Naim Bazaj që nuk la kërcënim pa bërë, Kadri Veseli ‘e rehatoi’

Periskopi.com Lajme

Naim Bazaj që kërcënoi PDK-në duke kërkuar të kandidohet për kryetar të Drenasit, e pastaj Veseli e bindi që të rikthehet në parti, kësaj radhe është kandidat për deputet në listën e PDK-së. Në kohën kur ai ‘i hëngri fjalët’ meqë edhe e ofendoi Veselin, u tha se i premtuan diçka, e tashmpo shihet, raporton Periskopi

Naim Bazaj, që ishte kandidat i pavarur për të parin e Drenasit, kishte folur për media duke dalë kundër kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të kandidojë pas është banori më i ri në komunën e Drenasit.

“Shkoni në qendrën e regjistrimit në Drenas dhe i merrni dëshmitë e tij sepse është e vërtetë që s’ka qenë kurrë banor i Drenasit. Pas luftës ai ka qenë banor i Prishtinës. Mund të them se Lladrovci është banori më i ri i Drenasit”, kishte deklaruar Bazaj i cili njëkohësisht është edhe Kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë.

Menjëherë pas kësaj, ku qindra qytetarë ishin mbledhur për ta pritur ta shpallë kandidaturën e tij për kryetar, Bazaj doli para masës së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se është tërhequr nga gara dhe se do të mbështesë PDK-në dhe ish-diplomatin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcin.

E kjo i kushtoi me fishkëllima pikërisht nga elektorati që ishte mbledhur ta dëgjonte teksa ai do të shpallte kandidaturën e tij të pavarur. Qytetarët reaguan njëjtë edhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ani pse ai dhe Bazaj u panë të jenë shumë të afërt.

Bazaj, e kishte krahasuar Veselin edhe me një nga figurat famëkeqe të ish-Jugosllavisë, Aleksandar Rankoviq.

“Nuk është e vërtetë që e ka emëruar Kryesia e Drenasit, por emërimin e Lladrovcit e ka bërë selia qendrore e PDK-së. Kryesia e Drenasit të gjithë ishin të pakënaqur me emrin e Lladrovcit dhe nuk e mbështeten emrin e tij pothuajse askush. Por Kadri Veseli erdhi me zarf si në kohën e Rankoviqit dhe tha: ‘Urdhëroni ky do të jetë kryetari’”, kishte thënë Bazaj.

Një kthim prapa në karrierën e Bazajt, shpërfaqë faktet se ai ka qenë i lidhur edhe me raste ilegale.

Mirëpo, Naim Bazaj del të jetë një person kontravers, pasi që pikërisht para dhjetë vitesh ai ishte arrestuar gjatë një operacioni të Shërbimit Policor të Kosovës, ku atij dhe Skenderbe Hebibit e Mursel Bilallajt i cili gjetur një sasi e madhe armatimi, duke përfshirë edhe topa pa dridhje, maska dhe granata antitank.

Atë kohë kishte qenë kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, në Drenas dhe këshilltarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Menjëherë pas arrestimit kishte reaguar edhe ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ibrahim Selmanaj, i cili e kishte shkarkuar nga detyra e këshilltarit politik.

Edhe partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj e kishte përjashtuar nga partia.

“Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media të enjten, ka njoftuar se për shkak të implikimeve në aktivitete të kundërligjshme dhe në shpërpushje me qëndrimet e vazhdueshme të partisë për rend, ligj, qetësi dhe siguri në Kosovë, e ka përjashtuar nga partia Naim Bazajn, kryetar i deritashëm i Degës së AAK-së në Drenas”, thuhej në njoftimin e AAK që mbanë datën 21 dhjetor 2006.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të asaj kohe, Bazajt gjatë bastisjes i ishin gjetur një sasi e konsiderueshme e armëve, sikurse 116 copa granata artilerie si dhe granata antitank me dhe pa fragmente të kal 75 mm;dy armë automatike (mitrolez)të kalibrit 7.62 PKT; një top pa dridhje të kalibrit 75 mm; 2 granata dore së bashku me mbajtëse të armatimit (gjoksore); një sasi e uniformave ushtarake; disa maska kundër helmit dhe mbi 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pasi kishte kaluar përballjen me drejtësinë, duke mos u kaluar kohë në burg, Bazaj prej AAK-së ku ishte përjashtuar kishte aderuar në PDK.

Në zgjedhjet e fundit ai bëhet kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, deri në fund të tetorit të këtij viti, ku kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, u dënua përfundimisht nga Gjykata e Apelit.

Pikërisht në fillim të nëntorit, Bazaj e kishte shpallur kandidaturën e tij si kandidat i PDK-së për Drenas, por pa bekim të PDK-së në qendër, që tashmë nuk udhëhiqej nga Hashim Thaçi, por Kadri Veseli.

Për 17 ditë të tëra ai kishte bërë fushatë nëpër shumë fshatra të Drenasit duke e konfirmuar vetën si kandidat i PDK-së, për kryetar, por që tek në ditën e 9-të të nëntorit PDK-ja kishte zgjedhur Ramiz Lladrovcin.

