NATO i përgjigjet Vuçiqit për ROSU në veri të Kosovës!

Periskopi.com Video
NATO

Kosova as gati të anëtarësohet në NATO

Ndonëse Aleanca Veriatlantike ka hapur disa dyer për Kosovën, edhe në një plan afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të mbetet larg.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka deklaruar Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili për emisionin Ora e Fundit ka thënë se anëtërësimin e Kosovës në NATO e bllokojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Fatkeqësisht sumica nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës nuk janë marrëparasysh dhe arsyet dihen. Janë katër vende brenda NATO-s që e bllokojnë cdo marrëdhënie të mundshme të saj me Kosovën. Letra e Sekretarit të NATO-s i ka haur minimalisht disa dyer për Kosovën, duke i dhënë qasje minimalisht në disa programe”.

Megjithatë, Avdiu thotë se një letër e ardhur në adresë të qeverisë së Kosovës nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, je një dritë në fund të tunelit për Kosovën, por progresi i vogël, nuk ia garanton Kosovës anëtarësimin në NATO.

foto5

Presidenti Thaçi merr përkrahje nga Senati amerikan për Forcat e Armatosura

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, mbrëmë është takuar edhe me Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, senatorin Bob Corker.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi dhe senatori Corker kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Diskutuam për nevojën për rol udhëheqës të SHBA-së në Kosovë dhe në rajon, sepse vonesat e Bashkimit Evropian po krijojnë vakum të cilin po e shfrytëzojnë aktorë të tjerë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatori Bob Corker, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ka shtuar se Kosova po luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

foto4-1 foto1-1 foto3-1 foto2-1

Aleksadner-Vuciq

Vuçiq: Aeroplanët nga Rusia i kemi blerë që mos të përsëritet më viti 1999

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë nga neutraliteti ushtarak dhe se fuqia e Serbisë nuk e ka ndryshuar politikën e saj.

Periskopi.com Lajme

“Unë nuk jam një nga ata që kur shkojnë në Moskë, thonë një gjë, por kur shkojnë në Uashington thonë një gjë tjetër. Në Moskë thonë se ne jemi në rrugën evropiane, në Uashington thonë se ne nuk do të vendosim sanksione në Federatën Ruse. Kjo është politika jonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka marrë MiG- 29 nga Rusia dhe i ka marrë “plotësisht lirë” dhe tani vetëm duhet paguar raketat (ajër – ajër dhe ajër tokë), transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, Vuçiq ka thënë se Serbia do të ketë “dhjetë avionë më të fuqishëm se MiG gjatë 14 viteve të ardhshme që do të jenë absolut të parat në rajon.”

Ai ka thënë se Serbia ka blerë MiG për të mbrojtur “qytetet, fshatrat dhe urat”, por nuk e ka ndërmend të fillojë ndonjë luftë sulmuese apo ndonjë konflikt.

“Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për t’i garantuar atyre një të ardhme. Shumë koka serbe kanë humbur”, ka thënë kryeministri i Serbisë.

Ai shtoi se i kërkoi disa herë presidenti rus, Vladimir Putinit, MiG- 29, për shkak që të “kujdesemi për të ardhmen e Serbisë”.

“Njerëzit tani nuk do të kenë fatin e atyre që përjetuan vitin 1995 dhe 1999, nuk do të vuajnë më”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia ka mësuar nga gabimet e saj, por tani e pret një e ardhme më ndryshe dhe shumë më e mirë.

 

nato-kfor

NATO e gatshme të intervenojë në Ballkan

Një dokument konfidencial i NATO-s për sigurinë në Ballkan në të cilin kishte qasje të veçantë e përditshmja kroate, "Vecernji list", është miratuar në një takim të ministrave të jashtëm gjatë këtij muaji.

Periskopi.com Lajme

NATO është e gatshme për të ndërhyrë në Ballkan kur është e nevojshme për të parandaluar konfliktet ndër-etnike dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta kroate.

