monreal

Monreal ftohet në vend të Albas

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë pa mbrojtësin Jordi Alba. Por, ata tashmë kanë ftuar Nacho Monreal.

Periskopi.com Sporti

Monreal, i cili luan te Arsenali është ftuar për ndeshjen e së dielës, e cila zhvillohet në Loro Boriçi të Shkodrës ndaj liderit të grupit, Shqipërisë.

Monreal ka qenë edhe më herët pjesë e skuadrës së Spanjës, por tani e sa kohë nuk është ftuar, edhe pse sezonet e fundit ka treguar paraqitje tejet të mira te Arsenali. /Periskopi.com