Maroku heq dënimin me vdekje për ata që braktisin islamin

Një lajm shumë i mirë arrin nga Maroku, ku u shfuqizua dënimi me vdekje për krimin e ndërrimit të fesë islame me një fe tjetër.

Periskopi.com Lajme

Vendimin e mori Këshilli i Lartë i Ulemave, autoriteti më i lartë i vendit, që hodhi poshtë vendimin e kundërt, dekretuar më 2012-tën.

Folëm për këtë me Paolo Branca-n, pedagog i Islamistikës dhe i Historisë së vendeve arabe, në Universitetin e Milanos:

Profesor Branca, në faqet e shtypit dikush e quajti “kthesë historike” këtë, që bëri Maroku. Është kështu?

Po, kështu është, sepse për herë të parë ky njihet si parim. Edhe pse, në praktikë, dënimi me vdekje për apostazi, apo për ndërrimin e fesë, në shumicën e rasteve nuk zbatohej prej kohe, duke u zëvendësuar me  rrugëzgjidhje të tjera, që po i quajmë më pak të rrepta.

Ky vendim i Këshillit të Lartë të Ulemave do të zbatohet menjëherë?

Besoj se po, sepse Maroku po bën hapa të shpejta përpara, duke pasur parasysh edhe se Kodi Civil përfshiu prej vitesh disa të drejta të rëndësishme për gratë. Ndërmjet tyre, edhe e drejta për t’u ndarë nga burri, gjë që ligji islamik e parashikon vetëm për mashkullin, i cili mund ta ndajë lirisht gruan. Ndërsa para këtij ligji të ri, burri e gruaja janë të barabartë. E pastaj duhet kujtuar edhe dokumenti i rëndësishëm i Marrakeshit, një vit më parë, që dekretoi se pakicat fetare duhen respektuar mbi bazën e parimit të qytetarisë, duke pranuar, kështu, një parim universal.

Profesor Branca, ky vendim merret pak ditë para hyrjes së Marokut në Bashkimin afrikan… Thua të ketë lidhje me këtë?

Besoj se po. Mendoj se jo vetëm Maroku, por edhe ne – vendet e Evropës – posaçërisht të Evropës mesdhetare – duhet të interesohemi për ardhmërinë e Afrikës, e cila vitet e ardhshme do ta dyfishojë  popullsinë, ndërsa ajo e Evropës do të mbetet në vendnumro, falë edhe emigracionit. Prandaj mund të themi se zhvillimi në drejtimin e duhur posaçërisht i viseve bregdetare, pa përjashtuar as pjesën tjetër të Afrikës, është largpamës dhe me interes për të gjithë.

Myslimani bën pyetjen 1 milionë dollarëshe: Ku do të falet transgjinori në xhami?

Një mysliman i devotshëm ka bërë një pyetje mjaft interesante për të gjithë personat që duan të ndryshojnë gjininë, më konkretisht për transgjinorë.

Periskopi.com Lajme

Myslimani shkruan në rrjet sociale dhe pyet: Nëse një transgjinor do të futej brenda në xhami, ku do të ishte vendi i tij i faljes pranë burrave apo pranë femrave.

Një pyetje vërtetë interesante duke pasur parasysh se të gjitha fetë në botë besojnë në një zot dhe ai është krijuesi i mashkullit dhe femrës së parë dhe më pas i gjithë njerëzimit.

 

auto_16426505_1416789388339794_1693570529_n1485974996

Më 1 shkurt, Dita Botërore e Hixhabit

Ngjarja është projektuar si pjesë e përpjekjes për të nxitur të kuptuar të drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e gruas myslimane.

Periskopi.com Lajme

Gati një milion shënojnw Ditën Botërore të Hixhabit më 1 shkurt, ditë kjo që organizohet për të ngritur vetëdijen, shumë të nevojshme, se hixhabi është e drejtë e grave myslimane dhe edukimin e masës për origjinën dhe shkaqet e kësaj veshje.

E gjithë lëvizja është e organizuar duke përdorur faqet e rrjeteve sociale dhe faqen zyrtare të Ditës Botërore të Hixhabit. Ajo ka tërhequr interesin e shumë myslimanëve dhe jo-myslimanëve në më shumë se 100 vende të botës.

“Shamia mbulon flokët, jo trurin dhe shfaq dinjitetin tim, jo trupin”, ka shkruar Zejnebe Warda Muhamed, myslimane nga Gjermania, në faqen e Facebook-ut të Ditës Botërore të Hixhabit.

Ngjarja, u sugjerua nga një grua në Nju Jork, Nazma Khan, për të inkurajuar gratë jomuslimane të vënë shaminë dhe të përjetojnë atë.

