Labinot Tahiri rrëfen ngjarjen e mbrëmshme ku u vra 23-vjeçari në Mitrovicë

Periskopi.com Uncategorized

Këngëtari Labinot Tahiri mbrëmë po shkonte për të bërë muzikë në lokalin “Check -in” në Mitrovicë. Aty ku ndodhi vrasja e një 23 – vjeçari.

Labi ka folur për Periskopi.com, rrëfen si ndodhi dhe bënë thirrje te institucionet për kontrolle të njerëzve nëpër lokale.

Ai thotë se mbrëmë është anuluar organizimi, ngase ngjarja ndodhi pak qaste para se ai të hynte në lokal.

“Kam qenë në parking kur ka ndodh, nuk kanë qenë 10 plumba por dy janë dëgjuar. Nuk e njoh atë djalë aspak, por ka qenë shumë shqetësuese dhe do shkoj te ajo familje”, tha ai.

Tahiri shpjegon se ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 21 e 40 dhe dënon këtë akt dhune.

“Te organet e rendit propozojë që të merren me çështjet e lokaleve. Shumë njerëz hyjnë me armë, kjo nuk ndodh nëpër shtete tjera. Kjo është e rrezikshme për gjeneratat e reja. Duhet kontroll”, ka thënë Tahiri.

23-vjeçari, Ermal Kamberi u vra për shkak të një vendi në lokal, por ende nuk ka të arrestuar.

Varrimi i tij bëhet sot pasdite, ai ishte në orar pune dhe policia raporton se mbi të u shkrepën tre plumba./ Periskopi

 

 

Ky është i riu që u vra sonte në Mitrovicë (Foto)

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Një shqiptare tjetër gjurmëve të Rita Orës dhe Dua Lipës

Pas Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, Era Istrefit e Dafina Zeqirit, Mërgime Murati është këngëtarja tjetër shqiptare që pritet të ketë shumë suksese në karrierën e saj ndërkombëtare.

Periskopi.com Lajme

Një tjetër këngëtare shqiptare po shkon me hapa të sigurt në karrierën e saj. Mërgime Murati nga Kosova ka filluar karrierën muzikore në Kosovë dhe duket se e ka të ardhmen e sigurt, shkruan albinfo.ch.

23-vjeçarja së fundi ka realizuar këngën e saj solo ‘Skin’ apo ‘lëkura’ në gjuhën shqipe dhe ka marrë shumë vlerësime pozitive.

Ajo kishte qenë pjesë e ‘X-Factor’, si dhe kishte marrë pjesë në një turne në Suedi. Tashmë këngëtarja shqiptare ka lancuar edhe këngën e saj, dhe duket se po shkon me hapa të sigurt në karrierën e saj.

Ditë më parë mediat suedeze kanë shkruar për Dafina Zeqirin dhe sukseset e saj. Atë e kanë prezantuar si suedeze.

Pas Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, Era Istrefit e Dafina Zeqirit, Mërgime Murati është këngëtarja tjetër shqiptare që pritet të ketë shumë suksese në karrierën e saj ndërkombëtare.

 

Reklamë
Reklamë

Dikur ishte hit në Kosovë, sot është nuse e familjes së Adem Jasharit (Video)

Me siguri se e mbani mend hitin e viteve 1998-2000 “Dashuro vajzë”. Lirije Istogu është këngëtarja që me këtë këngë kishte bërë shumë shqiptarë për vete.

Periskopi.com Showbiz

Sot ajo është nuse e familjes legjendare, familjes Jashari nga Prekazi. Lirija është e martuar me nipin e Adem Jasharit, Bashkimin. Çifti në fjalë ka tre fëmijë, transmeton indeksonline.

Reklamë
Reklamë

Ja nga çka vuajnë njerëzit që nuk dëgjojnë muzikë

Problem i shpeshtë në shoqëri, aq më parë në ahengje, është dilema a të lëshoni muzikë vendore apo të huaj, popullore apo Rock ‘n’ Roll, këngë me ritme të shpejta…Mirëpo, ka njerëz të cilët nuk mund të përballojë asgjë nga e gjithë kjo.

Periskopi.com Shëndeti

Shumica nesh nuk mund ta imagjinojë jetën pa muzikë. E dëgjojmë nga mëngjesi deri në mbrëmje. I marrim me vete kufjet gjithkah shkojmë, këndojmë me zë të ulët derisa jemi duke bërë dush, mezi presim të shkojmë për të vallëzuar në klube apo në dasma…

Mirëpo, me siguri edhe ju e njihni dikë i cili thjesht nuk e duron muzikën, transmeton Telegrafi.

Njerëzit e tillë gjithmonë ulin tonin, shmangin vendet në të cilat lëshohet muzika, por sillen edhe më keq si prindër të tinejxherit i cili nuk mund ta imagjinojë jetën e vet pa hitet e kohës.

Hulumtimi i botuar në revistën PNAS ka zbuluar përse disa njerëz nuk dëshirojnë të dëgjojmë muzikë. Siç keni mundur edhe të supozoni, shkaktari për këtë është në trurin e tyre.

Shkencëtarët, duke studiuar trurin e këtyre njerëzve me rezonancë magnetike, kanë zbuluar që njerëzit e tillë nuk kanë qarkullim të mirë gjaku në pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për kënaqësi, përkatësisht për shpërblime.

Muzika te shumica shkakton ndjenjën e këndshme, por te urrejtësit e muzikës thjesht nuk ekziston ajo kënaqësi, sepse nuk ua lejon truri tyre.

Prandaj, nëse njihni ndonjë person i cili nuk kënaqet kur dëgjon muzikë, madje edhe qartazi e pengon nevoja juaj që vazhdimisht dëgjoni diçka, mos ia zini për të madhe.

Thjesht, ai nuk është i aftë të ndajë me ju kënaqësinë e të dëgjuarit të melodive, sepse atij i mungon një qendër e plotë në tru për kënaqësi.

Reklamë
Reklamë