Kjo e kishte indinjuar dhe kishte bërë që ai të shpallej kandidat i pavarur.

Kishte shumë mbështetje, deri në natën e enjte të 17 nëntorit 2016, kur befasisht tha se tërhiqet nga gara dhe mbështet Lladrovcin.

Përkundër kritikave të shumta gjatë kësaj nate ai tha se do t’i bind votuesit e tij që të votojnë për Lladrovcin dhe PDK-në.

“Do ti bindim të gjithë se kjo ka qenë për hirë të Drenicës, territorit të Komunës së Drenasit dhe për hirë të gjithë atyre bashkëluftëtarëve që janë nëpër burgje, dhe besoj se do të binden edhe ata të dalin në zgjedhje”, tha Bazaj.

“ I madh e i vogël do të jem së bashku deri në fitore”, shtoi ai teksa hipi në veturë dhe la pas qytetarët e indinjuar për këtë veprim.

Periskopi merr vesh se ai është pjesë e listës së PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Naim Bazajt i shpërblehet rikthimi në PDK, i punësohet vëllai në Postë

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Bazaj, i cili para disa muajsh ishte larguar nga kjo parti për të garuar për kryetar të Drenasit, e që më pas u tërhoq nga gara, duket se nuk e ka bërë pa ndonjë interes.

Periskopi.com Lajme

Gazeta Blic nga burime të sigurta ka marrë vesh se para disa javësh në Postën e Kosovës është punësuar vëllai i Naim Bazajt, Fitim Bazaj.

Madje, Gazeta Blic e ka siguruar edhe listën e të punësuarve në Postë, ku Fitim Bazaj e mban postin e postierit me orar jo të plotë.

“Para disa javësh është punësuar në Postë, vëllai i Naim Bazajt, Fitimi. Bashkë me të, këto ditë janë punësuar edhe disa njerëz të tjerë të PDK-së”, tha ky burim i Gazetës Blic, brenda Postës së Kosovës.

Gazeta Blic nuk ka arritur që të kontaktoj as me drejtorin e Postës, Sejdi Hoxha e as me Naim Bazajn.

Ndryshe, Naim Bazaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, i kishte hyrë garës, madje duke akuzuar rëndë PDK-në.

Mirëpo, i është dashur vetëm një takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli që Bazaj të tërhiqe nga kjo garë, dhe kësisoj ta mbështes kandidatin e partisë më të madhe në vend, Ramiz Lladrovcin.

Reklamë
Reklamë

U ktheva në krahët e Kadri Veselit që ai mos ta humbiste Drenasin

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Naim Bazaj, i cili për 17 ditë ka lobuar si i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, për shkak se nuk e kishte nominuar partia e tij, ka folur gjerë e gjatë lidhur me këtë çështje.

Periskopi.com Intervista

Në një intervistë e për gazetën “Bota Sot”, Bazaj ka treguar arsyen se pse kryetari i PDK-së Kadri Veseli, e zgjodhi kandidat për kryetar komune ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovcin, e jo atë. Ai ka folur për raportet me shefin e tij, të cilin gjatë fushatës e ka krahasuar edhe me Rankoviqin, dhe poashtu për raportet me kryetarin e ri të Drenasit, Lladrovcin.

Në këtë intervistë, Bazaj është pyetur edhe lidhur me atë se a çfarë pozite i është ofruar në këmbim të kandidaturës së tij si i pavarur dhe se a do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse prapë PDK-ja nuk e propozon. Gjithashtu, ai ka treguar edhe për arrestimin dhe gjykimin që i është bërë në vitin 2006 për shkak të një sasie të armatimit, që ia kishte gjetur Policia e Kosovës.

Për 17 ditë lobuat si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, e pastaj u tërhoqët. Çfarë ju shtyu të merrnit një vendim të tillë?

Naim Bazaj: Është e vërtetë se kemi dalë jo unë personalisht, por komplet pjesa e cila më ka propozuar mua dhe jo vetëm bashkësia jonë, por mund të them se kanë qenë diku 27 fshatra që më kanë propozuar mua për të kandiduar si i pavarur.  Fillimisht kam qenë i nominuar nga Partia Demokratike e Kosovës, prej seksionit të nëndegëve, por mandej ata e sollën një propozim krejt tjetër, dhe për këtë arsye më është dashur për të dal i pavarur. Qëllimi ka qenë i mirë, për vendin tonë dhe të mirat e qytetarëve të Drenasit. Është e vërtetë që qytetarët duan të kenë kryetar që është autokton, që është lindur, rritur dhe jeton këtu e jo një që vjen prej tjetër vendi si zoti Lladrovci, i propozuar nga Qendra pa pëlqimin e rrethit tonë. Kjo ka qenë arsyeja fillimisht, por kemi pasur mospajtime edhe si parti këtu. Arsyeja ka qenë që shumica prej anëtarëve të kryesisë nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e Kadri Veselit, por në fund ne u tërhoqëm dhe u desht me e përkrah atë.

Pse sipas jush Kadri Veseli e zgjodhi për kandidat Ramiz Lladrovcin dhe jo juve?

