Muzikën e konsideron haram, tash vokalisti i TNT-së kërkon votën për deputet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Dikush ishte një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Solisti i grupit TNT, Ferki Shala, braktisi muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.Ai sot mjekrën prej rockeri e ka plotësuar me atë të një besimtari të devotshëm, sipas këshillave të Profetit Muhammed.

Por Ferki Shala, do të provojë vetën edhe në politikë, pasi në zgjehjet e 11 qershorit është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Magazina.al

Shala, do të garojë me partinë “Fjala” dhe në këto zgjedhje do të mbaj numrin 32./Magazina.al

 

  

Vjollca Robelli vendos që t’i rikthehet muzikës

Periskopi.com Showbiz

Sigurisht se ju kujtohet prezantuesja dhe këngëtarja, Vjollca Robelli.

Ajo ka kohë që nuk është e pranishme në skenë, shkruan arbresh.info

Vjollca tash e sa vite jeton në Londër, ku ka studiuar dhe ka krijuar familje, e së fundmi me anë të një postimi, ajo ka treguar se do ti rikthehet muzikës.

Ky është postimi i saj i plotë:

Shoqni e dashur,

Kam nje lajm per ju 😊 Po shpresoj qe ende e mbani mend kangen time “Ajo”. E di qe ka kalu kohe e gjate, por shume shpesh me keni pyt se a do t’i kthehem prap muzikes.
Ma ne fund pasi qe kom perfundu studimet ne Londer dhe jam ba nane e tre femijeve edhe mas shume angazhimeve te ndryshme sikurse edhe secili prej jush, po i kthehem asaj qe e dua shume, pra Muzikes.
Jam duke punu bashke me dy muziciente shume te mire ketu ne Londer dhe jemi duke i perfundu dy kanget e para te projektit tim, per te cilat do te ju njoftoj me shume se shpejti…
Tani per tani ju lus qe te klikoni ne linkun e meposhtem dhe te abonoheni ne kanalin tim zyrtar ne Youtube, te cilin e kam hap keto dite dhe kam ngarku ne te kengen “Ajo”. Ne kete kanal do te postoj shume shpejt edhe kenget tjera .
Ju falenderoj shume per perkrahjen dhe shpresoj te ju sjell muziken qe ju e adhuroni.
Se shpejti do te kthehem me te rejat e fundit…

7 këngët më të mira të Krishtlindjes 2016

Po kërkoni të dëgjoni këngë të reja këtë Krishtlindje? Këtë vit ndër albumet e shumtë të publikuar ju prezantojmë me disa nga këngët më të mira origjinale të krijuara nga artistë të rinj e të mirënjohur.

Periskopi.com Lajme

“Come To Save Us” nga All Sons & Daughters

Melodia dhe vargjet e thjeshta të këngës “Come To Save Us” (Eja të na shpëtosh) e bëjnë publikimin e All Sons & Daughters një ndër këngët e preferuara të këtij viti për Krishtlindje. Kënga është pjesë e përmbledhjes Majesty in a Manger (Madhështi në një grazhd)  publikuar nga artistët e shtëpisë diskografike Integrity ku bëjnë pjesë edhe All Sons & Daughters. Kjo është një këngë e shkëlqyer për një mbrëmje Krishtlindjesh në familje. Leslie Jordan dhe David Leonard këndojnë vargjet, “Ti je shpresa mes nesh, Ti je paqja që na mban, Ti ke ardhur të na shpëtosh.”  Vargjet na kujtojnë arsyen e kësaj stine: Plani shpengues i Perëndisë përmes Jezusit dhe sakrifica e tij përfundimtare në kryq. Ndërsa koha juaj fillon e mbushet me aktivitetet e shumta gjatë këtij muaji kjo këngë do t’ju ndihmojë të fokusoheni tek ajo që ka me të vërtetë rëndësi. Le të mos e harrojmë kurrë foshnjën në grazhd.

