Natasha Kandiq

Kandiq: Prokuroria në Beograd, nën Presionin Politik

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq, e cila tha se prokuroria në Beograd është nën presionin politik, ndërsa theksoi se nuk ka prokuror i cili merret me rastet e krimeve të luftës.

Periskopi.com Lajme

“Tani për momentin nuk ka prokuror për krime të luftës, prokuroria tani është nën presionin e hatashëm të politikës”, tha Kandiq tha ajo në një intervistë në “Jeta në Kosovë”.

E pyetur se çfarë po ndodhë me prokurorinë e vjetër e cila merrej me rastet e krimeve të luftës, Kandiq tha se mandati i kësaj prokurorie ka skaduar.

Ajo shtoi edhe se prokuroria po ndodhet nën presionin e grupeve të ndryshme të cilët po ndikojnë direkt në të e kjo, sipas Kandiq, tregon se koha e vjetër e prokurorisë është duke u kthyer.

“Atij i  ka kaluar mandati dhe tash qeveria duhet t’i propozojë Kuvendit prokurorin e ri për krime të luftës dhe kjo nuk po ndodh më shumë se një vit. Ajo që është më rëndësi të cilën vlen ta theksojmë këtu, është se prokuroria ndodhet nën presionin e hatashëm nga grupe apo trupa të ndryshëm të cilët direkt po ndikojnë, me të vërtetë po tregojnë se po kthehet koha e vjetër”, tha Kandiq.