Mustafa ka një shpjegim për “Prishtinën e Vjetër”, madje thotë se u keqkuptuan

Periskopi.com Lajme

Profesori i ekonomisë, dhe ish-deputeti i legjislaturës së fundit në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, përmes një postimi ka thënë se Iniciativa për Asociacionin për Prishtinë, nuk ka për qëllim ndarje dhe as kategorizim të shoqërisë.

Mustafa ka thënë se në reagimet pati edhe pasaktësi, për shkak të ngutjes e përngutjes me apo pa qëllime.

Shkrimi i plotë:

 

PA SHQETESIME : INCIATIVA PER ASOCIACIONIN PER PRISHTINEN NUK KA PER MOTIV LUFTEN KUNDER ASKUJT

CKA SYNOJME, MBI MIREKUPTIMET DHE MOSKUPTIMET , SAKTESITE E PASAKETSITE NE MEDIA

Idea për formimin e një Asociacioni fizionomia e te cilit po përkufizohet këto dite nga inicuesit zgjoi një interes te gjere dhe debat këtu ne face book . Ky debat është i dobishëm sepse do ti kontribuojë kësaj nisme. Idea ka filluar diku para tri vitesh nga një grup “Prishtinalishe” te vjetër dhe diçka me te rinj. Prapa idesë qëndron motivi se qyteti dhe rrethina e tij e edhe qytetaret e tyre kane një tradite , kane edhe një zhvillim te shumtën stihik , po kane edhe nevoja specifike qe kane mbetur jashtë adresimit te politikëbërësve për një kohe te gjate dhe atë me dekada. Qëllimi pra është qe kjo te korrigjohet ne zhvillimet e ardhshme.

Ne reagimet qe pasuan përpos mbështetjes se me tepër se 70% te pjesëmarrësve ne debatin qe po zgjate përgjatë 24 orëve te fundit pati edhe brengosje dhe shqetësime , sidomos nga militante te dy partive. Ata amputuan shume gjera ( si “Kali i Trojes” , racizëm, lufte midis “katundareve” dhe “ sheherlinjve” , pastaj se cila parti ka me shume kesish e asish). Po i siguroj te gjithë se nuk kane arsye për brengosje . Asgjë nga kjo nuk është ne misionin tone. Por kane arsye te brengosen te gjithë ata qe nuk kane ndjenje dhe refleks për nevojat e qytetareve dhe qe kane për qellim qe te shtypin dhe uzurpojnë mbi këto interesa dhe nevoja, qe shtypin për interesa te ngushta qofshin ato grupore, qofshin ato politike. Asociacioni nuk përjashton partneritet me gjithë subjektet qe mbështesin misionin dhe objektivat e saj, pa marre parasysh orientimin poliltik . Ne trupat e udhëheqëse te Asociacionit nuk do te ketë zyrtare dhe funksionare te asnjë partie politike.

Apeli i botuar ne facebook nga shoku im Bardhyl Meta lidhur me Prishtinalite e vjetër u keqkuptua nga disa. Ai me te drejte ftoi qe kësaj iniciative ti bashkohen Prishtinas/ Prishtinali te vjetër e pinjoll familjesh qe janë pjese identitetit e trashëgimisë se Prishtinës, dhe ne duam qe kjo traditë mos te shlyhet nga kujtesa , te mbetet aty ku është pjese e traditës, por kjo është vetëm nje komponentë e punës se asociacionit. Motoja jone eshte “Prishtina qe e duam” !

Ne reagimet pati edhe pasaktësi , për shkak te ngutjes perngutjes apo me qëllime. Si për shembull “:Debatin e ka nisur një zyrtar i LDK’së. Bardhyl Meta mori përkrahjen edhe prej Muhamet Mustafës, po ashtu, zyrtar i LDK’së dikur pjesë e udhëheqjes Komuniste të Kosovës.” ( Ecpress-i.” . Asnjeri nga ne nuk është zyrtar e as anëtar i asnjë forumi te LDK. Gjithashtu për saktësi kurrë nuk kam qene zyrtar e as udhëheqës ne Lidhjen e Komunisteve te Kosovës. Me saktësish ne momente kritike te historisë sonë jam dënuar nga ajo Parti. Sa u perket lidhjeve te mia me Prishtinen ato jane qe prej se frymoj dhe jane te pershkruara edhe ne librin tim “Kapercimi i Vetmise” .

