Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu

Polici që ishte arrestuar nga Serbia, flet për arrestimin e Haradinaj

Për rastin e arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Thaçi ka theksuar se është ndjerë shumë keq kur mori lajmin për arrestimin e një ish-komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kontributi i të cilit dihet mirë se çfarë ka qenë.

“Në një moment mu kujtua vetja dhe me dolën parasysh peripecitë që i kam kaluar gjatë atyre ditëve që kam qëndruar në burg në Serbi. Por, prapë besoj se Ramushi do ta ketë më të lehtë se kemi të bëjmë me një shtet mik”, tha Thaçi për Telegrafin.

Sipas tij, Serbia duhet ta ndalojë këtë praktikë, ose duhet që dikush ta ndaloj, sepse këtë fat mund ta kenë edhe bashkëluftëtarët tonë tjerë.

Ndryshe, Thaçi kishte qëndruar rreth një muaj në burgjet e Serbisë, i arrestuar nga autoritet serbe, mbi bazën e një fletarresti të lëshuar mbi ish – ushtarët e UÇK-së.

 

Nehat Thaqi

Kosova po i përgatit shkresë zyrtare Serbisë për arrestimin e Thaqit

​Institucionet e Kosovës pritet që së shpejti t`i dërgojnë një shkresë zyrtare qeverisë së Serbisë përmes së cilës do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të Nehat Thaqit.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, i cili tha se janë duke u bashkërenduar me Ministrinë e Jashtme dhe me atë të Drejtësisë për veprimet e mëtejme, e të cilat, sipas ministrit Hyseni, duhet të jenë të matura.

Hyseni tha se vendimi për paraburgimin prej 30 ditësh të drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë është marrë me rekomandim politik, dhe se kjo, sipas tij, është e papranueshme.

Ministri tha se po punojnë që Beogradit t`i drejtohet një shkresë zyrtare për të kërkuar lirimin urgjent të  Nehat Thaqit.

Hyseni tha se lirimi i oficerit policor mund të bëhet përmes veprimeve institucionale e jo përmes folklorizmave të tepruar. Ai tha se logjika e arrestimit të njerëzve që kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë do të çonte në arrestime masive të serbëve dhe shqiptarëve.

Njohësit e rrethanave të sigurisë nga ana tjetër thonë së Kosova duhet të punojë që të ndërpritet kjo praktikë e njohur e shtetit të Serbisë.

Hyseni nga ana tjetër shprehet i bindur se Thaqi do të lirohet shpejt, derisa shpreson se kjo çështje nuk do të ketë nevojë të diskutohet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e jugut, Nehat Thaqi, është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar  në vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë.

Të premten autoritetet serbe i caktuan masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tani Nehat Thaçi gjendet në Qendrën e paraburgimit në Nish.