Në dokumentin e miratuar janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballen vendet në fqinjësinë juglindore kroate: Sjellja destabilizuese e Rusisë dhe ekstremizmi dhe radikalizmi në rritje si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku, transmeton zeri.info

Nuk thuhet saktësisht  se çfarë do të thotë se aleanca është e gatshme për të ndërhyrë në mënyrë operacionale, por burime jo zyrtare thonë se ka të bëjë me promovimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe se nuk duhet parë si një kërcënim, por si një mesazh i parandalimit të kërcënimeve të mundshme.

Në dokument theksohet numri i “rreth 260 luftëtarëve të huaj”, të cilët nga Bosnja dhe Hercegovina shkuan për të luftuar në anën e organizatës terroriste ISIS dhe al-Kaedës në Irak dhe Siri.

Arsyeja e dytë që përbën shqetësim për vendet anëtare të NATO-s është situata në Ballkanin Perëndimor, ku dokumenti konfidencial thekson qasjen e Rusisë kryesisht drejtuar popullatës serbe në rajon. Në mesin e serbëve mesazhet ruse kanë ndikimin shumë të madh, thuhet në dokument. /Zeri

15419292-1313093145430271-820099086-o_1481194036-8117563

NATO ka disa pika shtesë që të fuqizojë bashkëpunimin me Kosovën

Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar se ka pranuar përgjigje nga sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, që sipas shefit të ekzekutivit, konfirmohet rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe aleancës veri-atlantike.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Mustafa, tha se më konkretisht NATO është pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit me Kosovën brenda mandatit respektiv të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, që si bashkëpunim pritet të avancohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Ai ka treguar edhe pikat shtesë që sekretari i NATO’s i ka ofruar Kosovës për të fuqizuar bashkëpunimin.

Këto pika përfshijnë:

– Rritjen e vizitave të Këshillit të Atlantikut Verior dhe takimet me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s si dhe autoritetet relevante të Kosovës, përmes të cilave do të zgjerohet dialogu politik.

– Pastaj dialogu për aktivitetet e bashkëpunimit praktik me NATO-n.

– Aktivitete shtesë të përshtatura për nevojat specifike të Kosovës, të cilat mund të përfshijnë mbrojtjen e rrjeteve informatike, edukim, trajnime dhe logjistikë.

– Zgjerim të aktiviteteve në kuadër të Programit “Ndërtimi i Integritetit” me qëllim të rritjes së kapaciteteve institucionale.

– Pjesëmarrje në disa prej aktiviteteve të Programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri”, që ka të bëjë me mekanizmat që ofrojnë mundësitë për shkencëtarët dhe ekspertët e NATO-s dhe vendeve partnere të bashkëpunojnë në relacionet e shkencave civile, teknologjisë dhe të inovacionit.

– Konsiderimi i mënyrave që Forca e Sigurisë së Kosovës, në suaza të mandatit të saj, të marrë pjesë si vëzhguese në ushtrimet e Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagim në Fatkeqësi (EADRCC).

– Eksplorimi i mënyrave që FSK-ja, në koordinim me Ekipin Këshillues Ndërlidhës, të marrë pjesë edhe në ushtrimet e KFOR-it, në përputhje me mandatin e saj.

– Ndërkaq, Divizioni për Diplomaci Publike i NATO-s do të konsideroj rrugët e për bashkëpunim dhe përkrahje të institucioneve relevante të Kosovës, OJQ-ve, Universiteteve, dhe akterëve tjerë të shoqërisë civile që merren me çështje të paqes dhe sigurisë, me komunikim dhe diplomaci publike.

20161123215056237646

Stoltenberg: Keqardhje për viktimat, por NATO bombardoi Serbinë për t’i mbrojtur civilët

Pas bisedave në selinë e NATO, Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ka shfaqur keqardhje “për viktimat civile gjatë bombardimeve të NATO –s në vitin 1999 (Serbi), por këtë NATO ka bërë për të mbrojtur viktimat civile (në Kosovë)

Periskopi.com Lajme

Pas bisedave në selinë e NATO, Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ka shfaqur keqardhje “për viktimat civile gjatë bombardimeve të NATO –s në vitin 1999 (Serbi), por këtë NATO ka bërë për të mbrojtur viktimat civile (në Kosovë)”, transmeton Koah.net.