Kjo ngjarje është projektuar si pjesë e një përpjekje për të nxitur të kuptuarit e drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e grave myslimane.

Vitin e kaluar, Jess Rhodes, studente nga Britania e Madhe, ishte një nga mijëra pjesëmarrëset që zgjodhi të vesh hixhabin, në përgjigje të Ditës Botërore të Hixhabit.

Një ditë më vonë, ajo vendosi të lexoi Kur’anin për të kuptuar plotësisht Islamin. Ishte leximi i Kur’anit, që i ofroi asaj një ndjenjë të paqes dhe zgjodhi të kthehej në Islam./mesazhi

Imami shqiptar kundër babait që ia ndalon vajzës mësimin e notit

"Është absurde dhe tmerruese se si këta njerëz, nga njëra anë marrin ndihma sociale e në anën tjetër thonë se `nëse unë u përmbahem ligjeve në shkollë ose në Zvicër, atëherë shkoj në ferr; ndërsa nëse unë i kundërshtoj këto ligje, atëherë shkoj në parajsë”

Periskopi.com Lajme

Një baba, mysliman i vijës së ashpër nga Kreuzlingeni (Kanton i Thurgau) nuk e lejon në asnjë mënyrë vajzën e tij 8 vjeçare që të marrë pjesë në mësimin e detyruar të notit në kuadër të shkollës, shkruan sudkurier.de. Të gjitha masat që kanë ndërmarrë ndaj tij kanë shkruar huq. Atë e kanë dënuar disa herë me gjobë dhe e kanë kërcënuar edhe me burg por kot. Edhe shkolla dhe komuna janë inkuadruar në zgjidhjen e këtij problemi.

Bashkësia shkollore e ka angazhuar imamin shqiptar Rehan Neziri nga Bashkësia Shqiptare Islamike e Kreuzlingenit si këshilltar për të shpjeguar se si i qaset islami çështjes së notit për vajzat, transmeton albinfo.ch. Neziri nuk tregon fare mirëkuptim me babain që ia ndalon të bijës mësimin e notit.

I pyetur nga gazeta nëse ka shpesh mospërputhje në mes të rregullave të këtushme shkollore dhe rregullave të Kuranit, Neziri përgjigjet: “Në të vërtetë jo. Mbulesa e kokës është një nga temat, por ajo në shkollën në Kreuzlingen është e lejuar, për mësimin e notit ekziston burkini (veshja e notit për myslimane) ndërsa për kampet e shkollës mundësohet kontrollimi i ushqimit, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa pyetjes se çfarë qëndrimi ka ai lidhur me mësimin e notit për vajzat myslimane, imami shqiptar i përgjigjet: mësimi i notit është pjesë përbërëse e mësimit në përgjithësi. Profeti Muhamed ka thënë madje vetë dhe në mënyrë të qartë se prindërit duhet që fëmijëve të tyre t`ua mësojnë shkrimleximin, notin, kalërimin dhe shënimin me shigjetë dhe hark.

Por përse megjithatë po dalin probleme sa i takon pjesëmarrjes në mësimin e notit për vajzat myslimane? Neziri kësaj pyetjeje i përgjigjet : Rregullat mbi veshjen (kodi i veshjes) janë në kundërshtim me ato për veshjen gjatë mësimit të notit. Por fëmijët, vetëm nga mosha e pubertetit janë të detyruar t`u përmbahen rregullave islame të veshjes.

Ndërkaq pyetjes konkrete lidhur me babanë që refuzon pjesëmarrje  e të bijës në mësimin e notit, imami shqiptar i përgjigjet me keqardhje. “Prindërit janë pjesëtarë të bashkësisë sonë dhe unë e konsideroj këtë rast si shumë të dhembshëm, përcjell albinfo.ch gazetën gjermane. Është absurde dhe tmerruese se si këta njerëz, nga njëra anë marrin ndihma sociale e në anën tjetër thonë se `nëse unë u përmbahem ligjeve në shkollë ose në Zvicër, atëherë shkoj në ferr; ndërsa nëse unë i kundërshtoj këto ligje, atëherë shkoj në parajsë”. Një shprehje e tillë bie në kundërshtim me islamin dhe me mendjen e shëndoshë. Është shumë dëm që nuk është gjetur një zgjidhje për këtë problem”.

Imami shqiptar kundër babait që ia ndalon vajzës mësimin e notit

 

 

.

 

8 shpikjet e bëra nga myslimanët

Periskopi.com Video

Video që ka ‘tërbuar’ botën islame

Në këngën e titulluar “Hwages”, shihen femra me ferexhe që ecin me skateboard dhe luajnë basketboll.

