lakers

Westbrook i pandalshëm, Lakers triumfojnë në Chigaco (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit nbotë, NBA.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja më e fortë ishte mes Oklahoma Thunders dhe Washington, e cila fituesin e përcaktoi pakohës shtesë.

Oklahoma fitoi bindshëm me rezultat 126-155, ku lojtari më meritor ishte Russell Westbrook që realizoi triple-double ky ishte edhe i nënti triple-double në këtë sezon. Ai realizoi 35 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime.

Westbrook u shfaqë si lojtar kyç i skuadrës në momentet më të rëndësishme atë të kohës së shtesë, ku arriti shifrën prej 14 pikësh për të ndihmuar skuadrën e tij të shënojë fitoren e 11-të sezonit ndërsa kjo ishte humbja e dhjetë për Washington Wizard.

Rezultatet e takimeve tjera të zhvilluara:

Boston 114-121 Detroit

Toronto 120-105 Memphis

Chicago 90-96 Lakers

Minnesota 104-106 New York

Dallas 87-94 San Antonio

Denver 98-106 Miami

 

 

 

 

042616-san-antonio-spurs-lamarcus-aldridge-kawhi-leonard-vadapt-664-high-88

San Antonio dhe Golden State vazhdojnë me fitore (Video)

San Antonio Spurs ka vazhduar rekordin e pastër si mysafir duke mbetur pa humbje pas fitores ndaj Washingtonit me rezultat 112-100, teksa Golden State tregoi supremacinë në shtëpi ndaj Minnesotas me rezultat 115-102.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja ishte e ngushtë mes San Antonios dhe Washingtonit por mysfafirët i sqaruan gjërat në çerekun e katërt të takimit.

Më i miri ishte Lamarcus Aldridge me 24 pikë dhe shtatë kërcime, teksa shkëlqeu edhe Tony Parker me 21 pikë e pesë asisitme dhe Leonard me 19 pikë e pesë asistime.

Te Golden State puna u krye qysh në pjesë të parë dhe u vulos në çerekun e tretë.

Më i miri ishte pa dyshim Stephen Curry me 34 pikë, gjashtë asistime dhe tetë kërcime, përcjellë nga Durant me 28 pikë dhe 10 kërcime.

Zach Lavine shënoi 31 pikë, kurse Klay Thompson shtoi 23 të tjera.

Pas këtyre ndeshjeve Golden State prinë në tabelën e konferencës perëndimore me 15 fitore dhe dy humbje, kurse në vendin e dytë është San Antonio me 14 fitore dhe tri humbje.

635876394446459517-usp-nba-golden-state-warriors-at-los-angeles-lake

Warriors shkatërrojnë djelmoshat nga California, Clipers i fortë Dallas Mavericks (Video)

Golden State Warriors ka mposhtur me rezultat tw thellw skuadren nga California, Los Angeles Lakers me rezultat 149:106.

Periskopi.com Sporti

Si zakonisht te Warriors, ishte Stephen Curry qw shkëlqeu me 31 pikë dhe 9 asistime i ndihmuar nga Kevin Durant me 28 pikë dhe Klay Thompson me 26 pikë.

Kjo ishte fitore e 13-të e Warriors këtë edicion, krahas vetëm 2 humbjeve, derisa Lakers pësuan humbjen e 8-të, krahas po aq fitoreve.

Këto janë rezultatet e ndeshjeve tjera:

Memphis Grizzlies 104:99 Philadelphia 76ers.

San Antonio Spurs 119:114 Charlotte Hornets.

Phonenix Suns 92:87 Orlando Magic.

Portland Trail Blazers 125:137 Cleveland Cavaliers.

Atlanta Hawks 96:85 Indiana Pacers.

Boston Celtics 111:92 Brooklyn Nets.

Miami Heat 84:107 Detroit Pistons.

Toronto Raptors 115:102 Houston Rockets.

Los Angeles Clippers 124:104 Dallas Mavericks. /Periskopi.com/

lebron

Befasohen kampionët, mposhten nga Indiana Pacers (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 takime në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Periskopi.com Sporti

Surpriza e kësaj nate ishin hummbjet e San Antonio Spurs dhe Cavaliersat e Lebron James.