“Mund ta kujtojmë të kaluarën, por duhet të mendojmë në të ardhmen”, citon “novosti” të ketë thënë Stoltenberg.

Anija shqiptare “Oriku” pjesë e operacionit të NATO-s në Egje

Është nisur sot nga Porti i Durrësit anija “Oriku” në operacionin e NATO-s “Sea Guardian” në Detin Egje, që ka si qëllim pengimin e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe menaxhimin e fluksit migrator.

Periskopi.com Lajme

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral brigade Dedë Prenga, ushtarakë dhe familjarë të efektivëve pjesëmarrës në mision.

Ministrja Kodheli në fjalën e saj përshëndetëse ndër të tjera tha se “Pasiguria në rritje në Mesdheun lindor e jugor ka sjellë nevojën e një reagimi të përbashkët nga të gjitha vendet e Aleancës sonë. Ngjarjet që ndodhin në Siri, Irak dhe jo vetëm demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qenë e mirëpërgatitur dhe e kudogjendur për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme. Misioni ushtarak detar në Detin Egje, midis dy vendeve tona aleate, Greqisë dhe Turqisë, është dëshmia më e mirë e unitetit dhe gatishmërisë që të gjithë vendet e NATO-s kanë”.

Kodheli u shpreh më tej se prania e Shqipërisë Detin Egje, në radhë të parë i takon solidaritetit që vendi tregon ndaj fqinjëve dhe aleatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se ekuipazhi i anijes “Oriku” përbëhet nga 21 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo anije do i bashkohet Greqisë dhe Turqisë, të cilët nën komandën e holandezëve do të vijojnë kryerjen e operacioneve të NATO-s.

m2_1479757717-1954711

NATO i shpall ‘luftë’ Rusisë, Putin kundërpërgjigjet ashpër (Foto)

Në një kohë kur 11 vende të NATO-s, kanë dërguar 4 mijë trupa në Lituani, për të marrë pjesë në ushtrimet e “Iron Sword’, ka lëvizje edhe nga “kampi kundërshtar”.

Periskopi.com Lajme

Stërvitja e vendeve të NATO-os po bëhet pranë kufirit me Rusinë, ku trupat kanë filluar ushtrimin më të madh ushtarak të kryer ndonjë herë në Lituani, transmeton mapo.

Vladimir Putin nuk ka vonuar t’i përgjigjet këtij presioni. Sipas urdhrave të tij në Kaliningrad në Veri të Polonisë do të vendosen sistemet e mbrojtjes S-400 dhe raketat e fuqishme Iskander-M.

“Rusia e sheh vendosjen e raketave në afërsi të kufirit perëndimor edhe si një përgjigje ndaj Washingtonit” , shkruan CNBC.

 

m6_1479757734-4180470

An undated file picture shows Russian missile complex "Iskander" on display during a military equipment exhibition in the Siberian town of Nizhny Tagil. Russia has suspended plans to install Iskander missiles in Kaliningrad due to a change in attitude from the new Obama administration in the United States, Interfax quoted a military official as saying on January 28, 2009. AFP PHOTO / EVGENY STETSKO / VEDOMOSTI (Photo credit should read EVGENY STETSKO/AFP/Getty Images)

m2_1479757758-4902969

demolli-kanada-780x439

Ministri Demolli kërkon mbështetje për transformimin e FSK-së në ushtri

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka kërkuar mbështetje nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, i cili do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO-s.

Periskopi.com Lajme

Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada në Forumin e Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Me këtë rast ministri Demolli ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krah të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Vladimir-Putin-009-655x356

Rusia i bën thirrje Serbisë të mos anëtarësohet në BE dhe NATO

“Perspektiva e Serbisë është në rrugën e tretë që po ia ofron Vladimir Putini – duke ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera me Rusinë por edhe me BE-në, por pa qenë anëtare e saj apo e NATO-s”, ka porositur sot gjeneral lejtnant Sergei Stepashin, njeriu kryesor i Putinit për Ballkanin, përndryshe ish-kryeministri i Rusisë dhe ish-drejtori i shërbimit federal rus të sigurisë.

