Policia e Kosoves

Ndeshja Shqipëri-Izrael, publikohen emrat e terroristëve që po bashkëpunojnë me policinë (Foto)

​Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, janë dy nga 18 të arrestuarit e ditëve të fundit për terrorizëm në Kosovë, të cilët kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë speciale atje.

Periskopi.com Lajme

ABC NEWS ka mësuar nga burimet kofidenciale pranë Drejtorisë së antiterrorit në Tiranë, se policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit, Ibishi dhe Gashi kanë pranuar të marrin statusin e bashkëpunëtorëve duke treguar me detaje planin e sulmit me eksploziv në Shkodër.

Nuk jepen shumë detaje për të dhënat e deklaruara, pasi burimet thonë, se ndodhen në fazën e verifikimit të thënieve të tyre. Ata thonë se Ibishi ka pranuar se ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me Lavdërim Muhaxherin dhe Ridvan Heqimin. Prej tyre të kanë marre urdhrat për sulm terrorist. Ata kanë treguar edhe veprimet konkrete që kanë kryer si në Kosovë e Shqipëri për të realizuar një sulm me eksploziv gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael në Shkodër.

Por zyrtarisht, policia e shtetit thotë se është në pritje të deklaratave të këtyre dy bashkëpunëtoreve, që të vijnë në rrugë zyrtare për të kryer edhe verifikimet konkrete në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe burime nga Prokuroria për Krime të Rënda thonë se nuk kanë një informacion zyrtare për këtë fakt, por po presin materialet nga drejtësia e Kosovës.

Ajo që për hetuesit tashmë është saktësuar, janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me 4 të prangosurit në Shqipëri. Kontaktet mes tyre thonë burimet kanë qenë të vazhdueshme për shkak edhe të lidhjeve familjare, pasi Besart Peçi i arrestuar në Kosovë është kunati i ish-oficerit të forcave komando Medat Hasani i arrestuar në Shqipëri. Burimet thonë se edhe takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë, por pritet të zbardhen detaje të reja në ditët në vazhdim. Për prokurorin shqiptare, 4 të arrestuarit në Shqipëri kanë rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në Shqipëri.

Hashim Thaçi dhe Taip Ergodan

Reagon Thaçi pas humbjes së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Turqi-Kosovë, ku Kosova pësojë humbje.

Periskopi.com Lajme

“Djemtë tanë luajtën shumë mirë edhe në atmosferën e nxehtë të stadiumit të ri “Antalya Arena” në Turqi. Ngadalë, por sigurt, po e ndërtojmë një ekip premtues. Në fitore dhe humbje, gjithmonë do të jemi në përkrahje të tyre”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kosova sonte u mposht 2:0 nga Turqia, por pati paraqitje mbresëlënëse.

Lavdrim Muhaxheri

Edhe mediat izraelite thonë se Lavdrim Muhaxheri planifikoi terror ndaj tyre

Një nga liderët e organizatës terroriste ISIS, shqiptari nga Kosova Lavdim Muhaxheri është përgjegjës për planifikimin e një sulmi ndaj skuadrës kombëtare të Izraelit, shkruan sot agjencia izraelite e lajmeve Ynet News.

Periskopi.com Lajme

Mediet izraelite: Ky shqiptar planifikoi të sulmonte futbollistët e Izraelit

Sipas asaj që shkruan Ynet Neës, mbështetur tek një kërkim i gazetarit hulumtues nga Izraeli, Ronen Solomon, ushtari i Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, Lavdim Muhaxheri ishte njeriu kryesor që planifikoi sulmin ndaj futbollistëve të Izraelit.

“Gazetari hulmutues, Ronen Solomon, gjurmoi infrastrukturën terroriste shqiptare, e cila sipas tij, është e kryesuar nga Muhaxheri, një qytetar i Kosovës i cili shkoi në Siri për herë të parë në vitin 2012. Atje ai u bashkua me Jabhat al-Nusra, degë e Al-Kaedës në Siri”, shkruan Ynet News.

“Një vit më vonë, ai u kthye në Kosovë, ku u bashkua me komunitetit islamik lokal dhe filloi rekrutimin e militantëve. Më pas, si shumë të tjerë, ai u largua nga al-Nusra dhe u bashkua me ISIS-in. Atje, sipas vlerësimeve, ai është komandant i luftëtarëve shqiptarë”, shkruan më tutje agjencia izraelite, raporton Insajderi.

Katër myslimanë u arrestuan javën e kaluar në qytetin e Shkodrës, që ishte qyteti nikoqir i lojës Izrael-Shqipëri për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas forcave të sigurisë shqiptare, katër të dyshuarit janë arrestuar pas një informacioni të dhënë nga shërbimi i inteligjencës izraelite – Mossad.

Ndeshja Shqipëri – Izrael është zhvendosur të luhet në Elbasan Arenda dhe pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Zyrtare: Shqipëria dënohet nga FIFA

Tifozët shqiptarë mund të shohin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ndeshjen kundër Izraelit, pasi FIFA ka vendosur që të mos ndëshkojë FSHF-në me mbylljen e dyerve të impiantit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve të saj.

Periskopi.com Sporti

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor.

Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Motivacioni i dënimit ishte “sjellje e papërshtatshme mes spektatorëve (ndezje e mjeteve djegëse)”, që tregon qartësisht se sjellje të tilla do të vazhdojnë të dënohen nga ndërkombëtarët edhe pse grupimet e ultrasve nuk ngurrojnë t’i cilësojnë si “spektakël”.

Spektakli në Budapest mbyllet me fitoren e zviceranëve (Video)

Hungaria dhe Zvicra kanë barazuar 2-2 në një ndeshje mjaftë të bukur.

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë histori, pasi skuadrat e kishin rezervuar spektaklin në pjesën e dytë.

Zvicra kaloi në epërsi e para me golin e Seferovic, por hungarezët barazuan menjëherë.

Një gabim të mbrojtjes hungareze e shfrytëzoi Xherdan Shaqiri që gjuajti fuqishëm dhe portieri mbron, por topi erdhi te Seferovic që shënoi me lehtësi (1-0).

Hungarezët barazuan me Szalai në minutën e 54’të.

Nuk vonoi shumë dhe Zvicra ktheu epërsinë. Anësori i Zvicrës, Ricardo Rodriguez shënoi super gol në minutën e 67-të, ndërsa pas këtij goli hungarezët reaguan me të njëjtin lojtari Szalai pesë minuta më vonë.

Kur të gjithë pritën që ndeshje të mbyllet pa fitues në skenë doli Valentin Stocker që shënoi për 3-2.

Zvicra udhëheq grupin me gjashtë pikë.

 

Shpend Ahmeti në stadium për ndeshjen Kosovë – Kroaci (Live)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkuar në Shkodër, për të ndjekur nga stadiumi "Loro Boriçi" ndeshjen e dytë kualifikuese të përfaqësueses së Kosovës për Kupën e Botës 2018 në futboll.

Periskopi.com Lajme

Ahmeti, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur të shkojë atje.

Përveç kësaj, ai tashmë është lidhur live , në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Këshut ai po paraqet atmosferën aktuale në stadium./ Periskopi