Gjersa Cleveland u mposhtë prej Indiana Pacers me rezultat 103-93, Spursat pësuan prej Sacramento Kings me rezultat 110-105.

Te Cavs basketbollisti më efikas ishte Kevin Love, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 27 pikëve dhe 16 kërcimeve, ndërsa te Pacers me lojë të mirë u dallua Paul George me ‘double-double’ prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Në ndeshjen tjetër, Paul Gasol i Spursave shënoi 24 pikë ndërsa i mungoi edhe në kërcim për të regjistruar ‘double-double’ ndërsa ata që nuk e bëri spanjolli, te Kingsat e bëri DeMarcus Cousins me 26 pikë dhe 17 kërcime.

Takimet tjera:

Orlando 89-82 New Orleans

Philadelphia 109-102 Washington

Atlanta 107-100 Milwaukee

Boston 90-83 Dallas

New York 105-102 Detroit

Oklahoma 105-103 Houston

Toronto 121-127 Golden State Warriors

Denver 120-104 Phoenix Suns

LA Clippers 107-111 Memphis Grizzlies

 

man-united

Lojtarët e Manchester United me pagat më të larta në botë

Futbollistët e Manchester Unitedit që së bashku janë më të paguarit në botë, duke lënë prapa dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid si dhe rivalin lokal Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Nga një raport i fundit që përfshinte 10 mijë sportistë në 333 klube në shtatë sporte të ndryshme doli se Manchester United në futboll që paguan më së shumti lojtarët e saj, raporton Goal.com.

Me një mesatare prej 5.77 milionë funta në vit Unitedi shpenzon vetëm për paga të futbollistëve, ndërsa Barcelona është e dyta me 5.65, e pasuar nga City me 5.42 dhe Real Madridi 5.05.

Klubi që më shumti paguan lojtarët në saj në të gjitha sportet është gjiganti i NBA, Cleveland Cavaliers me 6.54 milionë funta dhe kësaj shumë mjaft shumë i kontribuon LeBron James që ka një pagë. Në top treshe në të gjitha sportet është edhe klubi i bejsbollit New York Yankees.

pogba

Los Angeles Clippers' Blake Griffin walks on the court against the Portland Trail Blazers during the second half of an NBA basketball game, Monday, Nov. 30, 2015, in Los Angeles. The Clippers won 102-87. (AP Photo/Danny Moloshok)

San Antonio Spurs fiton derbin, NY Knicks mposhtë Toronto Raptors (Video)

San Antonio Spurs i është hakmarrë Houston Rockets duke fituar në derbin e teksasit me rezultat 106-100, teksa Toronto Raptors shënoi fitore në shtëpi ndaj NY Knicks me rezultat 118-107.

Periskopi.com Sporti

San Antonio kishte dominimin nga fillimi i ndeshjes, ku Harden u tentua të limitohej nga performancat bombastike të ndeshjeve të kaluara.

Dhe forma e mirë e Tony Parker ndikoi që Spurs të fitojnë. Më të mirët ishin Aldridge me 16 pikë e 10 kërcime dhe Leonard me 20 pikë e katër topa të vjedhur. Te Houstoni shkëlqeu James Harden me 25 pikë.

Toronto Raptors pas vështirësive në pjesën e parë u kthye në pjesën e dytë me anë të Demar DeRozan i cili shkëlqeu me 33 pikë në këtë takim, teksa 31 pikë shënoi Carmelo Anthony për skuadrën mysafire.

Clippers vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë në NBA

Ata mposhtën Minnesotan me rezultat 119-105 në udhëtim, kurse më i miri ishte Griffin me 20 pikë e 11 kërcime, teksa te vendasit shkëlqeu Karl Anthony Towns me 24 pikë.

Lakers me fitoren prej 126 – 99 vazhduan serinë pozitive me fitoren e gjashtë këtë sezon.

jordan

Barazohet rekordi i Michael Jordan

Kevin Durant barazoi rekordin e basketbollistit më të mirë të të gjitha kohërave Michael Jordan.

Periskopi.com Sporti

Durant ka shënuar në 72 ndeshje radhazi së paku 20 pikë dhe kështu barazoi rekordin e Jordanit, derisa kjo seri e shënimeve u bë seria e katërt më e gjatë në histori të NBA-së.

