aridi

Shpërthen zjarri në një rafineri nafte në Japoni

Në qytetin e Aridi në jug të ishullit japonez Honshu, ka shpërthyer zjarri në një rafineri nafte.

Periskopi.com Lajme

Zjarrfikësit raportohet se kanë arritur te vendi i ngjarjes, ku po provojnë në çdo formë që t’i ndalin flakët, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka informacione nëse nga kjo ka pasur viktima në njerëz deri tash.

Sipas autoriteteve lokale është dhënë urdhër që të bëhet evakuimi i rreth tre mijë njerëzve për rreth kësaj zone.

Shkatërrohen 168 kamionë me naftë të të ashtuquajturit Shteti Islamik

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkatërruar 168 kamionë me naftë në Siri, që i takonin grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik.

Periskopi.com Lajme

Sulmi ndaj konvoit të naftës është kryer sot, ka bërë të ditur koalicioni ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.

I ashtuquajturi Shteti Islamik, njërin nga burimet kryesore të përfitimeve e ka tregtinë me naftë, ku edhe përqendrimi kryesor i luftimeve kanë qenë burimet e naftës në Irak dhe Siri.

naftë

Kapen mbi 20 mijë litra naftë në tri aksione të ndara në Kosovë

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloj kontrabandimin e derivateve në tri aksione të mirë organizuara.

Periskopi.com Lajme

Në aksionin e parë të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banje e Pejës një maune të dyshuar dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj te montuar dy rezervuar te modifikuar special për derivate te naftës me kapacitet nga 10.000 litra secili, të cilët ishin të mbushur plotësisht, raporton Periskopi

Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit i cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin.

Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve te kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rastautomjeti dhe nafta janë konfiskuar.

Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj i frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit.

Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25.000 litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit./ Periskopi

20161003_104611 20161003_104544 A (3) A (1)