Naim Bazaj:  Nuk është hera e parë këtu në Drenas që nuk është pyetur kurrë dega e PDK-së, pa marrë parasysh ose kryesia e PDK-së, se sikur të ishin pyetur ato nuk do të kishim shkuar në balotazh. Sikur të isha unë, ma merr mendja që do të merrja 80 për qind të votave se kam pas një mbështetje të fuqishme në Drenas.

Ka pasur zëra se në këmbim të tërheqjes së kandidaturës tuaj, juve ju është ofruar pozita e zëvendësministrit të Ministrinë e Shëndetësisë. A është e vërtetë kjo?

Naim Bazaj:  Jo, këto janë vetëm spekulime. Këto vetëm janë raportuar në media, por unë nuk kam pranuar asnjë ofertë. E pashë që definitivisht këta mund të humbnin, dhe mos të them se jo vetëm që nuk do të fitonin, por as në balotazh nuk do të mund të arrinin. Me qëllim që unë të mos bie viktimë si përçarës kryesor i territorit të Drenicës  dhe Drenasit, unë kam pajtuar dhe siç thotë populli e kam përpirë një kerr me ferra”. Nuk kam dashur që dikush të bëjë me gisht nga unë se Drenasi është përçarë dhe PDK-ja u fundos. Unë e pashë që nuk ka nevojë me u fundos PDK-ja dhe ma ka marrë mendja pas balotazhit me fuqizimin e elektoratit së bashku me PDK-në, edhe pjesa jonë dhe e tyre si një kombinim, që diku 75 përdindëshi do t’i dilte  PDK-së.

Keni deklaruar se Lladrovci është banori më i ri i Drenasit, dhe si i tillë nuk i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryetar i kësaj komune. Ku e mbështetni pohimin tuaj? Nëse ai nuk jeton në këtë komunë, a mendoni se do të mund të japë kontribut të mjaftueshëm për këtë vend nga Prishtina?

Naim Bazaj:  Të them të drejtën, personalisht them se në atë kohë ishim në fushatë. Gjithmonë në fushatë lejohet kapak edhe me i rrit sendet, kështu që ne ishim të arsyeshëm edhe për t’i kundërshtuar. Edhe Kadri Veseli, edhe PDK-ja në nivel qendror është zotuar se do të mbështes fuqimisht PDK-në, jo si Ramiz po komplet PDK-në në  Drenas, për t’ua kthyer borxhin qyetarëve të Drenasit. Ne mendojmë, se vlera e investimeve do të rritet për 13 milionë euro, të cilat si ka pasur kurrë Drenasi. Me mbështetjen e Kadri Veselit, disa investitorë të rinj do të vijnë për të investuar në Drenas.

Çfarë raportesh keni me Ramiz Lladrovcin?

Naim Bazaj:  Raportet me Lladrovcin i kemi pasur gjithmonë të shkëlqyeshme, edhe para se të kandidoheshim. Por, është e vërtetë se nganjëherë hidhërohesh edhe prej prindit. Thjeshtë  tash jemi duke bashkëpunuar, nuk kemi gjë të keqe në mes dhe në emër të partisë gjithmonë e mbështes dhe e përkrahi. Unë për hatër të partisë dhe krejt elektoratit që është kthyer, ishta i irrituar, por tani ato janë tejkaluar dhe jemi unikë dhe nuk do të kemi më telashe.

Ju jeni arrestuar në vitin 2006 gjatë një operacioni të Shërbimit Policor të Kosovës, bashkë me Skenderbe Hebibin e Mursel Bilallaj, për sasi të madhe armësh. A e konsideroni tani veten të pastër për punën që e bëni?

Naim Bazaj:  Unë kam qenë i akuzuar dhe jo i dënuar se shumë kush e ka keqinterpretuar. Nuk është e vërtetë që jam dënuar, por vetëm jam akuzuar, është e vërtetë që armatimi ka qenë i luftës  dhe mburrem me atë që kam pas armatim. Kjo ka ndodhur te një shok i imi Mursel Bilallaj. Por, për këtë jam i kompensuar nga gjykata dhe KGJK për të gjitha ato ditë që kam qëndruar në burg. Absolutisht nuk ka pasur asgjë dhe jam shpallur i pafajsëhm.

Gjykata e Apelit, ia konfirmoi Nexhat Demakut dhe të tjerëve dënimin me burg. Cili është komenti juaj lidhur me këtë, pasi edhe ju keni qenë pjesë e UÇK-së?

Naim Bazaj:  Ne edhe ditën kur u konfirmua aktgjykimi, kemi pasur mospajtime rreth kësaj çështje, dhe kemi vendosur që këto vendime t’i quajmë të padrejta, pasi janë dënuar pa kurrfarë baze ligjore dhe pa fakte. Disa prej tyre nuk kanë qenë në Kosovë fare dhe janë akuzuar dhe dënuar për vepra që janë bërë gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë kohës sa bënit fushatë si i pavarur, a kishit mbështjetje të madhe nga simpatizantët në Drenas?

