insigne-celebrates-goal-vs-milan-oct-2015

Shijojeni këtë perlë të Insigne ndaj Sassuolos (Video)

Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne është rikthyer në formën e tij më të mirë për Napolin.

Periskopi.com Sporti

Napoli po udhëheq 1-0 në takimin kundër Sassuolos në kuadër të Serie A-s.

higuain2

Nuk do ta besoni se si është tallur një piceri në Napoli me Higuain

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent.

Periskopi.com Sporti

Një iniciativë e një piceri në Napoli bëri bujë në mediat botërore për shkak se ai kishte një ofertë mjaft të mirë për napolitanët në rast se Higuain do të dëmtohej.

Në fakt dëshira e tij është plotësuar pasi sulmuesi argjentinas mungoi për shkak të një dëmtimi mbrëmë në Champions League.

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent. Ai është shprehur i bindur se Higuain do të pësojë dëmtime të tjera ndërkohë që ofertat do të vijojnë për klientët e tij.

Kujtojmë që në Napoli Higuain-in e cilësojnë si një tradhtar pasi u largua te rivalët e Juventusit në fillim të sezonit.

chelsea

Napoli kërkon yllin e Chelseat

Napoli është duke shpresuar se Chelsea do të huazojë mbrojtësin francez, Kurt Zouma.

Periskopi.com Sporti

Kurt Zouma është rikthyer nga një lëndim i gjurit që e mbajti jashtë fushave të gjelberta për një kohë të gjatë dhe tani ai ka nevojë për minutazhë, gjë të cilen Antonio Conte nuk mund të ia sigurojë.
Napoli e dëshiron Zouma si zëvendësues të spanjollit Raul Albiol i cili ka kaluar të tridhëjetat.
Zouma konsiderohet si pasardhësi i John Terry, ai sezonin e kaluar nën Jose Mourinhon ishte titullar deri sa e pësoi lëndimin. /Periskopi.com/

Mbrojtwsi francez Kurt Zouma
Kurt Zouma, Chelsea
napoli

Ylli i Napolit që refuzoi Juven, Interin dhe Milanin

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik thotë se ka refuzuar në verë kalimin te tre klubet më të mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Inter.

Periskopi.com Sporti

Sllovaku thotë se nëse vazhdon karrierën në Itali, këtë do ta bëjë vetëm te Napoli.

“Po, unë e konfirmoj këtë”, tha Hamsik.

“Mendoj se është e qartë se në Itali nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër, por vetëm te Napoli”, shtoi ai.

“Besoj se ka shanse që unë të përfundoj karrierën time këtu. Kjo është një mundësi serioze”. /Periskopi.com

Napoli,

E pabesueshme, ky lojtar rikthehet për Napolin

Sulmuesi polak, Arek Milik, është rikthyer nga lëndimi i gjurit.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Ajaxit, ishte lënduar muaj më parë gjatë kualifikimeve për botëror me Kombëtaren Polake.

Sulmuesi polak ishte pritur të qëndroj rreth gjashtë muaj jashtë fushave të futbollit, por ai është rikthyer dhe ka bërë stërvijet e para me top.

Milik pritet të jetë i gatshëm plotësisht në janar në dispozicionin e trajnerit të Napolit, Maurrizo Sarri. /Periskopi.com

milik

xhaka-giroud

Gjigandët italianë e duan yllin e Arsenalit

Napoli dhe Milani janë duke shfaqur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud.

Periskopi.com Sporti

Francezi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin londinez, e cila skadon në vitin 2018.

Napoli e do 30-vjeçarin në skuadër për të zëvendësuar të dëmtuarin Arkadiuz Milik, ndërsa ‘rosonerët’ duan që të ofrojnë një partner të duhur për Carlos Baccan në vijën e sulmit, ndonëse ky i fundit përflitet se mund të largohet nga San Siro.