Periskopi.com Lajme

Njeriu që në emër të Kremlinit është i angazhuar për Serbinë, ka folur gjithashtu për bashkëpunimin ushtarak midis Serbisë dhe Rusisë, të ardhmen e Kosovës, Malit të Zi si dhe pranimit në NATO, por ka zbuluar edhe mundësinë e përsëritjes së skenarit të Maidanit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Qeveria aktuale në Serbi në mënyrë aktive është e orientuar drejt BE-së dhe kjo është e kuptueshme, pasi që Serbia gjendet në një lloj enklave të mbyllur, por që nuk ka kufij me Rusinë. Serbia mund ta zgjedhë rrugën e tretë – të ketë marrëdhënie të mira me BE-në pa pasur kurrfarë detyrimi të bëhet anëtare e saj, të mos ngutet, dhe njëkohësisht në mënyrë aktive të zhvillojë procese integruese me Federatën ruse”, ka deklaruar Stepashin.

“Kjo është ajo çfarë ofron Putini. Aty është perspektiva e Serbisë”, ka porositur për fund Stepashin. /Telegrafi/

nato

Terorizmi, vendosshmëria, e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike, agjenda e AP të NATO-s

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t'iu bashkohen ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Periskopi.com Lajme

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petroviq do të marrin pjesë në  Sesionin Vjetor të 62-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nis këtë të shtunë në Stamboll.

Në një komunikatë për medie nga AP e NATO-s thuhet se parlamentarët nga vendet e NATO-s do të mblidhen këtë javë për t’i vlerësuar përgatitjet e Aleancës për rritjen e prezencës së saj ushtarake në shtetet Baltike dhe Poloni, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë, dhe për zhvillimin e mënyrave për ta mposhtur terrorizmin në vend dhe në Lindjen e Mesme.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t’iu bashkohen  ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Takimi në qendër të Turqisë, i vendosur në mes Evropës dhe Azisë, vjen katër muaj pasi institucionet e vendit i mbijetuan  përpjekjes për grusht shtet, dhe vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit në Shtetet e Bashkuara, vendin anëtar kryesor të NATO-s.

“Gjithashtu do të jetë hera e fundit për kongresmenin e SHBA-ve  Michael R. Turner kryesimi i bisedimeve të AP-së së NATO-s. Mandatit të tij dy-vjeçar si President po i  vjen  fundi, dhe votimi, për ta emëruar pasardhësin e tij,do të mbahet gjatë seancës plenare të ditës së hënë”, thuhet në  komunikatën e AP të NATO-s.

Bëhet e ditur se në një seri rezolutash, anëtarët e Asamblesë janë të vendosur për t’i bërë thirrje NATO-s që të qëndrojë e bashkuar në mbrojtje të Aleatëve në kufi me Rusinë, pasi që qëndrimi i saj luftënxitës i vazhdueshëm po shkakton shqetësime.

Poashtu ligjvënësit, pritët ta konfirmojnë sërish mbështetjen e tyre për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, dhe do t’ua kujtojnë aleatëve premtimin e tyre të dhënë për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Qëndrimi i fortë konfirmon (pranon) të vërtetën e Nenit 5 për premtimin e dhënë për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo aleati të NATO-s. Kjo kërkon prej të gjithë ne që të investojmë në burimet tona individuale dhe të përbashkëta – barrë kjo që duhet ta ndajmë të gjithë “, deklaroi Turenr përpara sesionit.

“Me Daesh-in nën presion në Irak dhe Siri, parlamentarët janë të vendosur për të bërë thirrje për ndarjen më të gjerë të shërbimeve të inteligjencë, dhe ashpërsimin e kontrolleve kufitare, pas shqetësimeve se luftëtarët e huaj nga rajoni kanë më shumë gjasa të kthehet në Evropë, pasi që grupi është tkurrur në Lindjen e Mesme”, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Në tryezë është paraparë që të bisedohet gjithashtu edhe për përpjekjet e NATO-s për t’iu ndihmuar aleatëve, të goditur nga vala e refugjatëve.