Periskopi.com Lajme

Kënga e publikuar në “Youtube” ka marrë më shumë se 2,5 mln klikime, por ka acaruar myslimanët konservatorë.

Ajo është cilësuar si e “pështirë” nga shumë komentues në Arabinë Saudite.

Në Gjermani jetojnë mbi 4.4 milionë myslimanë

Në deklaratë vihet në dukje se popullsia myslimane në vend që prej vitit 2011 ka pasur një rritje prej 1.2 milionë njerëzish

Periskopi.com Lajme

Sipas statistikave të dhjetorit të vitit të kaluar në Gjermani jetojnë 4.4 deri në 4.7 milionë myslimanë, raporton AA.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë thuhet se statistikat e dhjetorit të vitit 2015 tregojnë që në këtë vend jetojnë 4.4 deri në 4.7 milionë qytetarë të besimit mysliman. Sipas ministrisë kjo shifër përkon me 5.4 për qind deri më 5.7 për qind të popullsisë.

Në deklaratë vihet në dukje se popullsia myslimane në vend që prej vitit 2011 ka pasur një rritje prej 1.2 milionë njerëzish.

Ndërkohë sipas statistikave të vitit 2008, 68 për qind e myslimanëve në vend janë nga Turqia, ndërsa në vitin 2015 kjo përqindje ka rënë në 51.

Gjendet libri 2-mijëvjeçar ku flet për Jezu Krishtin, çifutët dhe myslimanët

Një set fletash në një libër në të cilat mendohet se është përmendur emri i Jezu Krishtit, sipas ekspertëve janë rreth 2000 vjet të vjetra. Fletat të cilat i referohen Krishtit dhe dishepujve të tij janë gjetur në Jordani në vitin 2008 nga një beduin jordan.

Periskopi.com Lajme

Ato janë analizuar dhe fjalët dhe simbolet e përkthyera datojnë disa vite para se Jezusi të fillonte të pagëzonte në Romë dhe Jordani. Ky zbulim nuk hedh vetëm dritë për kristianët por edhe për çifutët dhe myslimanët.

Sipas fletave, Krishti nuk kishte nisur fenë e tij individuale por e kishte marrë nga një traditë e vjetër nga koha e mbretit David dhe Zoti të cilit ai i falej ishte dhe femër dhe mashkull.

Disa nga fletët e librit kanë ngjashmëri me “Book of Revelation”, ku thuhet se gjenden 7 figurat./tvklan

nintchdbpict000285716984

Fakte që tregojnë se hebrenjtë janë më të fuqishëm se myslimanët

Për të gjithë ata që pyesin se pse myslimanët kanë ngecur në zhvillim, Prof. Nexhat Ibrahimi shpjegon në mënyrë profesionale, bazuar në fakte dhe statistika reale.

Periskopi.com Lajme

Lexoni shpjegimin e profesorit:

Numri i hebrenjve në botë është 14 milionë:

– 7 milionë në Amerikë

– 5 milionë në Azi

– 2 milionë në Evropë

– 100 mijë në Afrikë

Numri i myslimanëve në botë është 1,5 miliardë dhe atë:

– 1 miliardë në Azi / Lindja e afërt

– 400 milionë në Afrikë

– 44 milionë në Evropë

– 6 milionë në Amerikë

– Për çdo hebrenj ka 107 myslimanë

Përfundimi: 14 milionë hebrejë janë më të fuqishëm se 1,5 miliardë myslimanë

Përse? Ja disa nga shkaqet:

Personalitetet që kanë kontribuar ne ndryshimin e rrjedhave te historisë janë:

Albert Einstein – hebre

Sigmund Freud – hebre

Karl Marx – hebre

Paul Samuelson – hebre

Milton Friedman – hebre

Personalitetet që kanë bërë kthesë në medicine janë:

– Vaccinating Needle: Benjamin Ruben – hebre

– Polio Vaccine: Jonas Salk – hebre

– Leukaemia Drug: Gertrude Elion – hebre

– Hepatitis B: Baruch Blumberg – hebre

– Syphilis Drug: Paul Ehrlich – hebre

– Neuro muscular: Elie Metchnikoff – hebre

– Endocrinology: Andrew Schally – hebre

– Cognitive therapy: Aaron Beck – hebre

– Contraceptive Pill: Gregory Pincus – hebre

– Understanding of Human Eye: G. Wald – hebre

– Embryology: Stanley Cohen – hebre

– Kidney Dialysis: Willem Kloffcame – hebre

Ftuesi të Çmimit Nobel:

Në 105 vitet e fundit 14 milionë hebrej kanë fituar 180 çmime nobelë, derisa 1.5 miliardë muslimanë kanë fituar vetëm tre Çmime Nobel.

