Çeku i quan partitë – kompani ndërtimore: çojeni edhe një kat Kosovën, tjetër nuk dini

Periskopi.com Lajme

Pjesëtari i shoqërisë civile, Hajrulla Çeku i quan partitë politike – kompani ndërtimi.

Ai thotë se gjatë gjithë fushatës premtimet janë vetëm për ndërtime shkollash, stadiumesh, premtime për ndërtimin e qendrave të ndryshme e edhe rrugëve, por askush nuk po flet për cilësinë në arsim, për reformat në ndonjë institucion apo të ngjashme.

I nervozuar me këtë, Çeku thotë se janë bërë si kompani ndërtimi dhe ju ka mbetur vetëm me çu edhe një kat Kosovën dhe me ndërtu banesa e qendra tregtare.

Shkrimi i plotë:

Partitë tona politike kompani ndërtimi

Çka po dëgjojmë këto ditë fushate nga partitë tona? Po provoj me i përmbledh shkurt:

Çfarë do të bëni për arsimin? Do të ndërtojmë shkolla.

Çfarë do të bëni për sportin? Do të ndërtojmë stadiume.

Po për trashëgiminë kulturore? Do të ndërtojmë muze.

Për kulturën? Do të ndërtojmë qendra kulturore?

Për bujqësinë? Serra.

Për rininë? Qendra rinore.

Për punësim? Parqe biznesi.

Për të moshuarit? Shtëpi të pleqve.

Për shëndetësinë? Spitale e shtëpi shëndeti.

Për drejtësinë? Pallate të drejtësisë.

Për turizmin? Zyra turistike.

Për tregtinë? Qendra tregtare.

Për diasporën? Banka e ëestern uniona.

Për energjetikën? Termocentrale.

Për lumenjtë? Kaskada.

Për infrastrukturën? Rrugë, rrugë dhe më shumë rrugë.

Ndërtoni, ndërtoni. Bile, çojeni edhe ni kat Kosovën. Edhe futjani krejt banesa, parking e qendra tregtare.

Serbët po rikthehen në Kosovë, për 100 ditë mbi 50 shtëpi banimi për ta

Qeveria e Serbisë për 100 ditët e para të mandatit të vet, në Kosovë ka ndërtuar 41 banesa, 16 shtëpi dhe ka shpërndarë 53 pako të materialit ndërtimor për ndërtimin e shtëpive.

Periskopi.com Lajme

Kështu citon tanjug të ketë thënë Marko Gjuriq, i cili dje në Mitrovicën veriore ua ka dorëzuar kontratat për banim familjeve të 12 njësive banesore në bllokun e banimit të sapondërtuar, transmeton Koha.net

“Në këto familje jetojnë 20 vogëlushë dhe kjo është porosia më e mirë për njerëzit tanë në Kosovë. E ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës janë njerëzit dhe detyrimi ynë si Qeveri e Serbisë të përkrahim popullin tonë që dëshiron të mbetet këtu, që me qëndrim dëshiron të kultivojë kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Gjuriq.