Për herë të parë “Alarm i kuq kombëtar” ndotja e ajrit në Kinë

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë alarmin kombëtar të kuq për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu

Periskopi.com Lajme

Në rajonet e veriut dhe lindjes së Kinës është dhënë për herë të parë “alarmi i kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë “alarmin e kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu.

Qendra Meteorologjike ka njoftuar se dukshmëria ka rënë nga 500 deri në 50 metra. Ajo ka kërkuar gjithashtu që të merren masa në aeroporte, rrugë dhe porte, si dhe iu ka kërkuar shoferëve që të ecin me shpejtësinë e duhur për shkak të ndotjes.

Javën e shkuar në Kinë u dha alarmi i ndotjes për 23 qytete, ndërkohë që u anuluan shumë fluturime në Pekin dhe Tienxhin. Në disa zona autoritetet urdhëruan ndalimin e ndërtimeve dhe mbylljen e shkollave.

Kina ndotja

Ndotja e ajrit në Kinë, anulohen qindra fluturime

Ndotja e ajrit e cila është efektive në pjesën e mesme dhe veriore të Kinës ka shkaktuar anulimin e 217 fluturimeve në kryeqytetin e vendit Pekin dhe 227 në Tianjin.

Periskopi.com Lajme

Sipas lajmit të “South China Morning Post” theksohet se në rajonet në fjalë norma e grimcave të dëmshme të matur në ajër është 12 deri në 20 herë më shumë se kufiri që pranohet nga Organizata Botërore Shëndetësore, raporton AA

Ndër të tjera theksohet se shikueshmëria në Pekin ka rënë deri në 50 metra, dhe si pasojë janë anuluar 217 fluturime në kryeqytet dhe 227 në Tianjin, duke lënë shumë udhëtarë në pritje nëpër aeroporte.

Kina ndotja

Ndotje alarmante e ajrit në Kinë, rekomandohet shmangja e ambienteve të hapura

Ndotja e ajrit në veri të Kinës në masë të madhe ka vështirësuar jetën në këtë pjesë të shtetit, ndërkohë që autoritetet e vendit kanë shpallur alarmin e shkallës së verdhë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më pak kohë të kalojnë në ambient të hapur.

Periskopi.com Lajme

Enti Meteorologjik i Kinës njoftoi se shkalla e ndotjes së ajrit është rritur në masë të madhe dhe se alarmi i verdhë vlen për Pekinin dhe për provincat Tianjin, Hebei, Henan, Shanxi dhe Shandong, raporton AA

Sinoptikët paralajmërojnë se ndotja e ajrit dhe retë e dendura të smogut do të mbizotërojnë edhe të dielën, ndërkohë që një përmirësim i vogël i cilësisë së ajrit pritet të bëhet të hënën.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët që sa më pak kohë të kalojë në ambiente të hapura, ndërsa gjatë daljes jashtë të mbajnë maska në fytyrë.

Ndotja e ajrit në vendin më të populluar në botë është një problem i përhershëm nga shkaku i zhvillimit industrial, megjithatë problemi është intensifikuar sidomos në dy vitet e fundit.

Pekini dhe Shangai kryesojnë listën e metropoleve më të ndotura të botës, dhe duket se ky është çmimi që paguajnë për zhvillimin e shpejtë industrial dhe urbanizimin galopant.