Rekordin është duke e mbajtur legjenda Willt Chamberlain, i cili në vitet 1961-1963, përkatësisht në 126 ndeshje radhazi kishte shënuar së paku 20 pikë.

golden1

Raporti dhe rezultatet e ndeshjeve në NBA

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

Periskopi.com Sporti

Golden State Warriors kanë shënuar fitore kundër Dallas Mavericks me rezultat 116-95, shkruan Telegrafi.

Më të dalluarit tek Warriors ishin Kevin Durant i cili po e vazhdon serine e tij prej çdo ndeshje mbi 20 pikë të shënuara, ai në këtë ndeshje shënoi 28 pikë dhe realizoi 10 kërcime, Stephen Curry ndeshjen e përfundoi me 24 pikë

Tek Mavericks më i dalluari ishte Harrison Barnes me 25 pikë.

Për Golden State kjo ishte fitorja e gjashtë kundrejt dy humbjeve ndërsa Dallas ka një fitore dhe pesë humbje.

Vlen të theksohet se si befasi konsiderohen humbja e Oklahomas kundër Torontos dhe San Antonios ndaj rivalit lokal, Houstonit.

Rezultatet tjera:

Oklahoma City Thunder 102-112 Toronto Raptors

San Antonio Spurs 99-101 Houston Rockets

Charlotte Hornets 104-98 Utah Jazz

Neë York Knicks 110-96 Brooklyn Nets

Washington Wizards 118-93 Boston Celtics

Orlando Magic 107-123 Minnesota Timberëolves

Atlanta Hawks 115-107 Chicago Bulls

Phoenix Suns 107-100 Detroit Pistons

Los Angeles Clippers 111-80 Portland Trail Blazers

HOUSTON, TX - MAY 17:  James Harden #13 of the Houston Rockets celebrates in the fourth quarter against the Los Angeles Clippers during Game Seven of the Western Conference Semifinals at the Toyota Center for the 2015 NBA Playoffs on May 17, 2015 in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.  (Photo by Scott Halleran/Getty Images)

James Harden barazon Michael Jordan, arrin shifër magjike (Video)

Houston Rockets ka shënuar fitore kundër Washington Ëizards me rezultat 114-106.

Periskopi.com Sporti

James Harden ka arritur një seri statistikash radhazi që më parë e kishte bërë vetëm legjenda e basketbollit Michael Jordan.

Në fitoren ndaj Washington Wizardsit, basketbollisti i Houston Rockets realizoi ‘double-double’ duke shënuar 32 pikë dhe 15 asistime,

Në këtë formë, Harden bëhet lojtari i parë pas Jordanit që e arrin shifrën e më shumë se 30 pikëve dhe 10 asistimeve për katër ndeshje radhazi.

Kujtojmë se këtë legjenda e Chicagos, Jordan e kishte bërë këtë në stinorin 1988/89. /Periskopi.com

SAN ANTONIO, TX - JUNE 16:  Manu Ginobili #20 of the San Antonio Spurs reacts after making a basket in the third quarter against the Miami Heat during Game Five of the 2013 NBA Finals at the AT&T Center on June 16, 2013 in San Antonio, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.  (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

San Antonio vazhdon me seri negative, Clipers të pandalshëm (Video)

San Antonio Spurs mposhtet përsëri në shtëpi, kësaj radhe nga Los Angeles Clipers me rezultat 92-116.

Periskopi.com Sporti

Më i miri te Clippers ishte Blake Griffin me 28 pikë e pesë kërcime, teksa te Spurs u munduan Aldridge me 19 pikë dhe Leonard me 14 pikë.

Clippers udhëheq në konferencën e perëndimit me pesë fitore dhe një humbje, po aq sa ka edhe Oklahoma, teksa vendin e tretë dhe të katërt e kanë San Antonio dhe Golden State me nga dy humbje secila.