Naim Bazaj:  Po, unë gjithmonë kam kërkuar votat edhe në emër të PDK-së, pavarësisht se patëm mospajtime me kryetarin. Ne kemi pasur mbështetje të madhe, dhe ma merr mendja që gjithë ato fshatra e kanë parë edhe fuqinë tonë, dhe për këtë arsye, na është dashur të pajtohemi me shumë gjëra dhe m’u kthye sërish në PDK.

Si ju prisnin juve në oda dhe tubime të ndryshme të PDK-së, për fushatë elektorale në mbështjetje të Lladrovcit?

Naim Bazaj: Po, aty ku kam pasur simpatizantë më herët, na kanë pritur shumë mirë. Mund të them që fuqimisht PDK-së i është kthyer elektorati.

Për Lladrovcin keni thënë se Veseli e ka emëruar si kandidat me zarf dhe pa vendim të kryesisë së Drenasit. Ju madje edhe e keni krahasuar atë me Rankoviqin. A pendoheni për fjalët që i keni thënë?

Naim Bazaj:  Ai ka qenë një mllef i momentit. Është e vërtetë që i kam thënë se nuk po vepron mirë me propozimet që vijnë nga qendra. E mira është të pyetet gjithmonë populli se çfarë dëshiron. Nëse pranon populli, do të ishte i mirëseardhur gjithsecili. Por jo ashtu. Kemi pasur mospajtime në atë moment. Është e vërtetë që i kam thënë të gjitha ato që janë publikuar edhe në media.

Po tani, si i keni raportet me shefin tuaj, Veselin?

Naim Bazaj: Unë mirë i kam, ata që duan mire, zgjedhjet tjera vijnë shumë shpejt, kështu që besoj që mirë i kemi punët.

Duke u nisur nga raundi i parë i zgjedhjeve, në të cilin PDK-ja përveç se nuk fitoi, humbi shumë vota të simpatizantëve që i kishte në vitin 2013, a mendoni se ky subjekt do ta ketë të vështirë të fitojë edhe në komunat tjera?

Naim Bazaj:  Kjo ka qenë një test për PDK-në në nivel të Kosovës. Unë i falënderoj të gjithë qytetarët e Drenasit, që kanë dalë të qetë dhe kanë votuar pa imponime dhe zgjedhjet mund të quhen demokratike, sepse nuk është vjedhur dhe keqpërdorur asnjë votë dhe nuk ka asnjë vepër penale për të cilën është akuzuar dikush për këto zgjedhje. Kjo është për ti lavrdëruar qytetarët e Drenasit.

A do të kandidoni për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme lokale, edhe nëse sërish nuk ju kandidon PDK-ja?

Naim Bazaj:  Jemi në bisedime edhe z. Veseli dhe ma merr mendja që edhe PDK-ja, edhe Veseli do t’i pyesin edhe anëtarët e kryesisë, por edhe qytetarët e Drenasit dhe nuk do të ketë më propozime jashtë pëlqimit të qytetarëve të Drenasit.

Si asambleist i Kuvendit Komunal, cili është vlerësimi juaj për punën e ish-kryetarit Nexhat Demaku?

Naim Bazaj:  Kryetari i ri mund të shoh atë pasqyrën se çfarë është punuar deri më tani, por ne si asambleist, apo kryesues i Kuvendit, mundemi me i lavdëru për punën e bërë.

Cila do të ishte gjëja e parë që do të bënit, nëse do të zgjidheshit ju kryetar i Drenasit?

Naim Bazaj:  Punët e ekzekutvit dhe ato të legjislativit janë dy shtylla të ndara. Ne si legjislativ nuk mund t’i përzihemi në punë ekzekutivit. E drejtë e kryetarit është me i emëruar drejtorët, nëse dëshiron. Përndryshe, ai e ka të drejtën që brenda 10-15 ditëve t’i zgjedh ata. Kjo është kohë e shkurtër pasi janë në pyetje 10 muaj dhe mendoj, se s’mund të bëhen lëvizje kushedi sa meqë edhe buxheti ka kalur në Kuvendin Komunal, kështu që s’mund të bëhet mrekulli brenda këtyre muajve.

Për në fund, cili është Naim Bazaj, jashtë kuadrit politik?

Naim Bazaj:  Kohën e lirë zakonisht e kam të angazhuar nëpër takime me qytetarë të Drenasit, pasi gjithmonë kam qenë i afërt me ta, kam qenë mbështetës i tyre dhe më kanë përkrahur derisa unë ju kam ndihmuar. Kam menduar të jem gjithmonë siç thotë ajo fjala popullore “Një dorë në pushtet, një në milet”.

Sa jeni i përkushtuar ndaj familjes dhe si e kaloni kohën e lirë?

Naim Bazaj:  Si çdo prind mundohem të jem i përkushtuar. Unë të shoqen e kam të papunë, fëmijët i kam në studime, dy në shkollë të mesme dhe një në fakultet, kështu që duhet të jem më i afërt dhe besoj që jam. Unë nuk e humbas kohën sikur dikush që udhëton nëpër perëndim, pasi nuk i kemi ato kushte dhe nuk kemi për të bërë shpenzime të larta. Gjithmonë kohën e kaloj në fshat me familje dhe vëllezër.