Raportohet se Giroud është i disponueshëm për 25 milionë euro. /Periskopi.com

besiktas

Rrahje masive: Tifozët e Besiktas therrin me thikë tifozin e Napolit (Video)

Ndeshja mes mes dy skuadrave ka përfunduar baras 1:1, ndërsa në fushën e lojës gjithçka ishte korrekte.

Periskopi.com Sporti

Por, jashtë stadiumit tifozët e Besiktasit e kanë therur me thikë një tifoz të Napolit.

Sipas mediave lokale turke, tifozi i ekipit italian është duke u mjekuar në Stamboll.

Ndryshe, Napoli ka shtatë pikë gjersa Besiktas ka gjashtë të tillë në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Napoli's forward from Belgium Dries Mertens celebrates with teammate Napoli's midfielder from Spain Jose Maria Callejon after scoring during the UEFA Champions League football match SSC Napoli vs Besiktas on October 19, 2016 at the San Paolo stadium in Naples.  / AFP / Carlo Hermann        (Photo credit should read CARLO HERMANN/AFP/Getty Images)

Besiktas-Napoli ndajnë pikët

Besiktasi nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në fund të takimit për t’u pajtuar me një barazim prej 1-1 ndaj Napolit në Stamboll.

Periskopi.com Sporti

Besiktasi shfaqi paraqitje dominuese në pjesën e parë duke krijuar rastet, ato që nuk i munguan as Napolit.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte më produktive për Napolin, por goli i parë erdhi për vendasit.

Ricardo Quaresma (79’) shënoi për 1-0 nga pika e bardhë.

Vetëm tri minuta më vonë ishte Marek Hamsik ai që shënoi për 1-1 me asistencë të Dries Mertens.

Me këtë rezultat përfundoi kjo ndeshje, kurse situata në Grupin B të Ligës së Kampionëve vetëm sa është komplikuar

Napoli mbetet lider me shtatë pikë, një më shumë se Besiktas në vendin e dytë dhe tri më shumë se Benfica që pret Dynamo Kievin në Lisbonë. /Periskopi.com

Napoli's forward from Belgium Dries Mertens celebrates with teammate Napoli's midfielder from Spain Jose Maria Callejon after scoring during the UEFA Champions League football match SSC Napoli vs Besiktas on October 19, 2016 at the San Paolo stadium in Naples.  / AFP / Carlo Hermann        (Photo credit should read CARLO HERMANN/AFP/Getty Images)

Formacionet zyrtare: Besiktas-Napoli

Skuadra turke është nikoqire e Napolit në kuadër të Ligës së kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Besiktas dhe Napoli bëjnë pjesë në grupin B dhe sonte priten të përballen nga ora 18:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

besiktas

juventus

Juve mposht Napolin në derbin e javës

Juventus ka mposhtur Napolin me rezultat 2:1 në derbin e kësaj jave në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Të parët që kaluan në epërsi ishin kampionët në fuqi, të cilët shënuan nëpërmjet mbrojtësit Leonardo Bonucci, gol ky i shënuar në minutën e 50-të.

Rezultatin e barazoi Jose Maria Callejon vetëm katër minuta më vonë.

Ndërsa, golin e fitores për bardhezinjtë e shënoi ish-ylli i Napolit, Gonzalo Higuain, i cili shënoi në minutën e 71-të. /Periskopi.com

higuain2

Kryebashkiaku i Napolit kërcënon Higuain: Kujdes kur të vish në Napoli

Sonte në mbrëmje luhet Juventus-Napoli dhe në qendër të vëmendjes do të jetë edhe Gonzalo Higuain, për herë të parë si kundërshtar ndaj Napolit.

Periskopi.com Sporti

Ndëshja e kthimit do të luhet pas disa muajsh, por që tani argjentinasi e ka të qartë se në “San Paolo” nuk do të pritet me lule.