Nga ndeshjet tjera Indiana e shkatërroi Chicagon, teksa Cavs menzi fituan te outsajderët e Philadelphias. /Periskopi.com

SAN ANTONIO, TX - JUNE 16:  Manu Ginobili #20 of the San Antonio Spurs reacts after making a basket in the third quarter against the Miami Heat during Game Five of the 2013 NBA Finals at the AT&T Center on June 16, 2013 in San Antonio, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.  (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Fitore për Boston dhe La Lakers (Video)

Sot pasmesntae kanë përfunduar dhjetë takimet në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Periskopi.com Sporti

La Lakers ka arritur të mposht si mysafirë të Atlanta Haëks me rezultat 123-116.

D’Angelo Russell i munguan edhe dy asistime (8) për të realizuar ‘double-double’ edhe në saje të 23 pikëve.

Në anën tjetër te Atlanta me lojë të mirë ra në sy Dwight Howard, i cili realizoi ‘double-double’ fal 31 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Këto janë rezultatet tjera:

Washington 103-113 Toronto

Charlotte 109-93 Philadelphia

Brooklyn 109-101 Detroit

New York 99-118 Houston

Boston 107-100 Chicago

Utah 97-71 Dallas

Phoenix 118-115 Portland

LA Clippers 83-85 Oklahoma City

/Periskopi.com

clevland

Fitorja e katërt radhazi në NBA për Cleveland

Cleveland vijon serinë e fitoreve në NBA. Skuadra kampionë në fuqi mundi këtë radhë Houston Rockets në Quicken Loans Arena 128-120, duke regjistruar një bilanc me 4 fitore e asnjë humbje, gjë që nuk i ndodhte që në sezonin 2000/2001.

Periskopi.com Sporti

James Harden shënoi 41 pikë për Houston por kjo nuk i mjaftoi skuadrës teksane të mposhtë Cavaliers për të cilën spikati Irving me 32 pikë dhe LeBron  James me 19 pikë e 13 topa në tabelë.

Golden State shënoi fitoren e tretë radhazi në NBA. Skuadra e Ëarriors mundi Portland me rezultatin 127-104. Stephen Curry u duk i përgjumur në pjesën e parë të ndeshjes kur shënoi vetëm 5 pikë. Në periodën e tretë ai u shfaq krejtësisht ndryshe duke shënuar 23 pikë, 15 nga të cilat nga distanca, për të drejtuar skuadrën e Golden State drejt një fitoreje të thellë. Për Ëarriors u dalluan gjithashtu edhe Ian Clark me 22 pikë dhe Kevin Durant me 20 pikë.

San Antonio Spurs u ndal më në fund. Skuadra teksane pësoi humbjen e parë sezonale dhe kjo ndodhi në parketin e saj, në AT&T Center përballë Utah 91-106. Ai që mori përsipër të drejtojë Jazz drejt suksesit ishte George Hill me 22 pikë të shënuara. Leonard shënoi 30 pikë, por këtë radhë ai nuk mundi dot të ndihmojë San Antonion të evitojë humbjen.

Në ndeshjet e tjera të NBA, spikat fitorja e tretë radhazi e Detroit që mposhti Neë York 102-89, ndërsa Miami mundi Sacramenton 108-96 pas kohës shtesë.

chicago1

Chicago Bulls nuk ndalet, tre fitore në tre ndeshje

Sot, në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, ku tre fitore i kanë shënuar vendasit ndërsa vetëm një ekipi mysafirë.

Periskopi.com Sporti

E pikërisht këtë fitore si mysafirë e ka shënuar Chicago Bulls, e cila triumfoi kundër Brooklyn Nets me një diferencë prej 30 pikëve, përkatësisht 118:88.

Jimmy Butler udhëhoqi Bullsat drejt fitores së re në kampionatin e NBA-së me 22 pikë dhe 6 kërcime, Gibson realizoi ‘double-double’ me 14 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Dëayne Ëade shtoi 12 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime, raporton Telegrafi.

Nga ana tjetër, Bogdanovic kishte 15 pikë dhe 3 kërcime ndërsa Lin 14 pikë dhe 4 asistime.