 

“Glory (Let There Be Peace)” nga Matt Maher

Adhurimi i Krishtlindjes është një nga momentet më të bukura të kësaj kohe. Kënga e re e adhurimit “Glory (Let There Be Peace)” (Lavdi: Le të ketë paqe) ja vlen të jetë pjesë e listës suaj muzikore, pasi është konsideruar si një nga publikimet më të mira të këtij viti.

Si çdo këngë e mirë Krishtlindjeje, fokusi është ditëlindja e Jezusit në një grazhd dhe arsyet se pse erdhi; për të folur për ata që nuk mund të flasin, për tu dhënë shpresë atyre që nuk kanë shpresë, që të na bashkojë në dashuri dhe paqe për të gjithë njerëzimin. Ky është një mesazh i nevojshëm për kohën tonë sot. Vargjet e këngës na inkurajojnë në fund të ditëve të ngarkuara të kësaj periudhe: “Mos ki frikë, dashuria e tij është  e fuqishme, që të na shpëtojë.. Asgjë nuk e pengon dashurinë e tij të fuqishme të na drejtojë.”

 

“Glorious” nga for KING & COUNTRY

Vëllezërit Smallbone që kryesojnë një ndër grupet më të pëlqyer të momentit for KING & COUNTRY, kanë një mënyrë të veçantë se si të jenë gjithnjë bashkëkohorë. Për ata që mendojnë se e dinë tashmë se si tingëllon muzika e grupit, do të befasohen nga kënga e tyre më e re e publikuar këtë Krishtlindje “Glorious” (I lavdishëm). Kënga përmban më shumë elementë të muzikës elektronike nga sa keni dëgjuar më parë nga ky grup. Refreni shpall: “Ai është akordi i çdo kënge që u lindëm të këndojmë, Ai është ritmi i zemrës tënde, ndaj rrahjet të fillojnë/ Ai është i lavdishëm, i lavdishëm është Perëndia me ne.” Kjo është një këngë adhurimi e bukur e paparashikueshme, dhe një prezantim i mirë i projekteve të vazhdimësi të for King and Country.

 

“God With Us” nga We Are Messengers

Kënga “God With Us” (Perëndia me ne) nga We Are Messengers është një këngë për zemrat e lënduara këtë sezon Krishtlindjeje. Ndonëse Krishtlindja duhet të jetë një kohë e gëzuar festimesh, për disa shndërrohet në një periudhë të vështirë, ku ndihen të vetmuar apo kujtojnë njerëzit që kanë humbur. Kënga e trajton mirë këtë temë, ndërsa refreni i drejton njerëzit tek Shpresa e Krishtlindjes: Emanuel, Perëndia është gjithmonë me ne. Ndonëse mesazhi i qartë për stinën e Krishtlindjes, tingujt e saj nuk janë dallueshëm për Krishtlindje, gjë që të shtyn ta dëgjosh këtë këngë në çdo stinë për shkak të një të vërtetë të përhershme: “Ai është gjithmonë me ne, në gëzimin dhe dhimbjen tonë/ në mesnatën e vetmuar, mbaji sytë lart / Dashuria ka ardhur/ Perëndia është me ne.

 

“The Song of Christmas” nga NeëSong

Shumë prej nesh humbasin mes pazareve të shumta, mbledhjeve familjare, festave të punës, pa harruar ditët e pushimit, në vend që të fokusohemi tek mesazhi i vërtetë i Krishtlindjes, lindja e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht. Një këngë emocionuese dhe adhurimi është “The Song of Christmas” Kënga e Krishtlindjes nga NeëSong. Kjo këngë e nxit dëgjuesin të reflektojë për kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes, duke filluar me shpëtimin që sjell për ne, dhe fillimin e fundit për Satanin. Kënga nderon mbretin tonë, duke na kujtuar se këtë duhet të bëjmë dhe ne gjatë sezonit festiv.

 

“Christmas is Here” nga JJ Heller

Si prindër duhet t’i drejtojmë fëmijët tanë tek Ati ynë qiellor. Së bashku mund të përmbushim shumë më tepër duke u mbështetur tek Perëndia në vend që të përpiqemi ti zgjidhim vetë sfidat e Jetës. Jeta është e rrëmujshme dhe kënga e JJ Heller, “Christmas is Here” (Krishtlindja është këtu) është një këngë e mrekullueshme për të festuar gëzimin e Jezusit që vjen për të jetuar në mesin tonë, Emanuel: Perëndia me ne.