A angazhoheni në punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë me gruan tuaj?

Naim Bazaj:  Po është e vërtetë kjo, bile kur kemi shumë mysafirë, shpesh i bëjmë punët me përgjysmë dhe i ndajmë me bashkëshorten.

A keni ndonjë pasion që i kushtoni rëndësi dhe kohë të veçantë?

Naim Bazaj:  Këto ditët e ftohta kam dëshirë që t’i kaloj në gjueti. Dal shpesh në gjueti, edhe pse së fundmi, për shkak të angazhimeve politike, nuk kam mundur që t’i përkushtohem këtij pasioni.

 

Reklamë
Reklamë

Rishfaqet Naim Bazaj, parashikon fitoren e ish-kundërshtarit me 75 për qind

Naim Bazaj është aktivizuar për të bërë fushatë për kandidatin e PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovcin.

Periskopi.com Lajme

Dikur u vetshpall kundërshtar i tij, e sot është vënë në shërbim të Lladrovcit. Bazaj thotë se PDK-ja do të fitoj me 75 për qind, shkruan lajmi.net

“Unë e kam dit që ka me ndodh balotazhi sepse nuk ka qenë organizimi i mirë, por tash e kam marr edhe unë vet përsipër përgjegjësinë se do t’i organizojmë të gjitha strukturat dhe besoj fuqishëm se do të arrijmë fitore deri në 75 për qind”, ka deklaruar Bazaj.

Ai shton se PDK-ja do të tregoj këtë rezultat të fuqishëm për të shpërfaqur se nuk ka mbetur në dorë të disave që nuk kanë fuqi elektorale.

“Unë do të bëj fushatë për Lladrovcin dhe ia uroj fitoren këtij zotnis”, ka thënë Bazaj për lajmi.net.

Madje ai as bashkimit të opozitës në një, nuk ia ka drojën.

“Opozita le të bashkohet por këtë elektorat që e kanë, nuk do ta marrin më. Janë të vogla. Ata krejt bashkë i kanë 5 mijë vota, ndërsa unë vet i kisha fituar 10 mijë”, thotë ai.

Bazaj shtoi se nuk ka asnjë marrëveshje paszgjedhore me Lladrovcin.

“Është mandat i shkurt, por dojna me tregu vetën dhe duhet me qit në stom”, ka pohuar Bazaj.

 

 

Reklamë
Reklamë

Voton edhe kandidati i pavarur Naim Bazaj

Tashmë kanë votuar pothuajse të gjithë kandidatët për të parin e Drenasit.

Periskopi.com Lajme

 

Në mes e tyre është edhe kandidati i pavarur, Naim Bazaj i cili edhe pse zyrtarisht është në këtë garë, ai nuk e pranon kandidaturën e tij.

Naim Bazaj kishte tërhequr kandidaturën e tij, pasi kishte arritur një marrëveshje me PDK-në, mirëpo KQZ-ja vendosi që ta mbante në këtë garë./Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Lushtaku: Lladrovci i fiton zgjedhjet, Bazaj u tërhoq për arsye të fort

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili vjen nga rajoni i Drenicës, Nuredin Lushtaku shprehet i bindur se partia e Kadri Veselit do të triumfojë në zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Rami Lladrovci është personi ideal për ta udhëhequr komunën.

“Po normal, unë mendojë se do të fitojë gjithqysh PDK-ja, s’di pse po me pyet (qesh). Ramizi është personi i duhur dhe më i qëlluar për kryetar të Drenasit”, ka thënë ai për “Indeksonline”

Më tej, Lushtaku ka komentuar edhe tërheqjen e njërit prej kandidatëve më të përfolur, Naim Bazaj, i cili u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur.

Deputeti nga rajoni i Drenicës tha se tërheqja e tij ka ardhur me arsye të fort, pa ndonjë presion. “Naim Bazaj e ka pa të arsyeshme mu tërheq vet dhe mos me u përça Drenasi as PDK-ja. Tani ai është së bashku me Ramizin”, ka thënë ai.

Reklamë
Reklamë

Naim Bazajt kur i duhet e përdor emrin e UÇK-së, ka çaste kur nuk guxoi (Video)

Naim Bazajn e njohin të gjithë në Drenas. Ka edhe nga ata që janë zhvendosur në Prishtinë por që e njohin.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte pjesë e luftës së UÇK-së, e në vitin 2013 ishte kandidat i PDK-së në Drenas.

Ajo që ndodhi pak javë më parë i befasoi të gjithë, raporton Periskopi

Përçahet PDK-ja në Drenas, revoltohet Bazaj kandidati më serioz

Ai e kundërshtoi ashpër kreun e PDK-së, Kadri Veselin dhe të nesërmen doli si kandidatë i pavarur për kryetar të kësaj komune.

Një natë më parë e shau, kundërshtoi e nuk la fjalë pa thënë për të, të nesërmen shkoi krahë tij pa fije turpi.

Madje dha një arsyetim tepër qesharak pse u kthye aty.

