Shqiptarët punëkryesit e murit që ndan Mitrovicën (Dokument)

Kompania e cila ka ndërtuar murin në veri të Mitrovicës është nga Malisheva, bëhet fjalë për “7 Vëllezërit”.

Periskopi.com Lajme

Në vendimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës thuhet se murin afër Urës së Ibrit e ka ndërtuar kjo kompani.

 

 

Ndryshe, MMPH ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit.

Qeveria ndalon punimet në murin te ura e Ibrit (Dokument)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet, transmeton Koha.net. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.

Portali Koha.net ka siguruar një fotografi nga afër teksa shiheshin zyrtarët që ngjisnin këtë vendim në mur, kurse “radiokontaktplus” ka publikuar nga afër vendimin.

Ahmeti lut qytetarët për kujdes: Objektet pa leje do të rrënohen patjetër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bënë thirrje te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga kush blejnë prona dhe mos të fillojnë ndërtime pa leje, ngase sipas tij, gjithsesi do të rrënohen.

Periskopi.com Uncategorized

Ai duke treguar përvojat e fundit që ka pasur me disa qytetarë thotë se ai nuk mund të ju tregojë inspektorëve se çfarë të bëjnë, raporton Periskopi

Ahmeti thotë se as ai as inspektorët nuk kanë qejf të shohin dhe të ndodhin rrënimet, por sipas tij, inspektorët kur e konstatojnë që është ndërtim pa leje nuk e pyesin askënd çfarë të bëjnë por kanë përgjegjësi penale nëse nuk e rrënojnë.

Ja postimi i tij i plotë:

Para dy jave dy qytetarë ishin duke më pritur para komunës për të biseduar.

– kryetar, kemi ardh me diskutu diçka urgjentisht

– cili është problemi?

– ka ardh inspekcioni me na thënë se duhet me i rrënu shtëpitë që i kemi pa leje

– a me të vërtetë i keni pa leje?

– po

– a ju ka thënë inspekcioni më herët që nuk bën me ndërtu pa leje

– po

– dhe ju keni vazhdu

– po

– kur ka qenë kjo?

– para dy muajsh

– pse keni ndërtu pa leje? pse nuk keni ardh me kërku leje, dhe edhe në qoftë se nuk keni pas mundësi me pagu e kishim diskutu para se me ndërtu

– nuk kemi mujt me marr leje, se nuk është toka jonë

– e në tokë të kujt po ndërtoni?

– të komunës që na e ka shit njani

– po ndërtoni pa leje në tokë të komunës dhe keni ardh me kërku ndihmë prej meje

– erdhëm me kqyr qysh me ja bo

Kur mërrin në këtë fazë nuk ka më qysh me ja bo. Pastaj në tv po dalin skena të rrënimeve që nuk janë të mira për askënd. I lus qytetarët e Prishtinës që të mos bijnë pre e mashtrimeve të shitësve të tillë të tokave e të materialeve ndërtimore. I lus qytetarët që ti drejtohen drejtorisë së urbanizmit, e ata në kushte të rënda sociale drejtorisë së shëndetësisë e mirëqenies sociale.

Unë inspektorëve nuk i tregoj ku me shku e ku mos me shku, e çka me rrënu e çka mos me rrënu, sepse nuk e kam atë të drejtë. Kur të konstatohet ndërtimi pa leje nga inspektorati, ata nuk kanë të drejtë të vijnë e të më pyesin çka me bo, sepse janë të detyruar të zbatojnë ligj. Përndryshe kanë përgjegjësi penale. Prandaj, mos detyroni inspektorët të bëjnë punën që më së paku e kanë dëshirë./ Periskopi.com