Kërcënimin e ka dhënë kryebashkiaku napoletan, Luigi De Magistris, i cili kujton vizitën e fundit të kryeministrit Mateo Renci:
“Tifozët kishin një lidhje të jashtëzakonshme me të, por e humbën vlerësimin për sulmuesin argjentinas kur theu lidhjen e dashurisë me Napolin. Kur Renci erdhi në Napoli, kishte me vete 1000 persona dhe aparatura për zbulimin e mjeteve të forta metalike. Besoj se edhe Higuain duhet të bëjë të njëjtën gjë”.

colombia-falcao-jackson-martinez

Ylli kolumbian drejt gjigandit italian?

Napoli e dëshiron sulmuesin kolumbian të Guangzhou Evergrande, Jackson Martinez.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Sarri,po mendon të afrojë ish sulmuesin e Portos e Atletiko Madridit, për zëvendësues të Milik.

Polaku Milik u lëndua gjatë ndeshjes me kombëtaren polake dhe do t’i mungojë skuadrës italiane 6 muaj.

30-vjeçari në karrierën e tij ka zhvilluar 379 paraqitje duke shënuar 189 gola. /Periskopi.com

Ssc Napoli's forward Lorenzo Insigne (right) celebrates with his teammate Marek Hamsik after scoring during the Italian Serie A soccer match between AC Milan and Ssc Napoli  at Giuseppe Meazza stadium in Milan, 4 october  2015. 
ANSA / MATTEO BAZZI

Ylli i Napolit e do kalimin te gjigandi anglez

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne është i hapur për t’u bashkuar me Liverpoolin.

Periskopi.com Sporti

Rai Sport raporton se agjenti i lojtarit në fjalë është i gatshëm të nisë bisedimet me drejtuesit e klubit nga Anfield Road.

Italiani u pa me lot në sy të mërkurën, pasi u tall nga tifozët e skuadrës së tij pas humbjes së penaltisë në ndeshjen ndaj Besiktas në ndeshjen e zhvilluar në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, vetë Liverpool ka shfaqur interesim për 25-vjeçarin, dhe kalimi i tij në janar në Anfield ka shumë gjasa të ndodhë. /Periskopi.com

lorenzoinsigne-cropped_195j4ylpxvui41enme3zwc5uee

Insigne drejt Premier Ligës?

Lorenzio Insigne dhe Napoli priten të gjejën gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e kontratës.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori italian është në bisedime me klubin napolitan për vazhdimin e kontratës, ku ka kërkuar pagë prej 100,000 mijë euro në javë.

Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis kjo kërkesë e mesfushorit nuk i ka pëlqyer fare, raporton CalcioMercato.com

Liverpool dhe Tottenham janë duke monitoruar situatën e anësorit të Napolit, Lorenzio Insgine.

hysaj

Çka po ndodh me Hysajn?

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë tek Napoli.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka qenë në një formë të dobët këtë sezon, teksa kohët e fundit paraqitjet e tij nuk kanë qenë ato që pritenin prej tij.

Fakti që Hysaj po kalon një mini krizë në formën e tij u vëertua edhe mbremjen e sotme, teksa ai u la në stol për ndeshjen ndaj Besiktasit në Champions.

Trajneri Sarri vendosi që mos të hedhë në fushë një prej lojtarëve të tij më të mirë në sezonin e kaluar, pas duket qartë që Hysaj është ende larg paraqitjeve të vjetshme.

Por pavarësisht kësaj, Hysaj cilësohet si një prej mbrojtësave më të mirë të krahut në Serinë A dhe është disi e pa shpjegueshme ajo që po ndodh me të aktualisht.

icardi

Rivali i Interit e do Icardin

Napoli është duke shfaqur interesim për yllin e Interit, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Problemet te Interi, mund ta shtyejnë sulmuesin Mauro Icardi drejt largimit.

Ditëve të fundit është raportuar se tifozët e klubit zikaltër kanë kërkuar heqjen e shirit të kapitenit, të cilin e mban futbollisti në fjalë.

Por, kjo mund të shtyejë argjentinasin drejt largimit nga Giuseppe Meazza.