“Për të ndihmuar në ndaljen e fluksit dhe për t’i bindur partnerët rajonal, ligjvënësit do të bëjnë thirrje që t’i bëhet  më shumë presion diplomatik Presidentit sirian Bashar al-Asad dhe mbështetësve të tij në Rusi dhe Iran. Ata me gjasë do të apelojnë tek shtetet e NATO-s për ta thelluar bashkëpunimin me vendet e Gjirit dhe ato rreth Mesdheut”, thuhet në këtë komunikatë.

Ndërkohë bëhet e ditur se Asambleja është e vendosur që ta shpreh mbështetjen e saj për misionin mbështetës  të vendosur të NATO-s   në Afganistan dhe do të bëjë thirrje për ndihmë për t’i mbushur boshllëqet e mbetura të sigurisë dhe ta forcojë luftën kundër korrupsionit, si dhe do t’i bëjë  thirrje donatorëve ndërkombëtarë që të vazhdojnë me mbështetjen e tyre për ekonominë afgane.

Në këtë komunikatë poashtu thuhet se Qeveritë e NATO-s do të inkurajohen për të vazhduar me shpenzimet e tyre për inteligjencën ajrore, për aftësitë zbuluese dhe të mbikëqyrjes, të sigurohen që teknologjitë janë kompatibile në tërë Aleancën, dhe për t’i hequr pengesat për ndarjen e informacionit.

“Ky takim vjen në një kohë kritike. NATO përballet me një mjedis të paqëndrueshëm , siguria e së cilit është në rrezik, dhe Turqia është një aleat kyç dhe i vlefshëm, i cili e gjen veten përballë shumë sfidave të sotme të sigurisë  “, theksoi Turner. “Kombet tona janë anëtarë të aleancës më të suksesshme në histori, dhe ky sukses është arritur , pasi Aleanca është e  bashkuar me besimin e saj  dhe angazhimin për vlerat e përbashkëta. Ky sesion do të na lejojë për ta treguar mbështetjen tonë për një vend, i cili vetëm pak muaj më parë është përballur me një sulm të egër në kushtetutën  dhe  institucionet e veta demokratike. Në të njëjtën kohë, ne shikojmë përpara për të dëgjuar më shumë nga miqtë tanë turq në lidhje me natyrën, shkallën dhe zbatimin e masave emergjente të miratuara si përgjigje “.

AP e NATO-s bashkon anëtarët e parlamenteve kombëtare të Aleancës, si dhe vendet partnere, vëzhguese dhe organizatat. Kjo është një lidhje e rëndësishme midis Aleancës dhe parlamenteve të vendeve anëtare – dhe për këtë arsye është e rëndësishme edhe për  qytetarët në zonën Euro-Atlantike.

 

russia

Konflikti mund të jetë afër, Rusia thotë se ka larguar nga Mesdheu një nëndetëse të NATO-s

Anijet luftarake ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe kanë larguar një nëndetëse për të cilën Moska tha se po vëzhgonte skuadrën e saj në një mënyrë të “rrezikshme”.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral majori Igor Konashenkov, tha se anijet e Marinës Ruse kanë hetuar një nëndetëse më 9 nëntor që ndodhej 20 kilometra larg aeroplan mbajtësit Admiral Kuznetsov.

Anijet ruse e kanë ndjekur nëndetësen për më shumë se një orë përpara se ta detyronin të largohej nga rajoni, tha Konashenkov pa hyrë në hollësi se si e larguan nëndetësen.

“Përpjekje të tilla të ngathta për të manovruar në mënyrë të rrezikshme brenda një rreze të ngushtë të grupit të anijeve ruse mund të çonin drejt aksidenteve të mëdha naviguese”, tha Konashenkov.

Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po monitoronte flotën ruse “në një mënyrë të përgjegjshme dhe të matur” me shqetësimin se grumbullimi i marinës mund të intensifikonte aktivitetet ushtarake ruse në Siri, ku Moska po mbështet regjimin me sulme ajrore kundër rebelëve të armatosur.

Në median sociale tëitter, Ministria e Mbrojtjes e Holandës tha se nuk i komenton operacionet e kryera nga nëndetëset e saj.

Aeroplan mbajtësi i vetëm rus është shoqëruar nga anijet e tjera dhe raketa mbajtës në atë që shihet si vendosja më e madhe e marinës ruse që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

NATO / ARKIV

NATO duhet t’i përgjigjet veprimeve të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s tha se "rifillimi i sërishëm i bombardimeve në Halep nga Rusia, përkeqëson katastrofën njerëzore". Ai tha se me sulmet e turpshme të ndërmarra ndaj shtëpive, spitaleve çdo ditë humbin jetën burra, gra dhe fëmijë.

Periskopi.com Lajme

“I bëj thirrje Rusisë që me të vërtetë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund konflikteve dhe për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep”, tha Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të ketë takime për dy ditë me radhë, Stoltenberg shpjegoi se në takim do të diskutohen temat për rritjen e parandalimeve dhe të mbrojtjes të NATO-s si dhe sigurimin e stabilitetit përtej kufijve, raporton AA

“Rusia vazhdon qëndrimin e saj ambicioz ushtarak në afërsi të kufijve tanë. Këtu përfshihen edhe stërvitjet e kryera gjerësisht dhe pa njoftim. Vetëm në këtë muaj Rusia ka transferuar në Kaliningrad raketat Iskander që kanë kapacitet bërthamor dhe ka pezulluar marrëveshjen e plutoniumit me SHBA-të”, tha Stoltenberg duke bërë të ditur se do të diskutohet edhe për veprimtaritë ushtarake të Rusisë në kufijtë e NATO-s.

Kadri Veseli

Veseli: Do ta përfundojmë çështjen e demarkacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, megjithatë ka thënë se kjo çështje do të përfundojë.

Periskopi.com Lajme

Në pyetjen nga përfaqësues të Malit të Zi, në Seminarin e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s që po mbahet në Prishtinë, Veseli tha se nuk kemi asnjë çështje të hapur me Malin e Zi dhe falënderojë këtë shtet që me asnjë dekoratë nuk ka nxitur ndonjë jostabilitet.

Veseli shtoi se duhet të kuptohet se edhe pozita dhe opozita janë të interesuar që të përfundohet çështja e demarkacionit por opozita ka dyshime se vija e kufirit nuk është përcaktuar si duhet.

“Gjithsesi ne do ta përfundojmë këtë çështje dhe me Malin e Zi do të kemi vetëm raporte të mira”, tha ai.

Rose Roth ne Prishtine

Opozita e paftuar në samitit e NATO-s

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka shfaqur mospajtimin e saj me mungesën e zërit opozitar në panelin e folësve në seminarin Rose Roth të Asamblesë së NATO-s në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Për këtë çështje ajo i ka adresuar pyetje organizatorit të seminarit, duke e vënë në pah, siç e ka quajtur ajo, lënien anash të opozitës nga ky panel.

“Kur mora agjendën treditore të këtij seminari pashë që të gjithë folësit janë nga pozita dhe shoqëria civile. Por besoj që opozita përfaqëson më shumë se shoqëria civile. Ndaj dua të di pse nuk është e ftuar opozita në panelin e folësve?”

Por pyetja e Dërgutit nuk ka marrë përgjigje më të detajuar se “nuk ka diskriminim për opozitën në këtë seminar”.

Isa Mustafa

NATO ia gabon emrin kryeministrit kosovar

Seminari i 93 me radhë Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për herë të parë po mbahet në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Për këtë ka shkruar edhe faqja zyrtare e  Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por në këtë shkrim ka rrjedhur një gabim jo i vogël.