Kujtojmë se Bullsat kanë një start fantastik duke shënuar tre fitore në po aq ndeshje, ndërsa Netsat kanë vetëm një fitore dhe tre humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Atlanta 106-95 Sacramento

Toronto 108-105 Denver

L.A. CLippers 116-88 Phoenix

Golden State Warriors' Kevin Durant looks on before a preseason NBA basketball game against the Toronto Raptors, in Vancouver, British Columbia, Saturday Oct. 1, 2016. (Darryl Dyck/The Canadian Press via AP)

Kevin Durant afër rekordit të Jordan

Super basketbollisti amerikan, Kevin Durant, nuk e pengon as ndërrimi i skuadrës për të japur më të mirën nga vetëvetja.

Periskopi.com Sporti

Durant këtë verë u transferua nga Oklahoma në Golden State Warriors.

Ai është afër rekordit të lëgjendës Miachel Jordan, pasi në tre ndeshjet e fundit ka shënuar mbi 20 pikë dhe ka rritur numerin e ndeshjeve rradhazi duke e realizuar këtë shifër, gjatë sezonit të kaluar me Oklahoma ai e bëri këtë për 64 ndeshje dhe tani është në 67.

Jordan e mban këtë rekord ku për 72 ndeshje radhazi kishte shënuar mbi 20 pikë. /Periskopi.com

SAN ANTONIO, TX - OCTOBER 18:  Kawhi Leonard #2 of the San Antonio Spurs handles the ball against the Detroit Pistons during a preseason game on October 18, 2015 at the AT&T Center in San Antonio, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2015 NBAE (Photos by Garrett Ellwood/NBAE via Getty Images)

Spurs të pandalshëm

San Antonio Spurs ka vazhduar me formën e mirë në këtë fillim sezoni të NBA.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Greg Popovich, ka arritur edhe fitoren e tretë rreshtë duke e mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat 98-79.

Kawhi Leonard është udhëheqësi i ri skuadrës duke vazhduar me formën e mirë, ku shënoi 20 pikë i ndihmuar edhe nga shoku i tij i skuadrës Patty Mills me 18 pikë të tjera.

Nga radhët e New Orleans Pelicans më të mirët ishin Anthony Davis dhe E’Twaun Moore ku secili shënuan nga 18 pikë. /Periskopi.com

nba

Thyhet rekordi në NBA

Me tri ndeshjet e mbrëmshme, ka startuar sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Periskopi.com Sporti

Ajo çka e ka bërë të veçantë këtë sezon janë numri i basketbollistëve joamerikan që paraqiten për ekipet e NBA ligës.

Këtë sezon do të paraqiten 113 basketbollistë të huaj duke u ngritur numri për 12 lojtarë më shumë, ndërsa vijnë prej 41 shteteve të ndryshme nga të gjitha kontinentet, transmeton Telegrafi.

Kanada prin me 11 basketbollistë, Franca ka dhjetë ndërsa Brazili me nëntë dhe Australia me tetë.

Ndërsa klubi që ka më së shumti lojtar të huaj ka Utah Jazz me shtatë basketbollistë ndërsa me nga gjashtë lojtarë janë Dallas Mavericks, Denver Nuggets, Oklahoma City Thunder, Orlando Magic, Philadelphia 76ers, San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors.

HOUSTON, TX - MARCH 1: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers during the game against the Houston Rockets on March 1, 2015 at the Toyota Center in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2015 NBAE (Photo by Bill Baptist/NBAE via Getty Images)

Cleveland Cavaliers të fortë për New York Knicks, Golden State mposhtet nga San Antonio Spurs

Clevland Cavaliers ka hapur sezonin e ri të NBA, me fitore ndaj skuadrës të New York Knicks.

Periskopi.com Sporti

‘Kalorësit’ e Clevland kanë fituar bindshëm takimin ku ylli më i madh i ligës, Lebron James qysh në ndeshjen e parë ka arritur triple-double, duke shënuar 19 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime i ndihmuar edhe nga dyshja Kevin Love dhe Kyrie Irving. Love e përfundoi takimin me double-double ku shënoi 23 pikë dhe 12 kërcime derisa Irving me 29 pikë të shënuara.

Nga skuadra e New York Knicks si gjithnjë ishte Carmelo Anthony me 29 pikë të shënuara. Derick Rose në debutimin e tij shënoi vetëm 16 pikë.