Zbulimet që ndryshuan historinë:

-Micro- Processing Chip: Stanley Mezor hebre

-Nuclear Chain Reactor: Leo Sziland hebre

-Optical Fibre Cable: Peter Schultz hebre

-Traffic Lights: Charles Adler hebre

-Stainless Steel: Benno Strauss hebre

-Sound Movies: Isador Kisee hebre

-Telephone Microphone: Emile Berliner hebre

-Video Tape Recorder: Charles Ginsburg hebre

Firmat e fuqishme botërore:

-Polo: Ralph Lauren, hebre

-Coca Cola, hebre

-Levi’s Jeans: Levi Strauss, hebre

-Starbucks: Howard Schultz, hebre

-Google: Sergey Brin, hebre

-Dell Computers: Michael Dell, hebre

-Oracle: Larry Ellison, hebre

-DKNY: Donna Karan, hebre

-Baskin & Robbins: Irv Robbins, hebre

-Dunkin Donuts: Bill Rosenberg, hebre

Intelektualët/ politikanët me ndikim:

– Henry Kissinger , US Sec of State, hebre

– Richard Levin, President Yale University, hebre

– Alan Greenspan , US Federal Reserve, hebre

– Joseph Lieberman, hebre

– Madeleine Albright , Formar US Sec of State, hebre

– Casper Weinberger , US Sec of Defence, hebre

– Maxim Litvinov , USSR Foreign Minister, hebre

– David Marshal , Singapore Chief Minister, hebre

– Isaacs Isaacs, Gov-GenAustralia, hebre

– Benjamin Disraeli, British Statesman, hebre

– Yevgeny Primakov, Russian PM hebre

– Barry Goldwater , US Politician, hebre

– Jorge Sampaio, President Portugal, hebre

– Herb Gray, Canadian Deputy – PM, hebre

– Pierre Mendes, French PM, hebre

– Michael Howard, British Home Sec., hebre

– Bruno Kriesky, Austrian Chancellor, hebre

– Robert Rubin , US Sec of Treasury, hebre

Mediat globale dhe personalitetet influencuese:

– Wolf Blitzer, CNN- hebre

– Barbara Walters, ABC News, hebre

– EugeneMeyer, Washington Post, hebre

– Henry Grunwald, Time Magazine, hebre

– Katherine Graham, Washington Post, hebre

– Josip Lelyeld, New York Times, hebre

– Max Frankel, New York Times, hebre

Përse hebrenjtë janë aq të fuqishëm në skenën botërore e muslimanët nuk janë? Ja përse?

– Në tërë botën muslimane, prej 57 shtesh, ka vetëm 500 universitete.

– Vetëm në SHBA ka 5.758 universitete

– Asnjë universitet ne tere boten muslimane nuk bene pjese ne 500 universitetet me te mira boterore.

– Arsimimi ne boten kristiane është 90%.

– Arsimimi në botën muslimane është 40%.

– Në 15 shtete me shumicë kristiane arsimimi është 100%

– 98% të popullsisë në vendet kristiane është me shkollë fillore të kryer.

– Vetëm 50% në vendet muslimane kanë kryer shkollën fillore.

– 40% e popullsis[ në vendet kristiane studion ndonjë fakultet.

– Në vendet muslimane vetëm 2% vazhdon studimet në ndonjë fakultet.

– Në vendet me shumicë muslimane 230 shkencëtarë ka në 1 million banorë.

– Në SHBA ka 5000 shkencëtarë në 1 milion banorë .

– Në botën kristiane ka 1000 teknikë në 1 milionë banorë.

– Në tërë botën arabe ka vetëm 50 teknikë në 1 milion banorë.

– Bota muslimane shpenzon në hulumtime / zhvillim 0,2% për kokë banori.

– Bota kristiane shpenzon 5% në hulumtime/zhvillim për kokë banori.

Përfundimi: Bota muslimane nuk ka aftësi të prodhojë dije.

Mënyra tjetër për verifikim dhe shkallës dhe shtrirjes së dijes:

– Në Pakistan ka 23 gazeta për 1000 banorë;

– Në Singapor ka 460 në 1000 banorë;

– Në Angli ka 2000 tituj/ libra në një millionë banorë;

– Në Egjipt ka 20 tituj në një milionë banorë.

Përfundimi: Bota muslimane nuk ka arritur ta shtrijë dijen.

Aplikimi i dijes: Eksporti i prodhimeve HIGH-TECH:

– Pakistan 0,9%.

– Arabia Saudite 0,2%.

– Kuvajti, Maroku dhe Algjeria 0,3%.

Singapori vetëm vetë eksporton 68%.