Shqiperia

Rëndohet gjendja në Shqipëri, ndërhyn ushtria

Vala e motit të keq me reshje të dendura shiu paralizuan lëvizjen në shumë rrugë e qytete të vendit, ndërsa ujrat rrezikuan edhe jetë njerëzish. Në Shkodër, Tiranë dhe Fushë-Krujë është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, e cila me mjete lundrmi ka zhvendosur njerëzit e rrezikuar.

Periskopi.com Lajme

Në Tiranë, në Urën e Brarit një mjet mbeti në lumë dhe drejtuesi është shpëtuar nga ushtria. Në Shkodër, Drini doli nga shtrati dhe jeta e disa familjeve në lagjen Ajasem ishte në rrezik.

Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua mëngjesin e së martës nga ujërat që kaluan nivelin e 50 centimetra. Në disa zona ujërat shkuan në nivele të rrezikshme, veçanërisht te nënkalimet. Edhe këtu është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të nxjerrë mjetet që janë bllokuar nën ujë. Ndërkohë, në disa raste kanë qenë kalimtarët me mjetet e larta që evakuuan njerëzit e bllokuar.

Policia devijoi trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas në rrugën e vjetër, por edhe Durrësi është goditur keq nga përmbytjet dhe dëmet, kryesisht nëpër biznese janë të mëdha.

Situate e rënduar është edhe në Lezhë e Fushë-Krujë. Në Lezhë janë 30 ushtarakë në gatishmëri, ndërsa në Fushë-Krujë, ushtria ka nisur mjete lundruese për të shpëtuar tre familje të rrethuara nga ujërat e përrenjve të tejfryrë.

Një situatë e vështirë është dhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje, e cila është në rrezik përmbytjeje.

Situata është pothuajse njësoj edhe në Dibër e Bulqizë. Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe sasisë së madhe të reshjeve emergjencat civile janë në alarm në gjithë vendin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme kërkoi mbylljen e procesit mësimor në gjithë vendin, kërkesë që është miratuar nga Ministria e Arsimit, që ka pezulluar procesin mësimor deri në një urdhër të dytë.

Arben Gashi

Gashi thotë se seanca për UÇK-në mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka thënë se seanca e nesërme për dënimet në procesin “Drenica 2” është gabim.

Periskopi.com Lajme

“Në parim mendoj se mbajtja e seancave është gabim. Janë tri elemente: 1. Dënimet 2. Drejtësia apo jo drejtësia dhe 3. Lufta e UÇK-së… Pajtohem me pikën e tretë, te i dyti nuk kam njohuri për këto çështje dhe nuk mund të paragjykoj, sikur edhe të i pari”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo do të konsiderohet nga ndërkombëtarët si ndërhyrje në drejtësi.

Ndërsa për efektin e kësaj seance, ai tha se do të jetë negative.

“Do të ketë zell për diskutim, por çka do të diskutohet. Efekti do të jetë negative për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për interesin e personave të dënuar”, ka shtuar Gashi.