Megjithatë, derbi i natës u luajt në Oracle Arena, ku San Antonio Spurs i shkaktuan një humbje të rëndë Golden State Warriors. Ekipi i Steve Curryt, i cili ishte shpallur si favorit absolut këtë sezon pas ardhjes së Kevin Durant, nuk kishte asnjë mundësi kundër Spurs.

San Antonio mori kontrollin e lojës që nga minuta e parë dhe në fund shifrat në semafor tregonin një epërsi prej 29 pikëve, përkatësisht Spursat triumfuan me rezultat 129:100.

Loenard përfundoi takimin me 35 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Aldridge realizoi ‘double-double’ duke shënuar 26 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Jonathon Simons shtoi 20 pikë dhe pati 4 kërcime.

Kevin Durant realizoi ‘double-double’ e parë në karrierë si basketbollist i Golden State në saje të 27 pikëve, 10 kërcime dhe 4 asistime. Steephen Curry shënoi 26 pikë me 4 asistime dhe 3 kërcime, ndërsa Dramond Green me ‘double-double’ duke shënuar 18 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime. /Periskopi.com

nba2

Sonte fillon NBA

Spektakli i basketbollit amerikan do të fillojë nesër në natën që lidh 25 me 26 tetorin me tri ndeshje.

Periskopi.com Sporti

Takimet e para të kampionati të ri 2016/2017 do të zhvillohen mes Cleveland Cavaliers – New York Knicks, Portland Trail Blazers – Utah Jazz dhe Golden State Warriors – San Antonio Spurs.

Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, do t’i merr unazat që do të shpërndahen para lojës.

Ndërsa nënkampioni Golden State Warriors, me super transferimin e tyre Kevin Durant, do të ballafaqohet në derbin kundër San Antonio Spurs. /Periskopi.com

chicago

Chicago mposht kampionin

Tjetër humbje për kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers e treta radhazi në ndeshjet parasezonale të NBA.

Periskopi.com Sporti

Në ditën e rinovimit të kontratës nga ana e JR Smith për katër sezonet e ardhshme, trajneri Tyron Lue la edhe njëherë tjetër pushim tre yjet e skuadrës James, Irving dhe Love.

Pa të ashquajturën “Big Three” Cleveland nuk mundi të bënte asgjë duke u mposhtur në Ilionois nga Chicago Bulls me rezultatin 118-108.

Holland me 23 pikë ishte ai që udhëhoqi vendasit drejt kësaj fitoreje. /Periskopi.com

lakers

NBA, fitojnë Lakers dhe Houston

Los Angeles Lakers merr revanshin ndaj Denver Nuggets. Skuadra kaliforniane reagoi pas asaj disfate të pësuar pak ditë më parë duke fituar në Ontario të Kanadasë ndaj skuadrës nga Colorado me shifrat 124-115. Një sinjal i rëndësishëm ky nga ana e 16-herë kampionëve të Nba tek të cilët ka nisur epoka post Kobe Bryant.

Periskopi.com Sporti

Kjo ishte fitorja e 2-të në sfidat parasezonale për La Lakers. Fantastik D’Angelo Rusell për kalfiornianët. Zgjedhja e dytë e draftit të vitit 2015 u paraqit në mënyrë të shkëlqyer duke koleksionuar në total 33 pikë. Për t’u përmendur edhe forma e mirë që shfaqi Louis Williams i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë të realizuara.

Lajmi i mirë për trajnerin e Lakers Luke Walton ishte se ndaj Denver-it u rishfaq mbi parket Nick Young i cili shënoi 14 pikë në total edhe pse vinte në këtë ndeshje nga një dëmtim i gjatë. Te Nuggets spikatën me lojën e tyre boshnjaku Nurkic autor i 21 pikëve dhe 16 rebound-eve, por edhe italiani Danilo Gallinari me 19 pikë 3 asist dhe 3 topa të zotëruar poshtë tabelës. Vijon serinë e fitoreve rradhazi Houston Rockets që triumfoi me rezultatin 123-117 ndaj New Orleans Pelicans. Skuadra e trajnerit D’Antoni mund të buzqeshë me një super James Harden, i cili dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse duke e mbyllur ndeshjen me 26 pikë dhe 15 asist.