1-563-780x439

Vogëlushi qan nga emocionet teksa dëgjon muzikë klasike (Video)

Një fëmijë nga Florida nuk ka mundur t’i ndalë lotët nga emocionet teksa dëgjon një pjesë nga muzika klasike.

Periskopi.com Fun

Vogëlushi, Tyler Noftz, u filmua nga prindërit e tij teksa qan nga emocionet që ndjen gjatë performancës së motrës së tij në piano.

Dyvjeçari është i ulur në prehër të babait të tij, teksa në sfond dëgjohet muzika klasike e Beethoven “Moonlight Sonata”.

Pak pas recitalit, babai i vogëlushit e ka postuar videon në Facebook dhe kjo video është shikuar mijëra herë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta shikoni se si emocionohet vogëlushi teksa dëgjon muzikën klasike.