Naim Maloku

Maloku thotë se vetëm dy vrasje misterioze ndodhën brenda pjesëtarëve të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, njeriu që ka luftuar tre herë kundër Serbisë, Naim Maloku, ka thënë se nuk do t’u konvenonte shqiptarëve edhe një luftë në rajon.

Periskopi.com Lajme

Por, sipas tij, nëse synohet bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet, atëherë kjo nuk do të mund të bëhej pa një luftë të re.

Në TV Dukagjini ai ka treguar detaje të padëgjuara të luftës së UÇK-së.

Ka thënë se vetëm dy vrasje misterioze kanë ndodhur brenda pjesëtarëve të kësaj Ushtrie, gjë që është shumë më pak se që ka ndodhur në luftën Bosnjës apo Kroacisë.

Në këtë intervistë Maloku flet për marrëdhëniet e Ramush Haradinajt me Tahir Zemajn dhe telashet që eprorët e UÇK-së kishin me Ibrahim Rugovën.

Naim Maloku

Përkrahësi i AAK-së thotë se demarkacioni nuk mund të kthehet në pikës zero

Naim Maloku, ushtarak, ka thënë se Rusia me aneksimin e Krimesë në Urakinë dhe me ngjarjet atje ka reflektu edhe në Kosovë, duke e ditur se e ka aleat edhe Serbinë.

Periskopi.com Lajme

“Përmes Serbisë, Rusia e shtrin ndikimin e saj në Ballkan”.

“Përmes Republikës Srpska, Serbia dëshiron të destabilizon gjendjen në Ballkan”, ka thënë Maloku.

Maloku ka thënë se shqiptarët nuk kanë fuqi dhe kapacitete të ndryshojnë kufirin, por “ne jemi në anën e NATO-së, sepse njësia territoriale e Kosovës ende është kompetence e NATO-së, ndërsa Shqipëria veç është anëtare e NATO-s”.

Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha kapacitetet e mundshme me qenë faktor në Balkan, por që nuk po punohet në këtë aspekt, ka thënë Maloku, duke shtuar se përveç numrit të konsiderueshëm të shqiptarëve në Ballkan, duke me pas edhe një aleancë me Kroacinë, shkaku i raporteve të mira.

Sa i përket Turqisë, ai ka thënë se nuk ka ndonjë mundësi që Turqia me dal nga NATO, ndërsa ka thënë se ende nuk dihet se kush qëndron mbrapa puçit të dështuar atje në muajin korrik.

Maloku ka folur edhe për Demarkacionin.

“Mali i Zi është pranuar në NATO me marrëveshjen për kufi me Kosovën, ndërsa problemi është i brendshëm për Kosoven dhe jo me Malin e Zi”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mundet me u kthye në pikën zero kjo marrëveshje më.

Naim Maloku

Maloku sërish në AAK, thotë se nuk do kyçet por vetëm do i përkrah

Paralajmërimi i zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), se partisë – në mesin e shumë aderimeve – po i kthehet edhe ish-anëtari Naim Maloku, duket të (mos) jetë i saktë!

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, sot në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Naim Maloku dhe veprimtari politik, Agim Haziri, është bërë pjesë e karvanit të partisë së Ramush Haradinajt.

“Pas kthimit të Naim Malokut dhe figurave të tjera të shumta në nivel të degëve dhe të qendrës, sot na është bashkuar në punën tonë drejt sukseseve, veprimtari politik shumëvjeçarë dhe intelektuali z.Agim Haziri”, ka shkruar Berisha.

Maloku, i pyetur nga mediat për këtë aderim, ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë. Madje, sipas tij, nuk ka qenë i informuar për këtë deri në momentin kur është pyetur nga gazetarët!

Por, i kontaktuar nga Telegrafi, eksperti i sigurisë ka thënë se ai nuk e ka zyrtarizuar kalimin e tij në AAK, por nuk e ka mohuar se është i afërt me Haradinajn dhe partinë e tij.

“Unë nuk do të kyçem në strukturat e partisë, por do t’i përkrah ata në zgjedhjet e ardhshme kur do të vinë. Kemi komunikim shumë të mirë. Kemi edhe raporte të mira”, ka shtuar Maloku.