna për Nehat Thaqin, i arrestuar nga policia serbe.

Periskopi.com Lajme

“Ajo çka unë kam deklaruar është publike, listat e ushtarëve janë publike. Nehat Thaqi nuk është arrestuar pse ka qenë në UÇK po pse është shqiptar dhe është drejtor i Policisë së Kosovës”, tha Buja i cili shtoi se lirimi i tij varet nga politika.

“Lirimin e Thaqit nuk e bëjnë avokatët mbrojtës, lirimin e Thaqit e bën politika”, theksoi Buja, në edicionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, kur u pyet për arrestimin dhe paraburgimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqit, nga ana e policisë serbe.

Ai këto komente i bëri pasi u pyet nga emisioni rreth deklarimeve të tij në kuvend së Thaqi ka qenë ushtar i UÇK-së.

Ndërsa në anën tjetër Thaqi, sipas avokatit të tij Vladimir Gajiq, kishte deklaruar ne prokurorinë serbe se nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Njëri nga avokatët e Thaqit në Serbi, Vladimir Gajiq, ka thënë se deklarata e deputetit Shukri Buja i ka bërë dëm Thaqit kur deklaroi se Thaqi ishte pjesë e UÇK-së.

“Kjo ka qenë një deklaratë e cila nuk i ka ndihmuar fort. Te ne gazetarët dolën dhe thanë së janë demantuar avokatët e Nehatit ndërkaq ne kemi thënë vetëm atë çka Nehati ka thënë para prokurorisë”, theksoi Gajiq për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Deputeti i PDK-së Shukri Buja kishte deklaruar në seancën e kuvendit se Thaqi ka qenë ushtar i UÇK-së, deklaratë kjo e kundërt me deklarimit e nënkolonelit të policisë para prokurorisë serbe.

Nehat Thaqi

Filloristë dhe fëmijët e Nehat Thaqit kërkojnë lirimin e tij

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Sereçi” në Ferizaj janë duke protestuar para ndërtesës së komunës për lirimin e nënkolonelit të policisë së Kosovës, Nehat Thaqi i arrestuar nga autoritetet serbe muajin e shkuar.

Periskopi.com Lajme

Në mesin e protestuesve janë edhe dy fëmijët e oficerit policor të cilët njëherit janë nxënës të kësaj shkolle, raporton Klan Kosova.

Thaqi, i cili u arrestua nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, në bazë të fletarrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit po mbahet në paraburgim.

Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Nish me arsyetimin e “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”.

Kuvendi

Nuk pajtohen as për draft-rezolutën për Nehat Thaqin

Nuk ka harmonizim të draft rezolutës mes partive politike pas debatit të djeshëm për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Gëzim Kelmendi ka konfirmuar se takimi i grupit për harmonizim të rezolutës ka përfunduar dhe PDK e LDK nuk pajtohen me pikën që kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, raporton Koha

Nga ana tjetër, PDK e LDK pritet të dalin me një propozim të tyre por që nuk specifikohen kushtet.

Kujtojmë se vazhdimi i seancës ende nuk ka filluar megjithëse ishte paralajmëruar për orën 10:00. Njëjtë kishte ndodhur edhe dje kur seanca e jashtëzakonshme e thirrur për orën 14:00 nisi në orën 16:00.

Nehat Thaqi

Nesër vazhdon seanca për Nehat Thaqin

Seanca e Kuvendit ku u diskutua për arrestimin e Nehat Thaqit do të vazhdojë edhe nesër.

Periskopi.com Lajme

Nesër pritet që deputetët ta votojnë një rezolutë në lidhje me arrestimin e Nehat Thaqit, drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë nga policia serbe, pasi sot nuk mundën ta bënin këtë gjë.

Pak para se vazhdimi i seancës të shtyhej për nesër, në Kuvend ishin të pranishëm vetëm 44 deputetë.

I përballur si edhe hera tjera me mungesë kuorumi, kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi mendimin e propozuesit të seancës së sotme Gëzim Kelmendi.

“Edhe nëse dojmë të procedojmë, nuk mund të procedojmë se nuk kemi kuorum të mjaftueshëm. Fjalën e ka propozuesi,” tha Veseli.

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi kërkoi që teksti i propozim-rezolutës të harmonizohet dhe votohet sonte.

“Sonte me përfaqësues të grupeve parlamentare të mblidhemi, ta harmonizojmë atë tekst e sonte ta votojmë. Se Nehati e meriton me nejt ktu jo deri vonë, po deri në mëngjes,” tha Gëzim Kelmendi.

Por më pas Kadri Veseli bëri të ditur se puna e mbetur do të kryhet nesër.

