Rusët zbulojnë bazën sekrete naziste në Arktik (Video)

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një bazë sekrete naziste në Arktik. Baza ushtarake, e vendosur në ishullin e Alexandras 1,000 kilometra larg nga Polit i Veriut u ndërtua në vitin 1942, një vit pasi Adolf Hitleri pushtoi Rusinë.

Periskopi.com Lajme

 

Ajo ishte quajtur me emrin e koduar “Schatzgraber” ose “Gjahtari i thesareve” nga gjermanët dhe ishte përdorur kryesisht si një stacion ku bëhej transmetimi meteorologjik i motit për struktura tushtarake afër zonës.

Baza u braktis kur shkencëtarët e stacionuar u helmuan nga mishi i një ariu polar në vitin 1944 dhe u shpëtuan më pas nga një anije gjermane, transmeton “SYRI.net”.

Ajo u rizbulua t72 vjet më vonë dhe më shumë se 500 objekte janë gjetur, duke përfshirë një grumbull dokumentesh të ruajtura mirë, raportoi “Daily Mail”.

Në këtë bazë historike, janë zbuluar rrënoja bunkerësh, plumba të ndryshkur dhe relikte të tjera që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, shumë prej të cilave mbetet në gjendje të mirë, kjo sepse janë ruajtur nga moti i ftohtë.

Hoteli më i madh në botë që kurrë nuk e vizitoi askush

Periskopi.com Video