alepo

Popullata e Alepos, thirrje për hapjen e një korridori për ndihma humanitare

Banorët e Alepos të cilët ndodhen në luftën për mbijetesë për shkak të rrethimit dhe të bombardimeve të regjimit që prej 3 muajsh në Siri i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar hapjen e një korridori për ndihma humanitare dhe nëse kjo është e pamundur dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri, raporton Anadolu.

Periskopi.com Lajme

Drejtoritë e Shëndetësisë, Arsimit, Mbrojtjes Civile dhe një numri të madh aktivistësh në Alepo në një deklaratë të përbashkët të emërtuar si “Thirrja për Ndihmë” ditën e djeshme kanë pasi kanë tërhequr vëmendjen për përkeqësimin e situatës njerëzore në qytet theksuan se 271.526 persona ndodhen nën rrethim.

Në deklaratë vihet në dukje se në Alepo i cili ndodhet në ditën e 91-të të rrethimit, vetëm në 23 ditët e fundit janë kryer 2.300 sulme, përfshirë sulmet ajrore me bomba fuçi, thërrmuese dhe me përbajtje të gazit klorin.

Në sulmet ajrore njoftohet se që nga java e kaluar e deri tani janë bombarduar 8 spitale dhe qendra shëndetësore, 6 shkolla, 2 furra buke dhe 2 qendra të Mbrojtjes civile.

“Nuk mund të ketë një situatë më të tmerrshme”

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se nuk ka asnjë shërbim shëndetësor për popullatën në Alepo

“Që nga fillimi i luftës kanë kaluar 6 vite dhe jemi kuriozë se çfarë bën bota. Në luftë kanë humbur jetën më shumë se 500.000 persona. Për të vërejtur krimet e luftës të kryera në Siri edhe sa spitale dhe shkolla duhet të bombardohen?. Nuk mund të ketë një situatë më të tmerrshme se kjo. Ndodhemi në vitin 2016 dhe në një qytet mbahen të rrethuar 271.536 persona. Së shpejti nga bombardimet do të përballemi me vdekjet nga uria. Bota është përgjegjëse për 500.000 vdekjet dhe 271.536 personat e rrethuar. Jemi kuriozë se përse ekzistojnë Kombet e Bashkuara, dhe ligjet e të drejtave të njeriut?”, thuhet në deklaratë.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar në deklaratë më tej thuhet: “Keni ende diçka për të bërë. Kërkojmë nga ju që të ndaloni vrasjen tonë nga forcat ajrore të Asadit ose të paktën të kryeni presion diplomatik ndaj regjimit të Sirisë dhe Rusisë që të ndalojnë bombardimet ndaj Halepit”.

Thirrje për korridorin e ndihmave humanitare

“Kërkojmë qasje të lirë për shërbimet dhe nevojat themelore si produkte mjekësore, lëndë djegëse, ujë, energji elektrike, spitale, shkolla dhe të mbrojtjes civile. Kërkojmë hapjen e një korridori të pastruar nga armët për ndihma humanitare”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më tej në deklaratë theksohet se “Ne jemi të hapur për ndihmat nga ajri. Në Siri janë të pranishëm avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të të cilët nuk janë shumë larg nga Halep-i”.