Për tre muaj në Kosovë janë shtuar mbi 2 mijë ndërmarrje, prin Prishtina

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, shtator-tetor-nëntor, në Kosovë gjithsej janë regjistruar 2 476 ndërmarrje.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%./ Periskopi