NATO i ka gabuar emrin Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Në Nato-pa.int kur shpjegohet se kush do të marrë fjalën në këtë samit thuhet se të pranishmëve do t’u adresohet edhe “Kryeministri i Kosovës, Iva Mustafa”, në vend se të shkruhet Isa Mustafa.

Edhe pse “V” në vend të “S” më shumë ka gjasë të ketë rrjedhur si gabim teknik e jo nga mosnjohja e emrit të shefit të ekzekutivit kosovar.

Gjithsesi, në këtë seminar treditorë me fokus të veçantë do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Europian dhe NATO-n.

Do të flitet edhe për progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd ku pritej të fliste edhe Shefi i ekipit negociator serb në Bruksel, Marko Gjuriq, por ai nuk ka ardhur në Kosovë.

Ligjvënësit e NATO-s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.

Kadri Veseli

Veseli në Seminarin e NATO-s: Kosova asnjëherë s’ka qenë vatër terrorizmi

Në Seminarin e 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Periskopi.com Lajme

Ai ka falënderuar që kjo seminar po mbahet në Prishtinë, ndërsa ka thënë se kosovarët janë popull evropian.

“Dua të falënderoj Asamblenë Parlamentare të NATO-s për organizimin e këtij seminari në Prishtinë. Ne jemi popull evropian dhe angazhohemi qartë që të jemi pjesë e Bashkimit Europian”, ka thënë Veseli.

Veseli i është përgjigjur edhe disa pyetjeve që kanë pasur të bëjnë me kërcënimet e sigurisë në vend dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është vatër e terrorizmit. Jemi duke bërë përpjekje që të kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje”, ka shtuar Veseli, teksa në lidhje me Malin e Zi ka thënë se nuk ka asnjë çështje të hapur mes këtyre dy vendeve dhe do të ketë vetëm raporte të mira.

Paolo Alli

Vërehet mungesa e Gjuriqit në Kosovë në samitin e NATO-s

Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, ka thënë në fjalimin e tij në samitin e NATO-s që po mbahet në Prishtinë se i ka ardhur shumë keq që Shefi i ekipit negociator serb nuk ka ardhur në Kosovë ashtu siç do të duhej.

Periskopi.com Lajme

“Më vije keq që Marko Gjuriq nuk ka ardhur në Seminar”, ka deklaruar Alli.

Gjuriq ishte paraparë që të flasë në Seminarin Rose Roth, që për herë të parë po mbahet në Kosovë.

Pos Gjuriq, në seminar pritet të flasë edhe Shefja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri.

Në takimin treditorë me fokus të veçantë, pos dialogut Kosovë-Serbi, do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Evropian dhe NATO-n.

Ligjvënësit e NATO-s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.

Rose Roth

Stabiliteti në Kosovë, i domosdoshëm për sigurinë në rajon

Kanë filluar punimet e seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Pëgjithshme të NATO-s dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se organizimi i mbledhjes në Prishtinë, u përcjell të gjitha vendeve të rajonit se stabiliteti në Kosovë nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për sigurinë në rajon dhe me gjerë.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë në seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Jean-Hubert Lebet, ka uruar që me anë të shkëmbimeve dhe prezantimeve do të fitohen pikëpamje të reja për tejkalimin e sfidave në rajon.

Ai ka thënë se stabiliteti dhe siguria mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit.

Sipas tij, ndihma e Zvicrës shkon përtej këtij seminari në Kosovë, pasi Zvicra është partnere në çdo aspekt.

Seminari është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.

Në takimin treditorë me fokus të veçantë do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Europian dhe NATO-n.

Do të flitet edhe për progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd ku do të ketë adresime edhe nga shefat negociatorë të të dyja vendeve, Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq.

Ligjvënësit e NATO-s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.

Seminari është i organizuar në bashkëpunim me Parlamentin e Kosovës nën udhëheqjen e kryesuesit të delegacionit të Parlamentit të Kosovës në NATO, Xhavit Halitit dhe do të mbështete po ashtu nga Qeveria e Zvicrës.

NATO ka mbajtur 19 seminare Rose-Roth në Ballkanin Perëndimorë që nga fillimi i këtij programi në vitin 1991.