“Nesër do të mbajmë seancë (vazhdim) në ora 10 në mëngjes, bëj thirrje publike që deputetët me marrë pjesë ne senacë. Nuk ka mëditje për ata që nuk vijnë me votu. Po ashtu nesër në ora 9 grupet parlamentare ta dërgojnë nga një përfaqësues tek propozuesi i seancës (Gëzim Kelmendi) për harmonizimjn e tekstit të draft-rezolutës që do t’i paraqitet më pas Kuvendit,” tha Veseli.

Nehat Thaqi u arrestua nga Policia e Serbisë më 29 shtator në njërën nga pikat kufitare të Kosovës me këtë shtet. Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, ndërsa po hetohet për terrorizëm.

Nehat Thaqi

S’ka deputetë, shtyhet votimi i Rezolutës për lirimin e Nehat Thaqit

Numri i pamjaftueshëm i deputetëve pjesëmarrës në seancën e jashtëzakonshme, ka ndikuar që Kuvendi i Kosovës të shtyjë miratimin e Rezolutës me të cilën do të kërkohej lirimi i menjëhershëm i Drejtorit rajonal të Policisë, Nehat Thaqi, i cili po mbahet nën masën e arrestit në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Pas afër katër orë diskutimesh, deputetët vendosën që teksti i rezolutës të përpilohet nga një grup i deputetëve, në përbërje nga shumica e partive parlamentare.

Kurse votimi i saj, pritet të ndodhë të mërkurën, ngaqë të martën pjesëmarrja në seancë ishte tejet minimale.

Thaqi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Për çfarë gurë por flet Enver Hoxhaj, kur thotë se i lëvizën për lirimin e Nehat Thaqit

Periskopi.com Video
Albin Kurti

Kurti: Thaqi, viktimë e besimit të tij në Qeverinë e Kosovës

Ish- lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke folur në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë Nehat Thaqi tha se ky debat mund të jetë i vonuar dhe sigurisht që është i vonuar.

Periskopi.com Lajme

“Debati që po ndodh sot në Kuvend është mungesë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij nëse bisedimet nuk janë sipas kushteve të Kosovës atëherë ato janë sipas kushteve të Serbisë dhe kushtet në Bruksel kanë qenë ato të Serbisë.

“Dhe teksa nuk ka ndodh as normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, krerët e Kosovës flasin për etapën dhe fazën në vijim. Ata e quajnë pajtim. Ne me Serbinë nuk pajtohemi”, tha Kurti

Kurti tha se Nehat Thaqi ka besuar në deklaratat e Qeverisë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe siç tha Kurti: Ai është viktimë e besimit të tij në Qeverinë e Kosovës e posaçërisht në Edita Tahirin”.

Nehat Thaqi

Nota verbale e Ministrisë së Drejtësisë pas arrestimit të Nehat Thaqit

Në këtë notë verbale, Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se i ka dërguar ministrisë homologe në Serbi një notë verbale pas arrestimit të drejtorit rajonal të policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, në bazë të fletarresteve të lëshuara nga një gjykatë serbe.

 

 

nota2

Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë e pranon se akuza për Nehat Thaqin daton që nga viti 2010

Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Në një komunikatë, që përfshihen edhe deklaratat e saj në Kuvendin e Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit, ajo thotë se ministria që ajo drejton ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet, kundër arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, të ndaluar padrejtësisht nga organet serbe më 29 Shtator 2016 në territorin e Serbisë, raporton Periskopi

Nënkolonel Thaqi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. Akuza daton nga viti 2010 por nuk është komunikuar asnjëherë te organet e Republikës së Kosovës.

Më 3 tetor 2016, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nën bashkërendimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, janë dakorduar për të dërguar notë formale drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaqit, raporton Periskopi

 

Në shkresë është argumentuar se Serbia nuk ka juridiksion mbi veprat penale kinse të kryera në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Serbisë mbi Kosovës është shuar më 10 qershor 1999, kur Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër administrimin e Kosovës. Qe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, juridiksioni mbi territorin e Kosovës ushtrohet ekskluzivisht nga organet e Republikës së Kosovës.

Nota e dërguar i referohet edhe procedurave të dakorduara midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me bashkëpunimin juridik të datës 7 Tetor 2015 ku kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën e nënkolonel Thaqit te organet e Republikës së Kosovës.

Në rast se ka bazë dhe dëshmi se nënkolonel Thaqi, si shtetas i Republikës së Kosovës, ka kryer ndonjë vepër penale në territorin e Kosovës, organet e Republikës së Kosovës do të fillojnë procedurat përkatëse sipas legjislacionit të Kosovës.

Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në bashkërendim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë, është konsultuar paraprakisht me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, i cili ka refuzuar të përfshihet në komunikimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë rast konkret pasi që nuk është rast tipik i bashkëpunimit juridik të ndërsjellë, por komunikim i karakterit diplomatik.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar që nota është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë me datë 7 tetor 2016, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga pala serbe. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar për njoftim edhe te Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe te Shefi i EULEX-it, si dhe është shpërndarë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd te shumica e ambasadave të huaja për të qartësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me ndalimin e kundërligjshëm të nënkolonel Thaqit.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 10 Tetor 2016, është mbajtur seanca dëgjimore në prokurorinë serbe për krim të organizuar ku sipas avokatëve të nënkolonel Thaqit, janë konstatuar një numër i shkeljeve ligjore lidhur me ndalimin e nënkolonel Thaqit. Kështu, për shembull, është konstatuar se nënkolonel Thaqi nuk është ftuar asnjë herë nga gjykata serbe për t’u paraqitur dhe deklaruar rreth akuzës të cila i bëhet, si dhe është vërtetuar se ai ka kaluar edhe më parë nëpër territorin e Serbisë pa u ndaluar për veprën penale për të cilën akuzohet sot.

Ministria e Drejtësisë është në bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila ka rolin kryesor në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për rastin e nënkolonel Thaqit, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Zyrën e Kryeministrit.

“Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në tre muajt e fundit pas fillimit të mandatit të Ministres, ka ngritur një numër shqetësimesh në drejtim të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian lidhur me qasjen e Serbisë në kuadër të bashkëpunimit juridik të ndërsjellë. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim parimor se nuk do të ketë bashkëpunim juridik me Serbinë për rastet kur Serbia ka filluar procedura penale kundër shtetasve të Republikës së Kosovës për vepra penale kinse të kryera në territorin e Kosovës. Ministria e Drejtësisë, po ashtu, kundërshton çdo formë tjetër të juridiksionit të Serbisë, përfshirë mbi bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë. Çdo kërkesë e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të refuzohet edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

“Ministria e Drejtësisë po ashtu ka marrë qëndrim parimor se do të kërkojë ekstradimin e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës i cili ndalohet nga një shtet tjetër mbi bazën e akuzave të ngritura të Serbisë për vepra penale të kryera në Kosovë dhe ekstradimin i të cilit kërkohet nga Serbia.

Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të evituar ekstradimin e një shtetasi të Republikës së Kosovës për në Serbi, dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, që shtetasi i Republikës së Kosovës të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë nëse për këtë ka dëshmi”, thotë Hoxha./ Periskopi

 

Skender Hyseni

Skender Hyseni brengoset për deklarata, jo edhe për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se nga informatat që janë marrë nga avokatët e Nehat Thaqit se i njëjti edhe më herët ka udhëtuar për Serbi.

Periskopi.com Lajme

Duke u nisur nga kjo Hyseni tha se është e paqartë se pse mu në këtë kohë ka ndodhur kjo .

“Jemi kujdes që me asnjë deklarim publik mos ta rrezikojmë e që shkon ndesh me deklarimet që mund t’i bëj atje zotit Thaqi”, tha Hyseni.

Isa Mustafa

Kryeministri paqësor si gjithmonë, kërkon mos të kushtëzohet procesi i dialogut

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Serbia përmes ministrive dhe autoriteteve ndërkombëtare përmes Kuçit dhe përmes Ministrisë së Punëve të jashtme që Thaqi të kthehet në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

“Ju siguroj që Ministria e Drejtësisë, ajo e punëve të jashtme dhe e Brendshme kanë marr veprimet që Thaqi të kthehet në Kosovë dhe do të vazhdojmë të bëjmë këto veprime”, tha Mustafa.

Mustafa tha se Serbia po e zgjeron listat e njerëzve tanë ku kërkon arrestim nga Interpoli dhe Europol-i dhe kjo sipas tij është problem sepse Kosova nuk ka qasje në Interpol dhe Europol.

Mustafa tha se kushtëzimi i lirimit të Thaqit me procesin e dialogut nuk është në interes të Kosovës por është në interes të individëve të Serbisë .

“Ne konsiderojmë se duhet të vazhdojmë me dialogun e Serbisë”, tha Mustafa.

Nehat Thaqi

Nehat Thaqi në Beograd hedh poshtë aktakuzën

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi (40 vjeçar), ka hedhur sot poshtë aktakuzën e Prokurorisë serbe për krim të organizuar dhe të jetë përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Periskopi.com Lajme

Në Prokurorinë e Beogradit Thaqi është i akuzuar ta ketë dëbuar familjen Milivojeviq më 1 korrik 1999 afër Lipjanit. Ai ka thënë se në atë ditë ka qenë në Fushë – Kosovë, transmeton Koha.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë aty. Me bashkëshorten time kam qenë në muajin e mjaltit në Fushë – Kosovë. Në diçka të tillë kurrë nuk kam marrë pjesë”, ka thënë Thaqi duke shtuar se nuk njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq.

Avokati i tij Sead Spahoviq ka thënë për “Blic” se Thaqi është marrë në pyetje 15 ditë pas arrestimit dhe kjo është e palejueshme.

Kuvendi kujtohet për Nehat Thaqin tek pas 10 ditësh

Periskopi.com Video