Naim Bazaj ka një arsyetim pse u kthye në PDK, mos qeshni me të

Jo vetëm kaq, nxori edhe probleme ligjore.

Tentoi të decertifikohet si kandidat i pavarur, u bë, pastaj u tha se nuk lejohet dhe e fundit, sipas Ligjit, ai do të jetë në listën e kandidatëve në garë për Drenasin.

KQZ e rikthen Naim Bazajn në garë për kryetar të Drenasit

Pavarësisht se kë e përkrahë ai, emri i tij do të jetë në listë, dhe mund të dëmtojë partinë nga vjen.

Në një video të zgjedhjeve të fundit, kur ai synonte të ishte pjese e asamblesë se Drenasit, nuk kishte lënë fjalë të mira pa fol për PDK-në, e madje ishte thirrur edhe në luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte.

Por nuk bëri njësoj në natën kur Veseli e kishte kandiduar Ramiz Lladrovcic për kryetar. Aty kishte ngritur zërin si një ish-luftëtarë, e të nesërmen e kishte harrur krejt. / Periskopi

Reklamë
Reklamë

KQZ e rikthen Naim Bazajn në garë për kryetar të Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta rikthejë në garë kandidatin “e pavarur” për zgjedhjet komunale në Drenas, Naim Bazaj.

Periskopi.com Lajme

Ky vendimi i KQZ-së vjen vetëm një ditë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte anuluar vendimin e kësaj të parës për decertifikimin e Naim Bazajt në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

“Aprovohet si i bazuar apeli i subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, ashtu që anulohet vendimi i KQZ-së, me numër 1084-2016 i datës 20.11.2016 dhe çështja i kthehet KQZ-së, në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhej ndër të tjera në vendimin e PZAP-së, raporton Koha.net.

“Hedhet si e palejuar pjesa e kërkesës së panelit të subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, në pjesën që i referohet lënies në fuqi të vendimit të KQZ-së, numër 1024/2016 të datës 11.11.2016, për certifikimin e kandidatit Naim Bazaj, për kryetar të Komunës në Gllogoc, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhej më tej në këtë vendim.

Ndërkaq sot, KQZ ka marrë vendimin e ri duke e rikthyer në garë Bazajn si kandidat i pavarur, i cili kohë më parë kishte vendosur të tërhiqej nga gara dhe t’i bashkohej fushatës së PDK-së, e cila për kandidat ka zgjedhur ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci.

Reklamë
Reklamë

Nisma sërish apelon ndaj Bazajt, dëshiron ta mbajë në garë

Naim Bazaj kandidoi për kryetar të Drenasit, por disa ditë ëm vonë si rezultat i arritjes së një marrëveshje me partinë e tij – PDK-në, ai u tërhoq nga ky kandidim.

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e decertifikoi Bazajn edhe pse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në kuadër të këtij komisioni, doli kundër këtij decertifikimi.

Ky decertifikim i Bazajt po konsiderohet shkelje ligjore nga KQZ-ja.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se për këtë arsye Nisma për Kosovën vendimin e KQZ-së sot e ka dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa./Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Kadri Veseli u hyn rend në Drenas, mbledh të pavarurit pranë vetes

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka marr afër zemrës çështjen e Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Ai po angazhohet maksimalisht që kandidati i tij zyrtar, Ramiz Lladrovci të jetë fitues i zgjedhjeve për të parin e kësaj komune, që pritet të mbahen më 4 dhjetor.

Thuajse çdo ditë viziton këtë komunë, raporton periskopi

Përderisa një natë më parë, e detyroi të pendohet Naim Bazajn, që kandidoi i pavarur, si i revoltuar i PDK-së, ai sot e bëri të pendohet edhe Rrahim Elshanin, edhe ky më parë ishte pjesë e PDK-së.

Madje Veseli thotë se Elshani ndoqi rrugën e Bazjat dhe u pajtuan që Lladrovci, sipas tij, është i duhuri për Drenas.

Nuk dihet se si e bindi të kthehet sërish, por kjo tashmë ka ndodhur.

“Partia Demokratike e Kosovës në garën për komunën e Drenasit është më e bashkuar se kurrë më parë. Ajo është një familje e madhe që diversitetin e brendshëm e konsideron pasuri e jo barrë. Unë dhe miku im Rrahim Elshani, jemi të bindur se gjërat që na bashkojnë brenda PDK-së janë më të shumta dhe më të rëndësishme se opinionet e ndryshme që mund të na dallojnë. Prandaj, Rrahimi ndoqi shembullin e bashkëpartiakut tonë tjetër, Naim Bazaj, dhe u dakordua se në këtë garë kandidatura e Ramiz Lladrovcit është alternativa më e duhur për Drenasin”, thotë Veseli./ Periskopi

Naim Bazaj ka një arsyetim pse u kthye në PDK, mos qeshni me të

 

Reklamë
Reklamë

Drenori: Elektorati i Naim Bazajt tani më voton mua dhe Isa Xhemajlajn

Një ditë para tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 4 dhjetorit, kur pritet të votohet për kryetarin e ri të Drenasit, kandidati i pavarur, Naim Bazaj është tërhequr nga gara.