Kënga shpreh shpresën e bekuar të Shpëtimtarit tonë Jezus: “Dritë në errësirë, shpresë për të pashpresët, Dashuria e tij kurrë nuk shuhet. Qielli zbriti në tokë, të lidhë plagët tona, dhe të fshijë lotët tanë.” Kërkoji Zotit Jezus të hetojë zemrën tënde dhe të lejojë ta pranosh atë me mahnitjen e një fëmije.

 

“Light of the World” nga Lauren Daigle

Lauren Daigle në një kohë shumë të shkurtër është kthyer ndër emrat më të njohur në muzikë që me albumin e saj debutues, Hoë Can It Be. Sallat e koncerteve të saj kanë qenë të mbushura me fansat e shumtë që shijojnë zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm. Por për të realizuar albumin e ri të Krishtlindjes, Behold, Lauren shkoi në shtëpinë e saj.  Si rezultat projekti është shumë personal dhe familjar, interpretuar nga një ndër zërat më të dalluar të momentit. Kjo këngë ka një përqasje ndaj muzikës xhaz, që shoqëron të gjithë këtë projekt. Vargjet janë të fuqishme: “Ai është kënga për atë që vuan, Ai është Mesia. Princi I Paqes erdhi, Ai erdhi, Emanuel, Lavdi Dritës së Botës.” Dëgjuesit kanë për të shijuar në një mënyrë krejt të re vokalin Lauren Daigle në një këngë të qetë e kuptimplotë./ Radio 7

Djali i Ilir Shaqirit bëhet profesor i Universitetit të Prishtinës

Ka kohë prej se Korab Shaqiri nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.

Periskopi.com Lajme

Kjo për shkak se këngëtari është i zënë me angazhime të tjera profesionale.

Përmes një fotografie të publikuar në Snpachat, Korabi ka zbuluar se që nga sot do të jetë profesor në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, shkruan Bota sot.

Në foto, ai shfaqet i qeshur dhe sigurisht se ka arsye, pasi ka arritur të realizojë një nga synimet e tij të kahmotshme./BS

auto_korabi1479979772

Pse na mbetët një këngë në mendje?

Shumica nga ne e kemi përjetuar sindromën e këngës së fundit: futemi në veturë, e ndezim radion dhe i dëgjojmë të njëjtat këngë për një orë.

Periskopi.com Shëndeti

Por, papritmas e shohim se kemi përfunduar duke e pëshpëritur melodinë e një kënge. Pra, çfarë i bën disa këngë më të lehta për të ngecur në mendjen tuaj sesa të tjerat?

Hulumtuesit e Universitetit Durham tregojnë se disa këngë kanë më shumë mundësi të qëndrojnë me ne duke u bazuar në përmbajtjen e tyre melodike, transmeton Telegrafi.

Rreth 90 për qind e njerëzve e përjetojnë këtë dukuri të paktën një herë në javë – disa më shpesh se të tjerët – por zakonisht ndodh kur truri nuk është aq i aktivizuar, siç mund të jetë rasti kur jeni duke bërë dush, duke ecur apo duke i kryer punët e shtëpisë.    Në studimin e publikuar në Psychology of Aesthetics, Creativity and the Arts, hulumtuesit kanë identifikuar tri karakteristika të cilat e shkaktojnë këtë dukuri: ritmi, forma e melodisë dhe intervalet unike.

Sa i përket ritmit, këngët që ngecin në mendje janë më të shpejta në tempo dhe kanë ritëm më të kapshëm për njerëzit. Ndërsa sa i përket formës së melodisë, këngët të cilat janë të thjeshta në strukturë, por që posedojnë ritëm janë më të lehta për të ngecur në mendje.

Për marrjen e këtyre të dhënave hulumtuesit kanë përdorur një anketim online për t’i pyetur 3,000 njerëz për këngët e fundit të cilat u kanë ngecur në mendje.