E falenderoj megjithatë kësaj here Insajderin per transmetimin korrekt te një reagimi tim:” Kolegu i tij partiak, Muhamet Mustafa, ka njoftuar se sot do të mbahet takimi “i një grupi incizues të projektit”. “Dera është e hapur për të gjitha ata që kane dëshire t’i japin fryme, zhvillim, metropolizëm Prishtinës sonë të dashur dhe qe e ndiejnë veten,pjese dhe perqaojne indentitetin e Prishtinës, në aspektin e traditës dhe të Prishtinës moderne. Të dyja do ti pajtojmë dhe ishalla Zoti na ndihmon që tash e tutje ti japim edhe ne vulën Prishtinës sonë të dashur”, i ka komentuar Mustafa kolegut të tij në Facebook. Më 13 qershor të këtij muaji, ish-deputeti Mustafa njoftoi se do të largohet nga politika, edhe nëse arrin që të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës. Në njoftimin për “pensionimin” e tij, ai tregoi edhe idenë për inicimin e këtij grupi.“Ndaj pa marrë parasysh se a do të kem mjaft vota për të marrë serish pozitën e deputetit apo jo, kam vendosur të tërhiqem nga aktiviteti i drejtpërdrejtë politik në institucione. Kam vendosur që në vitet që vijnë, aq sa do të kem shëndetin dhe mundësitë tu përkushtohem tri projekteve : Punës në Riinvest, Konsolidimin e Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike dhe mbështetjen për themelimin e një Klubi apo Asociacioni të Prishtinalive”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com/

Sot patem nje debat shume te angazhuar. Diskutuam misionin e objektivat dhe konceptin. E falenderoj posacerisht z.Mustafe Shahinin , me te vjetrin nga ne qe ishim pjesemarres, per kontributin e tij. Nje deshmitar shume i cmueshem I zhvillimeve ne kryeqytet nder vite. Ai nderlidhte me se miri misionin dhe objektivat . Po gjithashtu falenderoj edhe nja 13 pjesemarres te tjere ne deabtin qe patem dje, te shtunden.

Reklamë
Reklamë

Mustafa i kundërpërgjigjet Pacollit, thotë se nuk e ka penguar kurrë Ligjin për Trepçën

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, sot në një debat me qytetarë të Mitrovicës ka folur për Ligjin e Trepçës, ku ka thënë se ligji i propozuar nga AKR-ja ka qenë më i mirë, por është ndaluar nga Muhamet Mustafa.

Periskopi.com Uncategorized

Ky i fundit ka reaguar menjëherë dike thënë se e vërteta qëndron ndryshe dhe se Pacolli, të cilit i referohet me iniciale, po i shmanget fakteve.

“Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muaj të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014”, ka thënë ndër të tjera Mustafa, duke treguar se ai ligj ka kaluar leximin e parë, por jo edhe të dyti pasi është shpërndarë Kuvendi.

Mustafa tregon edhe detaje tjera në reagimin e tij të mëposhtëm, duke shtuar se ai nuk ka qenë deputet i AKR-së, por ka qenë pjesë e Koalicionit për Kosovë të Re, nga radhët e E15 që ishin në koalicion me AKR-në dhe me disa subjekte tjera.

Reagimi i plotë i Muhamet Mustafës, sot deputet i LDK-së:

BP PERSERI SHMANGET NGA FAKTET

Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muaj të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014. Ndonëse ka pasur vërejtje se aty Trepça nuk rregullohet si duhet, duke qenë se mundësonte që ndërmarrjet shoqërore ( pra edhe Trepça) të nxirren nga administrimi i AKP , ligj është përkrahë në parim dhe ka kaluar leximin e parë, por në kohen kur u dashtë të kalohet në lexim të dytë është shpërndarë Kuvendi dhe ka mbetur i paaprovuar. Në fillim të mandatit Qeveria e re, edhe ne presion te Kohës , ka ndryshuar ligjin që kishte venë afate që mund ta dërgonin Trepçën ne likuidim, dhe menjëherë ka proceduar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike. Ku ka hapur mundësitë që ndërmarrjet shoqërore , ose pjesë të tyre, mund të nxirren nga administrimi i AKP ( deri këtu pak a shumë ngjashëm me atë që kishte propozuar BP), por për dallim prej tij gjithashtu ka obliguar me Ligj Qeverinë që për Trepçën të nxirret Ligji i veçantë. Dhe kjo pikërisht ka ndodhë, Synimi ka qenë që ky Ligj të vie më shpejtë , por megjithatë Ligji ka dhënë përgjigjet e duhura para një situate kritike. Sa për cilësinë e këtij Ligji të aprovuar dhe atij të utur në procedurë nga BP, nuk po them asgjë, kuriozet mund ta gjejnë atë draft Ligj ( është në arkivin e Kuvendit) dhe ta krahasojnë me këtë të aprovuarin. U ndala pak më shumë në këto detaje sepse opinioni duhet te informohet saktë e pa mjegull. Kjo që po thotë BP dhe kjo që po deklaroj unë në këtë sqarim mund të verifikohen nga evidenca e Kuvendit e cila është publike , e besoj se edhe stenogramet janë publike.