Napoli është klubi që po shfaq interesim për transferimin e 23-vjeçarit, i cili me gjasë do të ishte zëvendësimi i duhur pas largimit të Gonzalo Higuain drejt Juventusit. /Periskopi.com

roma

Roma mposht Napolin në derbin e javës

Roma ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Napolit me rezultat 1:3.

Periskopi.com Sporti

Rezultati u zhbllokua pak para përfundimit të pjesë së parë, ku mysafirët kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Edin Dzeko, i cili shënoi në minutën e 43-të.

I njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 54-të.

Napoli ngushtoi epërsinë nëpërmjet mbrojtësit Kalidou Koulibaly, i cili shënoi në minutën e 58-të.

Mirëpo, kjo ishte e gjitha që vendësit arritën të bënin, pasi shpresat e tyre për një barazim i shuajti ylli i Romës, Mohamed Salah, i cili shënoi për 1:3 në minutën e 86.

Me këtë fitore, Roma i afrohet Juventusit në vetëm dy pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërsa Napoli mbetet dy pikë pas Romës, pra me vetëm 14 pikë. /Periskopi.com

napoli

Formacionet zyrtare: Napoli-Roma

Napoli pret në shtëpi Romën për të zhvilluar derbin e javës së tetë në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Napoli: Reina; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Gabbiadini, Insigne.

Roma: Szczesny; Florenzi, Manolas, Fazio, Juan Jesus; Paredes, De Rossi; Salah, Nainggolan, Perotti; Dzeko. /Periskopi.com

hysaj

Hysaj i lumtur në Napoli, flet edhe për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elsaid Hysaj ka folur për radion e Napolit ku ka treguar se si ndihet. Ai foli edhe për Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Hysaj ka folur edhe per debutimin e tij në Champions League dhe mënyren se si është ambientuar në ekipin e Napolit.

“Ka të drejtë trajneri kur thotë që ndeshjet duhen marrë një nga një. Në fillim duhet të mendojmë për Romën në kampionat, pastaj për Beshiktashin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hysaj

“Në ndeshjen e parë që luajta në këtë kompeticion ndjeva të njëjtat emocione si ato që kanë ndjerë edhe tifozët. ‘San Paolo’ është diçka që nuk e shikon kudo, të rrënqeth gjithë trupin”, shtoi ai.

Ai foli edhe për talentin Gabbiadini, për të cilin tha se do të bëjë gjëra të mëdha.

“Jam i sigurtë që do të bëjë gjëra të mëdha. Është një futbollist i rëndësishëm si gjithë të tjerët dhe do të japë maksimumin”.

Hysan foli edhe për jetën në qytetin e Napolit.

“Ndihem shumë mirë. Shkoj mirë me njerëzit, më pëlqen qyteti dhe gjithçka tjetër. Shpresoj që të vazhdoj të luaj për një kohë të gjatë te Napoli. Mund të qëndroj këtu për të gjithë 6 vitet e kontratës, ndihem si në shtëpi. Këtu duhet të jetosh duke u argëtuar dhe duke bërë batuta me gjithë njerëzit”. /Periskopi.com

drogba2

Napoli mendon për Drogban

Klubi napolitan është duke e shikuar si opsion ish sulmuesin e Marsille, Galatasaray dhe Chelsea, Didier Drogba.

Periskopi.com Sporti

Lojtari nga Bregu i Fildishtë është anëtarë i Montreal Impact në MLS në Ligën amerikane të futbollit.

Napoli është në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të polakut Arkadiusz Milik, dhe mendon të huazojë Drogban si zëvendësim për një kohë të shkurtë.

Edhe më herët ka pasur këso lëvizje nga MLS në Seria A, në formë huazimi siç ishte David Beckham ku luajti për Milanin.

Legjenda e Chelseat, Drogba ka zhvilluar 35 paraqitje për Montreal Impact dhe ka realizuar 21 gola. /Periskopi.com