Nnetumbo Nandi-Ndaitwah

Namibia e tepron: Nuk e njohim Kosovën pa e njohur Serbia

Shefja e diplomacisë namibiane Nnetumbo Nandi-Ndaitëah ka thënë se "Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq është takuar me nënkryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Namibisë Nnetumbo Nandi-Ndaitëah, transmeton Koha.net

Nikoliq me këtë rast ka folur për Kosovën: “Nëse pesë vende të BE-së nuk kanë kurrfarë pasojash që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, pse Serbia të vuajë pasoja që nuk mund ta njohë pavarësinë?”, thënë ai.

Siç njofton gazeta “veçernje novosti” e Beogradit, kryetar serb e ka falënderuar Namibinë për mosnjohje të Kosovës.

Ndaitëah ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë përkrahjen e zgjidhjes së “problemit” të Kosovës me rrugë paqësore përmes dialogut dhe ka shtuar se “Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”.