Edhe pjesa tjetër e deklaratës së BP nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë deputet i AKR. Me E15 , së bashku me disa subjekte tjera me AKR kemi qenë pjesë e “Koalicionit për Kosovë të Re (KKR)” deri në tetor 2012. Pra diçka më shumë se një vit e gjysmë. Por kur Koalicioni qeveritar , ku ishte edhe KKR u shmang nga programi që e kishim dakorduar, veçmas në çështjet e privatizimit dhe rolit të Kuvendit me sjelljet në të ne, në E15 kemi vendos që të dalim nga ai Koalicion. Nuk di pse ai e quan këtë “ilegale” , kur ne kemi pas një marrëveshje për parimet dhe politikat , nga e cila mund të shihet se AKR nuk i është përmbajtur. Ne fund mund te them se BP është një ish President dhe një ish Zëvendës Kryeministër që është preokupuar me çështjen e Trepçës, por gjatë gjithë mandatit të tij , me shumë se tri vite nuk ka arritur të bëjë më shumë se një draft Ligj me 4 nene ( fatin e të cilit e sqarova) dhe një prezantim në Poëer ponit. Po nuk mund të mohohet se ka bërë shumë zhurmë dhe PR por rezultate i munguan. Unë nuk i kam bërë asnjë pengesë as atëherë as më vonë. Nuk di se pse në mënyrë jokorrekte po i kthehet kësaj teme , fatkeqësisht shpesh edhe në nivel të një spekulimi. Ai duhet të analizojë më mirë arsyet e mos suksesit të tij në qeverisjen e kaluar lidhur me këtë çështje

Reklamë
Reklamë

Pacolli e akuzon Mustafën, thotë se para tri vitesh e bojkotoi Ligjin për ‘Trepçën’

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli akuzon Muhamet Mustafën.

Periskopi.com Lajme

Të enjten në Mitrovicë ai foli para qytetarëve për programin e tij ekonomik dhe shpjegoi se si Ligji për Trepçën ishte përpiluar para tri vitesh.

Por, Pacolli thotë se atë e bojkotoi Muhamet Mustafa, që tani është deputet i LDK-së.

“Ligji për Trepçën është stopuar para tri vitesh nga Muhamet Mustafa. Ka qenë deputet i AKR-së, ka kalu ilegalisht në një parti tjetër, dhe e para që ka bërë është bojkotimi i Ligjit”, ka thënë ai, raporton Periskopi

Ndryshe, Muhamet  Mustafa është edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, e të cilët e kanë përkrahur Projektligjin për Trepçën, para se ai të votohej.

Mustafa pati deklaruar pak ditë para se Ligji të votohej se ai, Ligji, i hapë perspektiven zhvillimore të “Trepçës”./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Mustafa: Serbia ka obligime e borxhe për ‘Trepçën’ dhe zero pronësi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se Serbia duhet të paguajë për dëmet dhe abuzimet me ndërmarrjen "Trepça".

Periskopi.com Lajme

Mustafa ka thënë se qeveria serbe po mundohet të shesë mjegull mbi gjoja hisen e saj në pronësinë e “Trepçës”.

“Të vetmin argument që ata e përdorin është një fond fantom që e kishte krijuar regjimi i Millosevic –it si një formë e okupimit të Trepçës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Ky Ligj dhe shumë të tjerë janë shpallur diskriminues dhe janë anuluar nga administrata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe nga organet sovrane të Kosovës, ka thënë Mustafa.

“Gjithçka që është investuar në Trepçë janë resurse dhe pronë e Kosovës. Kërkesat e arsyeshme të kreditorëve adresohen me Ligje të Kosovës. E vërteta është se Serbia duhet të paguaj dëmet që ka bërë gjatë okupimit të Trepçës në vitet 90’ , kur i ka përdorë e keqpërdorë asetet e saj por nuk ka paguar obligimet e Trepçës për kredi , ndaj Qeverisë serbe do ti dërgohet faturë jo e vogël për këtë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social.

Mustafa ka thënë se Serbia ka obligime e borxhe për Trepçën dhe zero pronësi.

“Ligji trajton me përgjegjësi dhe në barazi të plotë edhe mijnjerat e flotacionet që gjendën në pjesët e Kosovës ku janë qytetarët tanë të komunitetit serb, pa privilegje por në mënyrë korrekte. Ata do të dëgjohen dhe konsiderohen me kujdes edhe lidhur me propozimet dhe kërkesat e tyre të arsyeshme. Pra trajtimi i Trepçës në Kuvend dhe me këtë Ligj është në rrugë të mirë dhe perspektive reale. Kjo edhe mund ta pengojë vetëm eksponentë rigjid të qarqeve përreth Qeverisë Serbe”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Reklamë
Reklamë