Periskopi.com Lajme

Tërheqja e tij ka rritur shpresat për numër më të madh të votave të elektoratit tek kundërkandidatët tjerë, shkruan Indeksonline.

Asamblisti i PDK-së, tashmë kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë në një prononcim për Indeksonline se nuk e ka pritur që një gjë e tillë do të ndodhte tash që po afrohet dita e zgjedhjeve.

“Është definitivisht një garë interesante, sidomos pas ngjarjeve që ndodhen dje. Ato që kanë ndodhur dje në momentin e fundit, unë realisht nuk i kam pritur, por ja që tashmë u bë”, tha Drenori.

Sipas tij, pas asaj që ndodhi mbrëmë, përkrahësit e Bazajt nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së, të përzgjedhur nga kryesia e partisë dhe kryetari i saj, Kadri Veseli.

“Mund t’iu them me siguri të plotë se njerëzit që e kanë përkrah kandidatin e tërhequr, Naim Bazaj kanë qenë votues të PDK-së e që nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është sjell kandidati i PDK-së për Drenasin nga kryesia, respektivisht Kadri Veseli. Ata përkrahës nuk do ta përkrahin kandidatin e PDK-së, shumë prej tyre tashmë veçse më kanë telefonuar dhe janë në gjendje edhe të zyrtarizojnë përkrahjen e kandidaturës sime”, ka theksuar kandidati Drenori.

Ai vlerësoi se gara për Drenas është interesante dhe se gjërat kanë ndryshuar por në bërthamë vazhdojnë të jenë të njëjta.

Tashmë edhe publikisht disa votues të cilët kishin ndarë mendjen ta votojnë Bazajn, pas tërheqjës së tij nga gara kanë dalë me qëndrime të hapura në rrjetet sociale se nuk do ta votojnë Lladrovcin, por dikë tjetër nga partitë që garojnë në Drenas.

I pyetur se a pret që votat e kandidatit të tërhequr t’i marr ai, Drenori është shprehur i bindur se do të ndodh një gjë e tillë.

“Minimumi 70% të votave të kundërshtarit të tërhequr do t’i marr, sepse në bazë të informacioneve që kam, një pjesë tashmë kanë kaluar te kundërkandidati Isa Xhemajlaj dhe ata që nuk kanë dashur të votojnë kandidatin e PDK-së nuk do ta votojnë prapë. Pra, votat prapë do të mbesin jashtë PDK-së”, tha tutje Drenori.

Kujtojmë se Drenasi ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës, të cilat vijnë pas konfirmimit të dënimit nga Apeli ndaj tanimë ish kryetarit, Nexhat Demaku. Drenasi voton për kryetarin e ri më 4 dhjetor. /Indeksonline/

Reklamë
Reklamë

Naim Bazaj ka një arsyetim pse u kthye në PDK, mos qeshni me të

Periskopi.com Lajme

Nazim Bazaj e la PDK-në për pak ditë, vendosi që si i pavarur të kandidojë për kryetar të Drenasit.

Në ditën kur e bëri këtë, nuk la fjalë pa thënë për Kadri Veselin, madje ia tha në sy, ia braktisi mbledhjen dhe tha se duhet marrin fund vendimet nga qendra.

Përçahet PDK-ja në Drenas, revoltohet Bazaj kandidati më serioz

Bazaj, përveç kësaj tha se ka për ta marrë elektoratin e PDK-së, por sonte ai u pendua.

Periskopi mëson se pati shumë presion dhe oferta për poste të ndryshme nga partia ku ishte deri tani.

Por meqë e fiku telefonin e shkoi në krahët e Veselit në një takim me elektoratin e PDK-së në Drenas, aty u fishkëllye nga shumë njerëz si një dezertor, por Veseli e mbrojti dhe gjithçka përfundoi.

Fishkëllehet Kadri Veseli në Drenas, ia ndërpresin fjalimin (Video)

Pas kësaj foli për Klanin.

Tha se sikur u inspirua nga grupi “Drenica I” dhe “Drenica II” të cilët sipas tij janë përçarë, e nuk deshi që njëlloj të ndodh sërish.

“Isha në PDK do të jem në të. Tërhiqem nga gara si i pavarur. Për arsye të grupit Drenica I dhe II, për këtë arsye, nuk dehsha të përçahemi edhe ne. Thash të jemi bashkë të gjithë”, tha Bazaj./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Bazaj përpiu fjalët e tij, Drenori ende po kërkon vota nëpër oda (Foto)

Derisa Naim Bazaj i përpiu fjalët e tij, dhe u kthye sërish pranë Kadri Veselit në PDK, edhe pse u kandidua si i pavarur për kryetar të Drenasit, fjalët ende nuk i ka ndryshuar XHavit Drenori.

Periskopi.com Lajme

Me kapacitet e tij, ai po shkon odë më odë.

“Konsultime në Sankoc. Ne nuk ndalemi, sepse jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.

15095724_10154262201818772_8849966998739626920_n

Ditë më parë në një intervistë për Periksopi ai ka akuzuar Ramiz Lladrovin, kandidatë i PDK-së për Drenas, se ka vjedhur para të dedikuara për UÇK-në.

Ramiz Lladrovci akuzohet për keqpërdorim të parave të UÇK-së

E Bazaj që tentonte të merrte elektoratin e PDK-së, u pendua sot. Mësohet se pas presionit që iu bë dhe ofertave të ndryshme për poste./ Periskopi

Bazaj fikë telefonin, kishte presion për t’u larguar nga gara për Drenasin

Reklamë
Reklamë

Bazaj ‘ndryshon’ mendje, sërish në krahët e Kadri Veselit (Foto)

Naim Bazaj i është rikthyer Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i kësaj partie, Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Periskopi.com Lajme

Veseli e ka kthyer në bazë Bazajn – që ditë më parë u paraqit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, para se të tërhiqte kandidaturën e tij sot – për ta mbështetur bashkë Ramiz Lladrovcin për Kryetar të Drenasit.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.

“Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, është shprehur i bindur Veseli.

kadri-bazaj1 kadri-bazaj 15129479_680299395478603_740908935975221482_o-1 15069152_680299388811937_7417581768984446154_o 15025161_680299335478609_3354554123823669033_o 15123430_680299475478595_3768563679479941020_o 15128936_680299472145262_1361285660458062712_o

Reklamë
Reklamë

Bazaj fikë telefonin, kishte presion për t’u larguar nga gara për Drenasin

Me shumë entuziazëm i hyri garës për të parin e Drenasit, por Naim Bazaj e la rrugën në gjysmë, duke u tërhequr nga kjo garë.

Periskopi.com Lajme

Ai sot ka dorëzuar në KQZ dorëheqjen e tij, pa dhënë ndonjë arsyetim.

Periskopi ka provuar disa herë që të marrë një arsyetim nga Bazaj për tërheqejn nga kjo garë, por që nga momenti që u bë e ditur se e tërhoqi kandidaturën, ai e ka të fikur telefonin.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ai prej disa ditësh ka pasur presion të madh nga udhëheqësitë e PDK-së që të tërhiqet nga gara. Madje të njëtjata burime bëjnë të ditur se atij ia janë ofruar poste nga më të ndryshme.

Mbetet të shihet se cila ishte oferta që Bazajn e bindi të tërhiqet nga kjo garë./Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Përçahet PDK-ja në Drenas, revoltohet Bazaj kandidati më serioz

Tashmë është një njeri që i kundërshton Kadri Veselit. Ai ia braktisi mbledhjen, i tha fjalë nga më të rëndat dhe që nga nesër do të jetë kandidat i pavarur por synon elektoratin e PDK-së në Drenas.

Teuta GASHI Lajme

Ky është Naim Bazaj që këto i bëri të martën. Ai për Periskopi.com bënë të ditur se që nga nesër do të jetë kandidat i pavarur dhe synon që pas vetës të ketë elektoratin e partisë në të cilën ishte deri tash, PDK.

Në një takim që u mbajt sot në PDK në Drenas, për zgjedhjen e 4 dhjetorit në këtë komunë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar Ramiz Lladrovcin për kandidat të kësaj partie, e i menjëhershëm ka qenë kundërshtimi i Bazajt.

Ai edhe ditë më parë paralajmëroi largimin nëse nuk e kandidojnë, e sot thotë se pati përkrahje të shumë kolegëve brenda.

Bazaj tregon për Periskopi.com se çfarë foli me Veselin dhe si ia tha troç gjërat.

“Pati pakënaqësi të shumë anëtarëve të tjerë, vlerësimi që Lladrovci të jetë kandidat është i gabuar. Nuk shkon kështu që për gjithçka të vendos Qendra. Nga nesër do të jem kandidat i pavarur, do të shfrytëzojë të gjithë elektoratin e PDK-së që të mos e votojnë Lladrovcin”, thotë Bazaj.

“Kadri Veselit i thamë fillimisht ‘përthekoje’ Mitroivcën, e pastaj edhe Lipjan puno e mos e humb edhe Drenasin duke na përçarë. Kur pa që kemi kundërshtime disa persona tha se të propozohet një emër nga brenda por këto lojëra bëhen moti. Vendos një grup-plan me imponime nga Qendra e që janë Veseli me bashkëpunëtorët e tij të gjithë e dimë kush janë. Nuk do të shkojë më kështu, populli është mbushur mend e di kë duhet ta votojë”, tha  ai për Periskopi.com

Bazaj e sheh veten sigurt në balotazh, madje thotë se mund të jetë fitues qysh në votimin e parë.

“Banda nga lartë, Veseli me bashkëpunëtorët e tij, po shantazhojnë njerëz, po na përçajnë. Ai donë familjarë dhe grupet e veta në krye. I thash me këta zarfe boll është, nuk duhet me na përça popullin, duhet me na pyet neve në Drenas. Ia thash që kjo është politikë e mbrapsht, tash le të merren me pasojat”, tha Bazaj./ Periskopi

Reklamë
Reklamë